
Atletico Madrid po monitoron situatën e Fikayo Tomorit, i cili mund të largohet nga Milani në janar.
Mbrojtësi anglez ka humbur vendin në formacion dhe kontrata i skadon në vitin 2027. Milani mund ta shesë për një shumë më të ulët, ndërsa Diego Simeone e sheh si një mundësi interesante për përforcimin e mbrojtjes.