
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar që nga orët e mëngjesit në disa zona të Bosnjë e Hercegovinës, ku janë arrestuar disa persona, përfshirë ish-deputeten Nikolina Shljiviq dhe Naser Oriq.
Kapja e komandantit të luftës nga Srebrenica, Naser Oriq, u konfirmua për agjencinë e lajmeve “Fena”.
Sipas raportimeve të mediave atje, Policia e Republikës Serbe dhe Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), me ndihmën e agjencive të tjera policore e kanë zhvilluar aksionin në fjalë, transmeton Klankosova.tv
Operacioni është përqendruar te personat që dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen e të arratisurit Gjorgje Zhdrala.
Ky i fundit ndodhet në arrati që nga 2 gushti dhe dyshohet se të njëjtën ditë kishte tentuar ta vriste një person.