Arrestohen pesë persona për posedim të drogës në Prishtinë

Arrestohen pesë persona për posedim të drogës në Prishtinë

Written by

in

Arrestohen pesë persona për posedim të drogës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20 në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit në dy vetura dhe një banese që i kishin në shfrytëzim janë gjetur dhe sekuestruar: 52.93 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 517.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e narkotikëve, 2 paketime me folje që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike”.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe tre telefona celularë”, ka thënë Policia.

Ndërkaq, u theksua se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv