Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 12 tetor, rreth orës 19:10, në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, ku një person i armatosur me thikë kishte hyrë në barnatore me qëllim grabitjeje.
Megjithatë, pasi kishte vërejtur se brenda lokalit ndodheshin disa persona, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur pa ndërmarrë veprime të tjera.
Policia ka bërë me dije se pas veprimeve intensive hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve, është identifikuar i dyshuari me inicialet K. Z., i cili është arrestuar në Pejë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Grabitje në tentativë”, në konsultim me prokurorin kompetent.
Burimi: RTKLive
