Punimet i kanë vizituar kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, shefi i kabinetit, Bashkim Gashi, dhe drejtori i Infrastrukturës, Naim Shalaku, njofton komuna e Obiliqit.
Projekti bashkëfinancohet nga Komuna e Obiliqit dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe të sistemit të kanalizimit në këtë fshat.
Sipas njoftimit realizimi i këtyre punimeve synon të krijojë kushte më të mira për qarkullimin dhe jetesën e përditshme të banorëve të Plemetinit.
Projekti përfshin ndërhyrje në infrastrukturën rrugore dhe atë të kanalizimit, dy fusha që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitet.
Burimi: RTKLive
