Tre shtetas turq, të moshës 19, 21 dhe 22 vjeç, janë arrestuar nga policia greke gjatë një kontrolli në rrugën Kalamata–Pylos.
Sipas autoriteteve greke, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin, u gjetën 14.7 gramë marihuanë dhe një sasi e vogël kokaine, të cilat dyshohet se i posedonin së bashku.
Gjatë verifikimit, 19-vjeçari dhe 22-vjeçari paraqitën dokumente me autenticitet të dyshimtë. Dokumentet u konfiskuan, ndërsa policia konstatoi se të dy qëndronin ilegalisht në Greqi.
Një nga të arrestuarit, 19-vjeçari, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, me njoftim të kuq të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Ai akuzohet për vrasje, si dhe për mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
Policia sekuestroi gjithashtu katër telefona celularë, karta identiteti dhe patenta drejtimi të lëshuara nga autoritetet bullgare.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Kalamata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk i kërkuar nga Shqipëria për vrasje appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali