Arlinda ia thotë Antonetës: Shumë e zgjuar ja ke nis me m’pëlqy

Arlinda ia thotë Antonetës: Shumë e zgjuar ja ke nis me m'pëlqy

Written by

in

Tre banorët e parë të Big Brother VIP Kosova kanë filluar të ambientohen me shtëpinë, teksa po shfrytëzojnë kohën për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin.

Edhe pse deri më tani në shtëpi ndodhen vetëm tre banorë, kurioziteti i publikut për t’i njohur më nga afër është rritur që në orët e para të qëndrimit të tyre.

Një nga momentet që mori vëmendje ishte një diskutim mes Arlindës dhe Antonetës, ku gjatë bisedës Arlinda i tha kësaj të fundit se kishte filluar ta pëlqente si person, duke e komplimentuar për zgjuarsinë e saj.

“Shumë smart, ja ke nis mem pëlqy”, u shpreh Arlinda.

Ndryshe, Arlinda, Antoneta dhe Niche janë tre banorët e parë të këtij edicioni të BBVK-së. Spektakli zyrtar nis sonte, ndërsa pritet që shtëpisë t’i bashkohen edhe 17 banorë të tjerë, duke e bërë garën edhe më interesante.