
Arabia Saudite ka lehtësuar procedurat për pajisjen me viza turistike për qytetarët e Kosovës, duke e kaluar vendin nga Grupi B në Grupin A të shteteve që përfitojnë nga procedurat e thjeshtuara të vizave.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, e cila ka njoftuar se ky ndryshim u mundëson shtetasve kosovarë të aplikojnë për vizë elektronike ose të pajisen me vizë pas mbërritjes në Arabinë Saudite.
Lehtësimi i procedurave vlen për udhëtimet me qëllime turistike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali