“Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha nxjerr audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

“Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha nxjerr audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

Written by

in

“Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha nxjerr audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

“A duhet me u kthy aty?”, ishte pyetja që Arlinda Zekaj ia drejtoi një zyrtari policor vetëm dy netë para se të vritej. Përgjigjja e tij ishte pohuese, ndonëse biseda dëshmon se ajo po kërkonte siguri për praninë e personave nga të cilët ndihej e rrezikuar.

Ky komunikim është bërë publik nga avokati i familjes së të ndjerës, Besnik R. BERISHA, i cili gjatë deklarimit të tij ka kundërshtuar pretendimet se Arlinda duhej të zgjidhte mes jetës, pronës dhe djalit të saj.

Berisha theksoi se garantimi i këtyre të drejtave ishte detyrim i shtetit dhe se Arlinda nuk kishte shkuar në pronë për të pushtuar hapësirën e personave që, sipas tij, e kishin uzurpuar atë.

“Kushdo që mendon se Arlinda është dashur të zgjedhë mes jetës së saj dhe pronës së saj e ka gabim. Arlinda nuk ka qenë e obliguar të zgjedhë mes pronës dhe jetës, nuk ka qenë e obliguar të zgjedhë mes jetës dhe djalit, sepse këto të trija, ajo që e quajmë shtet, e kishte për detyrim që t’ia garantojë. Por, për ta hequr secilën dilemë, Arlinda nuk ka shkuar atje për të pushtuar ‘strofullën’ e atyre që e kishin uzurpuar”, u shpreh Berisha.

Avokati iu referua një komunikimi të Arlindës me një zyrtar policor, përmes të cilit ajo kishte kërkuar sqarime lidhur me trajtimin e shqetësimeve të saj nga Policia dhe Prokuroria.

Në audioincizimin e publikuar dëgjohet polici duke e pyetur nëse ishte njoftuar nga hetuesi për veprimet e ndërmarra.

“Nuk e di a të tregoi polici hetues?”, e pyet polici.

“Jo, kurgjo nuk më tregoi”, përgjigjet Arlinda.

Më pas, zyrtari policor i tregon se kishte komunikuar me prokuroren kujdestare dhe se, sipas përgjigjes së saj, kamerat e sigurisë do të shqyrtoheshin të nesërmen.

“Polici hetues, prokurorja e rastit, kujdestare, munësh me i kallxu edhe avokatës tane. Për momentin thotë, kanë me u mar nesër, me u shiqu kamerat e sigurisë. Për momentin nuk është rast. Por, është shënim zyrtar ky është si me thanë një gjysëm-rast. Duhet me u verifiku kamerat e sigurisë.”

Arlinda kërkon të dijë se për cilat kamera bëhet fjalë, ndërsa polici i përgjigjet se bëhet fjalë për kamerat e shtëpisë.

“Përçka kamerat e sigurisë?”, pyet ajo.

“Kamerat e shpisë”, përgjigjet polici.

Në vazhdim të bisedës, Arlinda pyet nëse duhet të kthehet në shtëpi, ndërsa polici i thotë se po.

“Unë, a duhet me u kthy aty? Okej”, dëgjohet të thotë Arlinda.

“Po, po normal”, përgjigjet zyrtari policor.

Biseda vazhdon me pyetjen e Arlindës nëse personat për të cilët ajo ishte e shqetësuar do të ndodheshin aty.

“Ata aty, s’kanë me qenë a jo?”, dëgjohet duke pyetur ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali