Arsenali rikthehet nga disavantazhi i dyfishtë, por nuk arrin ta mposhtë Newcastlen

Arsenali rikthehet nga disavantazhi i dyfishtë, por nuk arrin ta mposhtë Newcastlen

Written by

in

Arsenali është ndalur me barazim 2-2 në udhëtim te Newcastle United, në kuadër të javës së 11-të të Ligës Premier, por vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit anglez.

Skuadra e Mikel Artetës e nisi mirë takimin dhe krijoi disa raste të rrezikshme, ndërsa në minutën e 33-të arriti të kalojë në epërsi. Kai Havertz asistoi bukur për Eberechi Ezen, i cili u tregua i saktë brenda zonës për 1-0.

Arsenali e ruajti këtë epërsi deri në fund të pjesës së parë, por Newcastle reagoi menjëherë pas pushimit.

Në minutën e 49-të, Harvey Barnes përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mysafire dhe barazoi shifrat në 1-1.

Vendasit vazhduan të ushtronin presion dhe në minutën e 62-të e përmbysën rezultatin. Malick Thiaw përfitoi nga një goditje këndi dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-1. Goli u kontrollua përmes VAR-it për një pozitë të mundshme jashtë loje, por pas rishikimit u konfirmua.

Arsenali nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehet në lojë në minutën e 78-të. Martin Odegaard shërbeu bukur për Noni Madueken, i cili me një goditje të ulët brenda zonës realizoi për 2-2.

Deri në fund të takimit, rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave për të gjetur golin e fitores

Me këtë barazim, Arsenali shkon në kuotën e 28 pikëve dhe vazhdon të jetë lider i Ligës Premier, me gjashtë pikë më shumë se Brightoni në pozitën e dytë që ka një lojë më pak dhe Manchester City në vendin e tretë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore