
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Arlinda, ka komentuar sjelljen e Vjollcës, duke e akuzuar atë se po përpiqet të ndikojë dhe të manipulojë banorët e tjerë brenda shtëpisë.
Gjatë një bisede, Arlinda u shpreh se Vjollca po përdor mënyra të ndryshme për t’u afruar me banorët, duke luajtur herë rolin e motrës e herë duke u përpjekur të krijojë situata të caktuara.
“E luan një lojë dhe po duket sikur po të urdhëron ose po të hap një gropë. Vjollca e ka këtë trip: ja ta luaj motrën, ja këtë e atë. Unë i them se s’ke nevojë, luaje diçka që është e afërt. Po mundohesh me na manipulu”, u shpreh Arlinda.
Burimi: Insajderi