
Arsenali ka shfrytëzuar hapin fals të Manchester Cityt, duke mposhtur Evertonin me rezultat 2-0 dhe duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve, aq sa ka edhe skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.
Skuadra e Mikel Artetës e nisi ndeshjen fuqishëm dhe kaloi në epërsi që në minutën e shtatë. Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Martin Odegaard, Gabriel goditi drejt portës, ndërsa topi i kthyer nga traversa përfundoi te Konsa, i cili e dërgoi në rrjetë.
Pas golit të epërsisë, Arsenali kontrolloi lojën dhe ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit. Evertoni pati një nga rastet e pakta në minutën e 44-t, kur gjuajtja e Barryt u ndal nga portieri David Raya.
Në pjesën e dytë, Arsenali vazhdoi të dominojë, ndërsa në minutën e 68-të Gabriel shënoi golin e dytë, sërish pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit.
Evertoni nuk arriti të reagojë në mënyrë të rrezikshme, ndaj rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Me këtë fitore, Arsenali siguroi tri pikë të rëndësishme dhe u barazua me Manchester Cityn me nga 21 pikë në krye të klasifikimit.
Burimi: Sinjali