
Arsenali ka intensifikuar interesimin për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, duke zhvilluar kontakte të reja me futbollistin dhe përfaqësuesit e tij për një transferim të mundshëm nga Atletico Madridi.
Sipas mediumit “El Nacional”, zyrtarë të klubit londinez kanë udhëtuar drejt Madridit për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta me palën e sulmuesit.
Arsenali po shqyrton mundësinë që të paraqesë një ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi trajneri Mikel Arteta e sheh Alvarezin si një alternativë për Viktor Gyokeresin.
Klubi anglez synon të përforcojë repartin ofensiv, ndërsa kampioni i botës me Argjentinën shihet si një nga opsionet që mund t’i japë më shumë alternativa skuadrës.
Nga ana tjetër, Atletico Madridi mund të jetë i hapur për shitjen e sulmuesit drejt një klubi jashtë Spanjës.
Megjithatë, deri më tani nuk ka marrëveshje konkrete, por interesimi i Arsenalit për Alvarezin po bëhet gjithnjë e më serioz.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali