Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Written by

in

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Një 64-vjeçar nga Kosova është arrestuar në qytetin Winnenden të Gjermanisë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy gra në një dyqan veshjesh.

Sipas njoftimit të Policisë në rajonin Rems-Murr, rasti i parë ka ndodhur të enjten në mbrëmje, mes orës 18:15 dhe 18:35, në një dyqan në rrugën Wallstraße.

Një grua ka raportuar se ishte prekur në mënyrë të papërshtatshme nga një burrë, identiteti i të cilit fillimisht nuk dihej.

Pak më vonë, i dyshuari është larguar nga dyqani, ndërsa gruaja e ka ndjekur dhe ka vërejtur se ai po prekte në të pasmet edhe një grua tjetër.

Pas njoftimit të policisë nga viktima, zyrtarët policorë kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë 64-vjeçarin në rrugën Paulinenstraße.

Policia ka nisur hetimet për rastin dhe është në kërkim të gruas së dytë, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Po ashtu, autoritetet gjermane u kanë bërë thirrje dëshmitarëve dhe personave të tjerë që mund të jenë ngacmuar nga i dyshuari që të paraqiten dhe të japin informacione për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali