Arrestohet një i mitur në Kaçanik, dyshohet për dhunim të një vajze të mitur

Arrestohet një i mitur në Kaçanik, dyshohet për dhunim të një vajze të mitur

Written by

in

Një i mitur është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 16:00.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Burimi: Dukagjini