
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Podujevë, të cilët ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe ndaj të cilëve ishin shqiptuar dënime me burgim.
Sipas njoftimit të Policisë, njëri nga të arrestuarit, 38-vjeçar, ishte dënuar me katër vjet burgim për grabitje dhe vjedhje grabitqare në tentativë.
Personi i dytë, 42-vjeçar, ishte në kërkim për veprën penale të grabitjes, për të cilën ishte dënuar me dy vjet burgim.
Ndërsa personi i tretë, 27-vjeçar, kërkohej për veprën penale të mbajtjes, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve.
Policia ka bërë të ditur se, pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, të tre personat janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet e gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali