Arrestohet një 44-vjeçar shqiptar në Itali, pritet të dëbohet nga vendi

Arrestohet një 44-vjeçar shqiptar në Itali, pritet të dëbohet nga vendi

Written by

in

Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në qytetin Inveruno të Italisë, pasi qëndronte në vend pavarësisht një urdhri të mëparshëm për t’u larguar nga territori italian.

Sipas mediumit italian Prima Milano Ovest, burri ishte urdhëruar nga prefekti i Milanos që të largohej nga Italia, por nuk e kishte respektuar këtë vendim, transmeton Telegrafi.

Ai u lokalizua të shtunën, më 24 tetor 2026, nga Policia Lokale dhe karabinierët e kompanisë së Legnanos, në kuadër të kontrolleve në zonën e Inverunos.

Pas arrestimit, ndaj 44-vjeçarit pritet të procedohet me masa për dëbimin nga Italia./Telegrafi/