Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë

Written by

in

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale.

“Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: V.H, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: RTKLive