Arrestohen dy shtetas serbë, kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Arrestohen dy shtetas serbë, kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Written by

in

Arrestohen dy shtetas serbë, kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Stublinë të Gjilanit, pasi dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 nëntor, rreth orës 09:15.

Gjatë patrullimit, njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua, shtetas të Serbisë.

Ata dyshohet se kishin hyrë nga Serbia në Kosovë, duke shmangur kontrollet e rregullta në pikat e kalimit kufitar.

Të dytë janë dërguar në stacion policor dhe, pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje, me procedurë të shpejtë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Burimi: Insajderi