Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël: Do të bëhet nënë për herë të parë!

Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël: Do të bëhet nënë për herë të parë!

Written by

in

Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël: Do të bëhet nënë për herë të parë!

Baby G ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj, duke zbuluar se shumë shpejt do të përjetojë emocionin e të bërit nënë për herë të parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur gjithë dashurinë, lumturinë dhe emocionet që po përjeton teksa përgatitet të nisë kapitullin më të bukur të jetës së saj, atë të mëmësisë, transmeton Klankosova.tv.

“Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion, teksa përgatitem të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë. Një dashuri që nuk e kam ndier kurrë më parë, një bekim që nuk përshkruhet me fjalë dhe një mrekulli të vogël që tashmë e dua më shumë se gjithçka. Mezi pres të të takoj, biri im. Ti je tashmë e gjithë bota ime”, ka shkruar artistja në postimin e saj.