Arteta mbron shkurtimin e 60 vendeve të punës te Arsenali

Arteta mbron shkurtimin e 60 vendeve të punës te Arsenali

Written by

in

Arteta mbron shkurtimin e 60 vendeve të punës te Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mbron zgjedhjen e klubit për të shkurtuar 60 vende pune, kursimet janë vlerësuar që të jenë mes 5 dhe 7 milionë paundë në vit ndërkohë që trajneri ka rinovuar së fundmi kontratën me një pagë prej 20 milionë në sezon.

Shkurtimet prekin shumë reparte mes të cilëve, ai komercial, i marketingut dhe repartit dedikuar çështjeve të aftësive ndryshe, por jo stafin e skuadrës.

“Më është shpjeguar  në çfarë konsistonte analiza e kryer në nivel klubi me synimin konstant për të evoluuar dhe përmirësuar,” tha Arteta në konferencë shtypi.

Sipas trajnerit është e nevojshme që të merren disa vendime për t’u dhënë personave rolet e duhura dhe për të vazhduar për të investuar për të arritur objektivat që kanë vendosur klubi për të arritur suksesin që dëshiron.

“Kjo më është shpjeguar. Sigurisht nuk jam personi i duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, Kjo është e vërtetë. Dhe shpresoj që të gjithë ta respektojnë,” tha Arteta.

Klubi më pas e pengoi Mikel Artetan që të përgjigjet pyetjeve të tjera në lidhje me këtë temë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arteta mbron shkurtimin e 60 vendeve të punës te Arsenali appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali