Arrestohet një shtetas serb në Merdar, në veturë iu gjet një elektroshok

Arrestohet një shtetas serb në Merdar, në veturë iu gjet një elektroshok

Written by

in

Arrestohet një shtetas serb në Merdar, në veturë iu gjet një elektroshok

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 13 tetor, rreth orës 12:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK Merdar  13.10.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.