Një person është arrestuar në Pejë, më 2 nëntor, lidhur me një rast të raportuar për “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve dhe sulm seksual”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Lidhur me rastin janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, Policia ka sekuestruar një laptop dhe dy telefona celularë si prova materiale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: Dukagjini
