
Arsenali ka identifikuar yllin e Atletico Madridit, Álex Baena, si një nga objektivat kryesorë për ta përforcuar krahun e majtë të sulmit.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, klubi londinez është i interesuar për transferimin e 25-vjeçarit spanjoll, por në garë për shërbimet e tij është edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Atletico Madridi, ndërkohë, mund të kërkojë rreth 80 milionë euro për ta lejuar largimin e Baenas, i cili vlerësohet si një futbollist i rëndësishëm në planet e trajnerit Diego Simeone.
Për ta financuar këtë transferim, Arsenali po shqyrton edhe mundësinë e shitjes së mesfushorit Martín Zubimendi, në mënyrë që të krijojë hapësirën e nevojshme financiare.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Mikel Artetës do të jetë e gatshme të investojë një shumë të tillë për Baenan, i cili ka zgjuar interesimin edhe të Bayernit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali