Arrestohet ish-ministri serb Rade Basta

Arrestohet ish-ministri serb Rade Basta

Written by

in

Lajmi për arrestimin është konfirmuar nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Sipas dyshimeve të hetuesve, Basta dyshohet se ka miratuar donacione të pabazuara financiare për disa klube sportive, përfshirë klube të vogla futbolli, basketbolli, si dhe një klub hipizmi.

Ndërkohë, pjesëtarët e Shërbimit Kundër Korrupsionit janë duke zhvilluar aksione për arrestime dhe kontrolle. Sipas informacioneve, operacioni përfshin edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me Bastën, raportjnë mediat serbe.1

Rade Basta ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë në Serbi nga tetori i vitit 2022 deri në vitin 2023, kur u shkarkua nga detyra.

Shkarkimi i tij erdhi pas deklaratave publike për vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, si reagim ndaj agresionit rus në Ukrainë. Në atë kohë, Basta i kishte kërkuar Qeverisë së Serbisë që urgjentisht të deklarohej në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës.

Pas largimit nga qeveria, ai themeloi Lëvizjen “Rruga Evropiane”. Ndërkaq, partia “Serbia e Bashkuar”, në kuadër të së cilës ishte propozuar për postin ministror, kishte kërkuar largimin e tij edhe nga pozitat partiake dhe publike.

Hetimet për rastin janë në vazhdim, ndërsa dyshimet ndaj Bastës dhe personave të tjerë të përfshirë duhet të vërtetohen përmes procedurave ligjore.

Burimi: RTKLive