
Gani Geci është arrestuar sonte në mbrëmje nga Policia e Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se Geci është arrestuar për veprën penale “Kanosje”.
Arrestimi vjen pas përplasjes mes Gecit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin, por ai kishte refuzuar.
Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi, ndaj tij ishin bërë kërcënime, për çka kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.
“Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj.
Ndërkohë, gjatë ditës, Gani Geci kishte njoftuar për një pajtim mes familjeve, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Arrestohet Gani Geci appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali