Policia e Kosovës ka bërë ka arrestuar një person në Prizren, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar 718.18 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një sprej (CS Gas), një telefon, një peshore elektrike dhe një grinder.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 11:10.
“Prizren 22.10.2026-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar 718.18 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një sprej (CS Gas), një telefon, një peshore elektrike dhe një grinder”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/