Author: Momenti

  • MMPH e vlerësoi të kundërligjshëm kompensimin e kompanisë së Nazmi Viçës me tri kate shtesë, çka thuhet në vendim?

    MMPH e vlerësoi të kundërligjshëm kompensimin e kompanisë së Nazmi Viçës me tri kate shtesë, çka thuhet në vendim?

    MMPH e vlerësoi të kundërligjshëm kompensimin e kompanisë së Nazmi Viçës me tri kate shtesë, çka thuhet në vendim?

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Ferizajt për kompensimin e kompanisë “Daakonn” SH.P.K., në pronësi të biznesmenit Nazmi Viça, përmes lejimit të tri kateve shtesë në objektin e saj, në këmbim të tokës së shfrytëzuar për ndërtimin e nënkalimit në Nekodim. Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e Ministrisë, në të cilin paraqiten shkeljet ligjore të konstatuara lidhur me këtë formë kompensimi.

    Gazeta Insajderi

    Pas anulimit nga Komuna e Ferizajt të vendimit për t’i mundësuar tri kate shtesë biznesmenit Nazmi Viça, çështja është proceduar sërish në nivel qendror.

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ia ka përcjellë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) vendimin e Kuvendit Komunal të Ferizajt për anulimin e vendimit të mëhershëm, me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së tij.

    Kjo bëhet e ditur në një shkresë të MAPL-së, të datës 4 nëntor 2026, të cilën e ka siguruar Insajderi.

    Në dokument thuhet se MAPL ka pranuar vendimin të miratuar më 30 tetor 2026 nga Kuvendi Komunal i Ferizajt, përmes të cilit është anuluar vendimi nr. 93 i datës 31 korrik 2026.

    “Duke u bazuar në nenin 9 të Ligjit Nr. 08/L-284 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave, nenin 7 dhe 9 të Rregullores (QRK) Nr. 03/2026 për Procedurën e Shqyrtimit Administrativ të Akteve të Komunave, si institucion përgjegjës po ju dërgojmë për shqyrtimin e ligjshmërisë, aktin e komunës si në vijim”, thuhet në shkresën e MAPL-së.

    Ministria kishte vlerësuar se kjo formë kompensimi nuk është në përputhje me Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, pasi kompensimi duhet të bëhet sipas vlerës reale të tregut dhe të paguhet në para.

    Në këtë kuptim, përcaktimi i kompensimit përmes aplikimit të ndërtimit nuk është në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, pasi nuk garanton vlerën reale të pronës dhe kufizon të drejtën për kompensim financiar”, thuhet në dokument.

    Më tej, Ministria kishte vlerësuar se vendimi i Kuvendit Komunal nuk mund ta anashkalonte ligjin për shpronësim.

    “Çdo veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe e bën vendimin të kundërligjshëm”, thuhet në arsyetimin e saj.

    Kompania “Daakonn”, përmes drejtorit menaxhues Ismajl Avdiji, më 18 shtator 2026 kishte kërkuar nga MMPH rishikimin dhe rivlerësimin e këtij konstatimi.

    Në kërkesën e saj, kompania kishte argumentuar se duhej të merreshin parasysh vendimi i mëhershëm për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik, realizimi i nënkalimit, ekspertiza financiare dhe kompetencat e komunës në planifikimin urban.

    Megjithatë, më 23 shtator 2026, MMPH kishte bërë të ditur se Ligji për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave nuk parasheh procedurë për rishikimin e vlerësimit të ligjshmërisë me kërkesë të palëve të treta. Për këtë arsye, Ministria nuk e kishte ndryshuar konstatimin e saj.

    Insajderi kishte raportuar më herët se vendimi për t’ia mundësuar tri kate shtesë biznesmenit Nazmi Viça ishte vlerësuar si i kundërligjshëm, ndërsa fitimi i mundshëm nga kjo ndërhyrje ishte llogaritur në rreth 249 mijë euro.

    Çka thuhet në raportim?

    Një proces i shkëmbimit dhe kompensimit të pronës ndërmjet Komunës së Ferizajt që drejtohet nga Agim Aliu i PDK-së dhe operatorit ekonomik “Daakonn” sh.p.k. i Nazmi Viçës u mor për vlerësim ligjshmërie nga niveli qendror. Më saktësisht, nga Ministria e Mjedisit.

    Çështja lidhet me marrjen në shfrytëzim të një sipërfaqeje prej 1,426 metrash katrorë (14 ari e 26 m²) nga ngastra kadastrale 721-0 në Zonën Kadastrale Nekodim, pronë e shoqërisë tregtare “Daakonn” sh.p.k. Kjo sipërfaqe e tokës u shfrytëzua nga komuna për realizimin e projektit të nënkalimit për automjete në fshatin Nekodim, projekt që tashmë ka përfunduar dhe tashmë është plotësisht funksional.

    Megjithatë, mënyra se si Kuvendi Komunal i Ferizajt vendosi ta kompensojë kompaninë e biznesmenit Nazmi Viça, përmes lejimit të kateve shtesë, u vlerësua si akt i kundërligjshëm nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

    Sipas dokumenteve zyrtare, më 28 mars të 2025-ës, Kuvendi i Komunës së Ferizajt kishte miratuar Vendimin 01.Nr.28 për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik për një pjesë të ngastrës 721-0, në Zonën Kadastrale Nekodim.

    Në pikën III të këtij vendimi përcaktohej se “pjesa e ngastrës kadastrale 721-0 Z.K. Nekodim me sipërfaqe 1426 m² do të kompensohet nga Komuna në formën që pala do të paraqesë si kërkesë për kompenzim në pajtueshmëri me ligjet në fuqi”.

    Ky vendim paraprak u procedua për shqyrtim të ligjshmërisë në ministritë përkatëse dhe mori konfirmimin institucional nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) më 29 prill të vitit që shkoi. Në të konstatohej se Komuna e Ferizajt vepron si organ shpronësues për pronat private brenda territorit të saj.

    Pasi nënkalimi hyri në funksion, më 27 prill të këtij viti, kompania “Daakonn” sh.p.k., përmes drejtorit menaxhues Ismajl Avdiji dhe përfaqësuesit Nazmi Viça si pronar, parashtroi kërkesën zyrtare pranë Kuvendit Komunal për caktimin e formës përfundimtare të kompensimit.

    Kompania kërkoi që kompensimi të mos bëhej me mjete financiare nga buxheti komunal, por përmes rritjes së etazhitetit dhe koeficientit ndërtimor.

    Më 31 korrik të këtij viti, Kuvendi i Komunës së Ferizajt miratoi Vendimin 01.Nr.93. Në pikën II të tij u përcaktua se “kompensimi i pronës nga pika I e këtij vendimi realizohet përmes rritjes së etazhitetit dhe koeficientit ndërtimor, në përputhje me raportin e vlerësimit të pronës dhe ekspertizës financiare të përgaditur nga persona të licencuar”.

    Për ta mbështetur këtë formë kompensimi në Kuvendin Komunal, u administruan dy raporte.

    Raporti i Vlerësimit të Pronës së Paluajtshme, i datës 23 prill 2026 i përgatitur nga vlerësuesi i licencuar Hyzri Llabjani. Raporti përcaktoi vlerën e tregut të ngastrës kadastrale 721-0 në 183 euro për metër katror. Për sipërfaqen e marrë prej 1,400 m² (14 ari), vlera totale e tregut u llogarit në 256,200 euro.

    Pastaj erdhi edhe një rport tjetër, Ekspertiza Financiare e Mejdi Bektashit, e datës 23 prill 2026.

    Bekteshi, i angazhuar nga kompania “Daakonn” sh.p.k., përmes drejtorit Nazmi Viça, si ekspert financiar dhe gjyqësor analizoi kostot dhe të hyrat e pritshme nga ndërtimi i tri kateve shtesë, përkatësisht kateve 19, 20 dhe 21, me sipërfaqe totale prej 2,715 m².

    Sipas ekspertizës së Bektashit, kostoja e përgjithshme e ndërtimit të tri kateve u përllogarit në mbi 3.2 milionë euro.

    Duke u bazuar në çmimin mesatar të shitjes prej 1,271.93 eurosh për metër katror, të nxjerrë vetëm nga kontratat e katit të 19-të, të hyrat totale potenciale u llogaritën në mbi 3.4 milionë euro.

    Nga këto përllogaritje, fitimi neto i parashikuar nga shitja e tri kateve, sipas Bekteshit del që të jetë veç diku te 248 mijë euro.

    Përmes kësaj përllogaritjeje, u tha se fitimi i kompanisë nga tri katet shtesë, prej 248,631 eurosh, ishte pothuajse i barabartë me vlerën e tokës së marrë nga komuna, e llogaritur në 256,200 euro. Diferenca ishte rreth 7,600 euro, për të cilën kompania deklaroi se hiqte dorë nga çdo kërkesë shtesë financiare.

    Vendimi 01.Nr.93 i Kuvendit Komunal të Ferizajt u dërgua për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe më pas u përcoll në ministrinë përkatëse, MMPH.

    Më 19 gusht të këtij viti, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nxori vlerësimin zyrtar të ligjshmërisë e ku Zyra e Departamentit Ligjor, kërkonte nga Kuvendi Komunal i Ferizajt rishqyrtimin e ligjshmërisë së aktit. Në arsyetimin e saj, MMPH paraqiti disa konstatime.

    Duke iu referuar neneve 4, 15 dhe 16 të Ligjit Nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, të ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-205, ministria tha se shpronësimi lejohet vetëm për qëllime publike dhe se kompensimi duhet të përcaktohet sipas vlerës reale të tregut dhe të paguhet në para.

    Sipas ministrisë, përcaktimi i kompensimit përmes mundësisë së ndërtimit të kateve shtesë nuk është në përputhje me dispozitat e ligjit për shpronësim, pasi nuk garanton vlerën reale të pronës dhe kufizon të drejtën për kompensim financiar.

    MMPH theksoi se vendimi i Kuvendit Komunal të Ferizajt nuk mund ta anashkalojë Ligjin për Shpronësimin dhe se “çdo veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe e bën vendimin të kundërligjshëm”.

    Më 18 shtator, firma e Nazmi Viçës “Daakonn” sh.p.k., përmes drejtorit Ismajl Avdiji, i parashtroi MMPH-së “Kërkesë për rishikim dhe rivlerësim të vlerësimit të ligjshmërisë”.

    Kompania pretendoi se duhej të merreshin parasysh vazhdimësia juridike e Vendimit 01.Nr.28, interesi publik i realizuar përmes ndërtimit të nënkalimit, ekuivalenca ekonomike e argumentuar përmes ekspertizës së Mejdi Bektashit, si dhe kompetencat vetanake të komunës në fushën e planifikimit urban.

    Megjithatë, më 23 shtator 2026, MMPH ktheu përgjigje duke sqaruar se procedurat e shqyrtimit administrativ rregullohen me Ligjin Nr. 08/L-284 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave.

    Ministria bëri të ditur se ky ligj nuk parasheh procedurë për rishikimin apo rivlerësimin e vlerësimit të ligjshmërisë me kërkesë të palëve të treta. Kështu, ministria nuk e ndryshoi konstatimin e saj për paligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal të Ferizajt, ndërsa palët i udhëzoi drejt rrugëve të tjera administrative ose gjyqësore.

    Lidhur me këtë vendimmarrje të kontestuar nga niveli qendror, Insajderi ka kërkuar sqarime edhe nga Arbër Bytyqi, drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt. Sipas pikës III të vetë Vendimit 01.Nr.93, kjo drejtori ishte e obliguar të ndërmerrte veprimet për zbatimin e tij.

    Në një prononcim për gazetën, drejtori Bytyqi u distancua nga nisma për vendimin, duke ia atribuar përgjegjësinë për prezantimin e pikës Kuvendit Komunal dhe kërkesës së vetë palës.

    “Unë vetëm kam dhënë sqarime për këtë çështje, ndërsa pika në Kuvendin Komunal është prezantuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Xhavit Zariqi, si kërkesë e palës drejtuar Kuvendit Komunal. Sqarimet që kam dhënë në Kuvendin Komunal sa i përket kësaj çështjeje mund të merren ashtu siç i kam deklaruar në seancë”, u përgjigj Bytyqi, por pa komentuar më shumë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Prishtina nderon diplomatin amerikan Frank Wisner, një rrugë merr emrin e tij

    Prishtina nderon diplomatin amerikan Frank Wisner, një rrugë merr emrin e tij

    Propozimi për emërtimin e rrugës është shqyrtuar në një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku ishin të pranishëm edhe familjarët e diplomatit si dhe e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati. Pas miratimit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me familjarët e diplomatit amerikan, kanë shpalosur pllakën me emrin e rrugës.

    Në këtë ceremoni, Rama vlerësoi rolin e Wisnerit në një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke theksuar se përmes përvojës dhe përkushtimit të tij diplomatik, ai u bë pjesë e rrugëtimit të vendit drejt pavarësisë.

    “Frank ishte një njeri i tillë. Për pjesën më të madhe të jetës së tij, ai i shërbeu Amerikës përmes diplomacisë dhe, përmes këtij shërbimi, u bë pjesë e historisë së Kosovës”, u shpreh Rama.

    Ai tha se Wisner e kuptonte se pas çdo negociate diplomatike qëndronin njerëz të vërtetë, familje që dëshironin siguri për fëmijët e tyre, të rinj që ëndërronin mundësi dhe qytetarë që kërkonin të jetonin me dinjitet në shtetin e tyre.

    Në ceremoni foli edhe vajza e diplomatit, Salina Wisner, e cila falënderoi institucionet e Prishtinës për nderimin dhe kujtoi lidhjen e veçantë që babai i saj kishte krijuar me Kosovën.

    Ajo tha se Frank Wisner ndante me familjen përvojat dhe angazhimin e tij diplomatik, ndërsa kujtoi me emocion mënyrën se si ai fliste për kohën e kaluar në Kosovë.

    “Kam kujtime të mrekullueshme duke e dëgjuar teksa fliste me shumë dashuri për gjithë kohën e kaluar këtu. Më vjen keq vetëm që ai nuk është më mes nesh për të ndarë edhe më shumë kujtime”, tha Salina Wisner.

    Ajo theksoi se angazhimi i babait të saj si i dërguar i posaçëm amerikan për bisedimet për statusin e Kosovës, nga viti 2005 deri në vitin 2009, ishte një detyrë në të cilën ai besonte thellësisht dhe që e kujtoi me krenari gjatë gjithë jetës.

    “Prishtina dhe ky vend do të kenë gjithmonë një vend në zemrat e familjes sonë”, u shpreh ajo.

    Roli i Frank G. Wisnerit në procesin e pavarësisë

    Frank G. Wisner shërbeu si përfaqësues i posaçëm i presidentit amerikan dhe sekretarit të Shtetit për statusin e Kosovës, në një periudhë vendimtare për të ardhmen e vendit.

    Në nëntor të vitit 2005, ai u emërua nga Shtetet e Bashkuara për të koordinuar qëndrimin amerikan me vendet e Grupit të Kontaktit dhe për të mbështetur procesin e udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari.

    Gjatë negociatave, Wisner ishte një nga ndërlidhësit kryesorë ndërmjet Uashingtonit, Prishtinës, Beogradit dhe kryeqyteteve evropiane, duke mbështetur përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

    Procesi kulmoi me paraqitjen e Propozimit Gjithëpërfshirës të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në mars të vitit 2007, me rekomandimin për pavarësinë e Kosovës.

    Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit.

    Diplomati amerikan Frank G. Wisner vdiq më 24 shkurt 2025, në moshën 86-vjeçare.

    Me emërtimin e rrugës në kryeqytet, emri i tij do të mbetet pjesë e hapësirës publike të Prishtinës, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në procesin historik të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • GLPS: Rreth 60 për qind e qytetarëve vlerësojnë se institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika

    GLPS: Rreth 60 për qind e qytetarëve vlerësojnë se institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika

    GLPS: Rreth 60 për qind e qytetarëve vlerësojnë se institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Performanca institucionale dhe perceptimi qytetar për sistemin e drejtësisë”.

    Me këtë rast edhe është prezantuar edicioni i dhjetë i raportit RoLPIK, i cili pasqyron perceptimin e qytetarëve për funksionimin, pavarësinë dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

    Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Njomza Arifi, tha se perceptimi i qytetarëve për pavarësinë e sistemit të drejtësisë vazhdon të mbetet jo i kënaqshëm, duke theksuar se ndikimi politik, politikat e ulëta ndëshkimore dhe mitmarrja janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.

    “Gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar që nuk kanë parë përmirësim të dukshëm në funksionimin e sistemit në pesë vitet e fundit. Kurse, kur janë pyetur për reformat në drejtësi, ata kanë preferuar që fokusi më i madh të jetë në forcimin e institucioneve ekzistuese sesa në krijimin e institucioneve të reja”, tha Arifi.

    Ndërkaq, prezantimin e edicionit të dhjetë të raportit RoLPIK e bëri menaxheri i projekteve në GLPS, Liridon Salihi, i cili prezantoi të gjeturat kryesore të hulumtimit dhe perceptimin e qytetarëve për institucionet e drejtësisë.

    “Çështja kryesore që trajton raporti është se sa e shohin qytetarët ndikimin e politikës në institucionet e drejtësisë. Pra, si e perceptojnë këtë qytetarët dhe çfarë tregojnë të dhënat që kemi publikuar dhe i kemi nxjerrë nga anketa me qytetarët. Rezulton se rreth 60 për qind e qytetarëve të Republikës së Kosovës vlerësojnë që institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika. Sa u përket institucioneve që kanë më së shumti ndikim nga politika, gjykatat vazhdojnë të prijnë me 35.1 për qind, pastaj prokuroritë me 34 për qind dhe policia në vendin e tretë me 17.7 për qind”, deklaroi Salihi.

    Ai foli edhe për perceptimin e qytetarëve lidhur me praninë e korrupsionit dhe ryshfetit në institucionet e drejtësisë, duke thënë se pothuajse gjysma e të anketuarve e konsiderojnë këtë dukuri të pranishme.

    Një tjetër gjetje e rëndësishme e raportit lidhet me mungesën e përmirësimit të dukshëm të sistemit të drejtësisë gjatë pesë viteve të fundit. Sipas Salihit, rreth gjysma e qytetarëve nuk vërejnë ndryshime pozitive, ndërsa ata që kanë perceptim më pozitiv e lidhin përmirësimin kryesisht me transparencën dhe llogaridhënien.

    Në raport me pavarësinë institucionale dhe mënyrën e marrjes së vendimeve gjyqësore, Salihi tha se qytetarët kanë më shumë besim në pavarësinë e Policisë së Kosovës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre vazhdojnë të kenë dyshime për ndikimet në vendimet e gjykatave.

    Raporti ka trajtuar edhe perceptimin e qytetarëve për nivelin e sigurisë në vend, në një periudhë kur janë shënuar raste të shumta të dhunës dhe vrasjeve, përfshirë edhe vrasjet e grave. Salihi bëri të ditur se, në shkallën nga aspak të sigurt deri te plotësisht të sigurt, mesatarja e përgjigjeve të qytetarëve ishte 3.38.

    Ai shtoi se perceptimi qytetar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore tregon se politikat ndëshkimore në këto raste kanë nevojë të rishikohen.

    Salihi u ndal edhe te perceptimi i qytetarëve për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, duke vënë në pah se besimi në këtë mekanizëm vazhdon të mbetet sfidë.

  • A keni shpesh të ftohtë pa asnjë arsye?

    A keni shpesh të ftohtë pa asnjë arsye?

    A keni shpesh të ftohtë pa asnjë arsye?

    Nëse keni vazhdimisht të ftohtë, edhe kur nxehësja është e ndezur dhe jeni veshur mirë, shkaku mund të mos jetë vetëm temperaturat e ulëta.

    Ndjenja e të ftohtit ndonjëherë mund të jetë shenjë e një problemi shëndetësor, dhe një arsye e mundshme është një tiroide joaktive.

    Pse keni gjithmonë të ftohtë?

    Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS), ndjesia e vazhdueshme e të ftohtit mund të jetë një nga shenjat e hipotiroidizmit, ose një tiroide joaktive.

    Tiroidja është një gjëndër e vogël e vendosur në qafë që prodhon hormone që janë të rëndësishme për funksionimin normal të trupit. Kur nuk prodhon mjaftueshëm prej tyre, shumë funksione trupore ngadalësohen, gjë që mund ta bëjë një person të ndihet i lodhur, i pafuqishëm dhe më i ndjeshëm ndaj të ftohtit, shkruan Express.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

    Cilat janë simptomat e tjera?

    Përveç ndjesisë së vazhdueshme të të ftohtit, një tiroide joaktive mund të shkaktojë probleme të tjera. Disa nga më të zakonshmet përfshijnë:

    Kapsllëk

    Humor i dobët

    Ngjirje të zërit

    Probleme me përqendrimin

    Lëkurë dhe flokë të thatë, dhe rritje të rënies së flokëve

    Simptomat zakonisht shfaqen gradualisht dhe bëhen më të theksuara me kalimin e kohës. Meqenëse ato mund të ndodhin edhe me probleme të tjera shëndetësore, nuk është e mundur të konkludohet se gjëndra tiroide nuk po funksionon siç duhet vetëm bazuar në to.

    Si diagnostikohet një problem me tiroide?

    Nëse mjeku juaj dyshon për një tiroide joaktive, ai do t’ju pyesë për simptomat tuaja dhe nëse ka një histori familjare të sëmundjes së tiroides. Ai gjithashtu mund të ekzaminojë qafën tuaj për të kontrolluar për një gjëndër tiroide të zmadhuar. Për të konfirmuar diagnozën, zakonisht nevojitet një test gjaku për të kontrolluar nivelet e hormoneve që lidhen me gjëndrën tiroide.

    Lajmi i mirë është se tiroidja joaktive mund të trajtohet me sukses. Më shpesh, ilaçet përshkruhen për të zëvendësuar hormonin që trupi nuk po e prodhon në sasi të mjaftueshme. “Zakonisht do t’ju duhet të merrni ilaçin për pjesën tjetër të jetës tuaj për të parandaluar rikthimin e simptomave tuaja. Ju duhet të jeni në gjendje të jetoni një jetë normale”, thotë NHS.

    Mund të ketë shkaqe të tjera të ndjesisë së të ftohtit

    Është e rëndësishme të dini se një tiroide joaktive nuk është arsyeja e vetme e mundshme pse ndjeni vazhdimisht të ftohtë. Kjo ndjesi mund të lidhet gjithashtu me aneminë, qarkullimin e dobët të gjakut, diabetin ose fenomenin e Raynaud-it, një gjendje në të cilën gishtat e duarve dhe të këmbëve janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj të ftohtit, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    Nëse ndjeni shpesh të ftohtë pa ndonjë arsye të dukshme, veçanërisht nëse përjetoni edhe lodhje, ndryshime në peshë ose simptoma të tjera të përmendura, është mirë të vizitoni një mjek.

  • Hakeri shqiptar që sulmoi krijuesit e GTA 6 lirohet pas dënimit me 7 vjet burg

    Hakeri shqiptar që sulmoi krijuesit e GTA 6 lirohet pas dënimit me 7 vjet burg

    Hakeri shqiptar që sulmoi krijuesit e GTA 6 lirohet pas dënimit me 7 vjet burg

    Një haker 21-vjeçar, i cili kishte sulmuar kompaninë Rockstar Games, krijuesen e videolojës së famshme “Grand Theft Auto”, është liruar me kusht, në të njëjtën ditë kur u dënua me shtatë vjet burg.

    Arion Kurtaj, nga Oxfordi i Britanisë së Madhe, ishte përgjegjës për sulme kibernetike ndaj disa kompanive dhe individëve, përfshirë Rockstar Games, të cilën kishte tentuar ta shantazhonte pasi kishte vjedhur materiale nga versioni ende i papërfunduar i lojës GTA 6 në vitin 2022, transmeton klankosova.tv.

    Pas shqiptimit të vendimit, gjykatësi e paralajmëroi me fjalët: “Mos lejo që kjo të ndodhë përsëri”.

    Sipas BBC, Kurtaj kishte pranuar fajësinë në Gjykatën e Kurorës në Woolwich për sulmin ndaj Rockstar Games dhe disa sulme të tjera kibernetike, të kryera kur ishte 16 dhe 17 vjeç, si pjesë e grupit të hakerëve Lapsus$.

    Fillimisht, ai ishte dënuar me qëndrim të pacaktuar në një spital të sigurisë së lartë, për shkak të gjendjes së tij të rëndë të autizmit. Megjithatë, më vonë u vlerësua se ishte i aftë të përballej me procesin gjyqësor dhe në janar u transferua në një burg të zakonshëm.

    Gjykatësi vendosi që periudha e kaluar në spital dhe në paraburgim ishte e mjaftueshme, prandaj Kurtaj u lirua me kusht në ditën e shpalljes së dënimit.

    Atij i është shqiptuar gjithashtu një urdhër për parandalimin e krimeve të rënda, i cili do të jetë në fuqi për pesë vjet. Ky urdhër ia kufizon aktivitetet në internet, përfshirë ndalimin e përdorimit të platformave Telegram dhe Discord.

    Policia e Qytetit të Londrës ka deklaruar se ky rast nxjerr në pah rrezikun që të rinjtë të përfshihen në aktivitete të paligjshme përmes internetit.

    Gjatë kohës që ishte në lirim me kusht dhe nën mbrojtjen policore në një hotel “Travelodge” në Bicester, Kurtaj kishte kryer sulme edhe ndaj kompanive Revolut dhe Uber.

    Ai ishte vendosur në hotel për arsye sigurie, pasi hakerë rivalë e kishin kërcënuar për shkak të posedimit të një sasie të vjedhur të Bitcoin-ëve.

    Edhe pse kompjuteri i tij ishte konfiskuar, Kurtaj arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games duke përdorur një pajisje Amazon Fire Stick, të lidhur me televizorin e dhomës së hotelit, si dhe një tastierë dhe maus me Bluetooth.

    Gjatë sulmit, ai vodhi të dhëna të brendshme të kompanisë, përfshirë 90 video që përmbanin afro 60 minuta pamje nga loja GTA 6, e cila në atë kohë ishte ende në zhvillim dhe mbahej nën masa të rrepta konfidencialiteti.

    Më pas, ai arriti të hynte edhe në platformën e komunikimit të brendshëm të kompanisë, Slack, ku kërcënoi se do ta publikonte kodin burimor të lojës nëse Rockstar Games nuk e kontaktonte përmes Telegramit brenda 24 orëve.

  • Me brohoritje dhe duartrokitje, Huang rikthehet në zyrën e Nvidia-s

    Me brohoritje dhe duartrokitje, Huang rikthehet në zyrën e Nvidia-s

    Me brohoritje dhe duartrokitje, Huang rikthehet në zyrën e Nvidia-s

    Jensen Huang është pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga punonjësit e Nvidia-s, teksa është rikthyer në selinë e kompanisë në Kaliforni, pasi ishte riemëruar në krye të gjigantit të teknologjisë.

    Gjatë hyrjes në zyrë, punonjësit e pritën duke thirrur emrin e tij: “Jensen! Jensen! Jensen!”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

    Huang iu drejtua kolegëve me një fjalim të shkurtër, gjatë të cilit kërkoi falje për situatën e krijuar dhe pranoi se kishte bërë gabime të rënda.

    “Ju kërkoj falje që ju kam vënë nëpër gjithë këtë situatë. Kam bërë disa gabime shumë të tmerrshme”, u shpreh ai.

    Ai gjithashtu falënderoi punonjësit për mundësinë e dytë që po i jepnin.

    “Faleminderit të gjithëve për mundësinë e dytë. Do të jem një CEO më i mirë herën e dytë”, deklaroi Huang.

    Në një moment, ai bëri edhe shaka me punonjësit, duke thënë se nuk kishte kompjuter dhe se departamenti i teknologjisë informative do t’i siguronte një të ri.

  • Jona mëson për momentin viral me ‘ujkun’ pas daljes nga Big Brother

    Jona mëson për momentin viral me ‘ujkun’ pas daljes nga Big Brother

    Jona Krasniqi u eliminua të hënën nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5, pas përfundimit të televotimit të publikut.

    Megjithatë, ish-banorja duket se do të mbahet mend edhe për një nga momentet më virale të këtij edicioni, atë të frazës me ‘ujkun’, ku u përfshi edhe blogerja Doresa.

    Pas largimit nga shtëpia, Jona ka publikuar një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit duket se ka kuptuar se sa shumë është komentuar kjo frazë jashtë formatit.

    Jona

    Në përshkrimin e fotografisë, ajo ka bërë një referencë humoristike ndaj momentit, teksa ka shkruar: “Mos e ka Uki telefonin e Jonës”.

    Postimi i saj ka rikthyer në vëmendje një prej momenteve që u shpërnda dhe komentua më së shumti gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

    Jona

    Jona tashmë ka nisur të njihet me atë që ka ndodhur jashtë, ndonëse mbetet të shihet se si do të reagojë ndaj gjithë diskutimeve që e kanë shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi.

    Pas daljes së Jonës, shtëpisë së famshme iu bashkua Valdrina, si një banor i vetëm me Valdetin. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Segmenti i Unazës së Arbërisë në Prishtinë emërtohet në nderim të diplomatit amerikan Frank Wisner

    Segmenti i Unazës së Arbërisë në Prishtinë emërtohet në nderim të diplomatit amerikan Frank Wisner

    Një segment i Unazës së Arbërisë në Prishtinë është emërtuar në nderim të diplomatit amerikan Frank Wisner, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin e tij në Kosovë.

    Në ceremoninë e emërtimit ishte e pranishme përfaqësuesja e familjes, Sabina Wisner, e cila falënderoi institucionet për këtë nderim, duke theksuar lidhjen e veçantë që babai i saj kishte me Kosovën dhe njerëzit e saj.

    “Është një nder që jam këtu dhe ju falënderoj për këtë nderim. Babai im e adhuronte punën në këtë rajon dhe ka bërë shumë miq këtu. Ai kishte një lidhje të veçantë me vendin dhe me të gjithë ju”, tha ajo.

    Ajo u shpreh e pikëlluar që babai i saj nuk është më gjallë për ta ndarë këtë moment me familjen dhe me të pranishmit.

    “Jam vetëm e pikëlluar që ai nuk është më me ne për ta ndarë këtë moment. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, ai ka punuar me shumë pasion dhe përkushtim në këtë projekt. Andaj, ju falënderoj shumë për këtë nderim”, shtoi Sabina Wisner.

    Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se për familjen Wisner ishte përgatitur edhe një dhuratë simbolike, si dhe një pankartë që mund ta merrnin me vete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Kemi sjellë një dhuratë të vogël këtu. Kemi përgatitur edhe diçka të veçantë për familjen, që mund ta merrni me vete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kemi bërë edhe një pankartë të vogël, që mund ta merrni me vete”, tha Rama.

    Frank G. Wisner ishte një diplomat i karrierës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili luajti rol të rëndësishëm në procesin diplomatik që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

    Diplomat amerikan dhe ambasador në disa shtete. Ish-përfaqësues i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për bisedimet lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.

    Më 19 dhjetor 2005, sekretarja amerikane e Shtetit në atë kohë, Condoleezza Rice, njoftoi emërimin e Wisnerit si përfaqësues të posaçëm të SHBA-së për bisedimet rreth statusit të Kosovës.

    Detyra e tij ishte të përfaqësonte dhe të mbështeste qëndrimin amerikan në procesin negociator të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari.

    Wisner ishte pjesë e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje për statusin e Kosovës.

    Frank Wisner ndërroi jetë më 24 shkurt 2025, në moshën 86-vjeçare. Ai ishte diplomat amerikan dhe kishte shërbyer në disa pozita të rëndësishme në diplomacinë amerikane. /Telegrafi/

  • Shtëpia botuese “Dukagjini” hap thirrjen DUKËSHQIP: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë librin e tyre origjinal

    Shtëpia botuese “Dukagjini” hap thirrjen DUKËSHQIP: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë librin e tyre origjinal

    Pas konkurseve DUKËTALKS dhe DUKËSHKENCË, shtëpia botuese “Dukagjini” vazhdon traditën e projekteve edukative dhe krijuese me një nismë të re, DUKËSHQIP.

    Burimi: Dukagjini

  • Tritol në lokalin e shqiptarit në Athinë, dalin pamjet e shpërthimit

    Tritol në lokalin e shqiptarit në Athinë, dalin pamjet e shpërthimit

    Tritol në lokalin e shqiptarit në Athinë, dalin pamjet e shpërthimit

    Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen Nea Jonia të Athinës u regjistrua një shpërthim në lokalin që ishte në pronësi të një shqiptari.

    Top Channel ka siguruar pamjet, ku nga kamerat e sigurisë në zonë vërehet momenti i shpërthimit.

    Shpërthimi ndodhi ekzaktësisht në orën 04:40.

    Dëshmitarë okularë thanë se ishin dy persona që vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e jashtme të lokalit dhe në vazhdim u larguan me një motoçikletë. Godina pësoi dëme të konsiderueshme, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

    Ende nuk dihen shkaqet e aktit, por besohet se është kryer për gjobvënie.

    Ndërkohë, burime policore i thanë TCH se persona të pa njohur por që besohet se janë pjesë e së njëjtës organizate kriminale që vendosën mekanizmin shpërthyes në lokalin nea jonia, i kanë vënë flakën dhe kanë shkatërruar një lavazh që i përket pronarit të lokalit që u shkatërrua në Nea Jonia.

    Ngjarja ndodhi në datën 13 nëntor dhe autorët ende nuk janë gjetur. Policia beson se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

    Burimi: Insajderi