Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se dhunoi një të mitur

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se dhunoi një të mitur

Written by

in

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, femër kosovare, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dyshohet se viktima e mitur  femër kosovare, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar  dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Burimi: Dukagjini