Arda Güler vazhdoi kontratën me Real Madridin

Arda Güler vazhdoi kontratën me Real Madridin

Written by

in

Arda Güler vazhdoi kontratën me Real Madridin

Arda Güler vazhdon të jetë një nga projektet më të rëndësishme të Real Madridit për të ardhmen, pasi klubi madrilen ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me mesfushorin turk deri më 30 qershor 2032.

Güler, i cili iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2023, ka fituar besimin e klubit me paraqitjet e tij dhe shihet si një nga futbollistët që do të ketë rol të rëndësishëm në projektin e madrilenëve për vitet e ardhshme.

Në aventurën e tij me fanellën e Realit, turku ka regjistruar 126 paraqitje dhe ka fituar pesë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, La Ligën, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, transmeton Klankosova.tv.

Përveç suksesit në nivel klubesh, Güler është bërë edhe një prej emrave kryesorë të kombëtares së Turqisë, me të cilën ka zhvilluar 38 ndeshje.

Me këtë rinovim, Real Madridi tregon qartë se e sheh Arda Güler si pjesë të rëndësishme të së ardhmes së klubit, duke i dhënë atij siguri dhe besim për të vazhduar zhvillimin në një prej skuadrave më të mëdha të futbollit botëror.