
Një 25-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në Shkodër, nën dyshimin për shitje të lëndëve narkotike në doza, në kuadër të operacionit policor “Shkolla të Pastra”.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu është kapur në flagrancë në afërsi të perimetrit të sigurisë dhe disa ambienteve në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se qëndronte me qëllim të shitjes së narkotikëve.
Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Operacioni u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë.
Ndaj 25-vjeçarit me inicialet E. H. janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali