Arrestohet njё person dhe sekuestrohet një armë zjarri nё Klinё

Arrestohet njё person dhe sekuestrohet një armë zjarri nё Klinё

Written by

in

Me datën 22 tetor 2026, në Stacionin Policor në Klinë, është raportuar një rast kanosje, ku të përfshirë kanë qenë dy të mitur. Deri te ngjarja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.

Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë hetimit, trajtimit dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast është pranuar informatë për një rast tjetër ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

“Zyrtarët policorë përgjegjës menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë identifikuar personin e dyshuar. Me këtë rast personi i dyshuar ёshtё arrestuar ndërsa tek i njëjti ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё AK47, njё karikator”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari ёshtё liruar nё procedurë tё rregullt. /Telegrafi/