
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të bashkohen, dhe siç u shpreh, t’i japin fund luftës që ai e quajti qesharake.
I pyetur nëse të dyja palët ia kanë dhënë dritën jeshile armëpushimit të tij për energjinë, Trump thotë se “ata ranë dakord sepse unë thashë se janë dakord”.
Ai është pyetur gjithashtu në lidhje me pretendimet e Ukrainës se Rusia ka shkelur armëpushimin energjetik të Trumpit, raporton Sky News.
“Do të duhet ta shqyrtoj dhe të shoh, sepse ka pasur shkelje nga të dyja palët”, u shpreh ai.