
Artan Asllani nga Grupi Multietnik, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Asllani ka theksuar se fokusi duhet të jetë te parandalimi i rasteve të ngjashme dhe marrja e përgjegjësisë nga institucionet përkatëse.
“Fokusi jonë duket të vendoset në atë se a jemi të interesuar për parandalim, apo jemi të interesuar që këso lloj seancash të mbajmë shpesh”.
“Një jetë është humbur, një familje është goditur rëndë nga kjo tragjedi dhe drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe duhet ta sqarojnë çdo rrethanë, çdo veprim dhe çdo mosveprim të mundshëm”, u shpreh ai./Klankosova.tv