
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, i paraparë të mbahej sot në orën 10:00, ende nuk ka nisur, ndonëse tashmë është afruar ora 11:30.
Në sallën e Kuvendit, deri në këto momente, janë të pranishëm vetëm deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, si dhe ekipet e gazetarëve.
Sipas rendit të ditës të publikuar nga Kuvendi, në këtë seancë janë paraparë të diskutohen tri pika, ndër to edhe rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili i është kthyer Kuvendit nga Presidentja e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali