Author: Momenti

  • Inteligjenca artificiale hyn në garë me tifozët e futbollit, por ende nuk mposht ekspertët

    Inteligjenca artificiale hyn në garë me tifozët e futbollit, por ende nuk mposht ekspertët

    Teknologjia po afrohet me rezultatet mesatare të lojtarëve, por ekspertët njerëzorë vazhdojnë të tregojnë rezultate më të mira falë përvojës dhe strategjisë.

    Burimi: Dukagjini

  • 21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim

    21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim

    21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim

    Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar që qëndron pas një prej sulmeve më të bujshme kibernetike ndaj kompanisë Rockstar Games, është dënuar me shtatë vite burg nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Megjithatë, i riu është liruar, pasi kishte kaluar një periudhë të konsiderueshme në paraburgim, shkruan BBC-ja.

    Kurtaj u bë i njohur ndërkombëtarisht pasi arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, duke vjedhur rreth 90 video nga loja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA VI), përpara publikimit të saj. Ai publikoi disa prej pamjeve në internet, nën pseudonimin TeaPotUberHacker, duke kërcënuar gjithashtu se do të nxirrte kodin burimor të lojës nëse kompania nuk do të kontaktonte me të.

    21-vjeçari, i cili ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, pranoi gjithashtu përfshirjen në një seri sulmesh kibernetike ndaj kompanive të mëdha, përfshirë BT/EE, Revolut dhe Uber. Sulmet u kryen gjatë periudhës gusht 2021-shtator 2022, kur ai ishte ende adoleshent.

    Gjatë dhënies së vendimit në Gjykatën e Kurorës në Woolëich, gjykatësi Turner e cilësoi Kurtajn një të ri me aftësi të jashtëzakonshme, duke i bërë thirrje të mos i përdorë talentet e tij për aktivitete kriminale.

    Burimi: Insajderi

  • Vëllai përfiton tenderë nga institucionet, Kurti emëron Luan Dalipin në krye të Agjencisë për Investime

    Vëllai përfiton tenderë nga institucionet, Kurti emëron Luan Dalipin në krye të Agjencisë për Investime

    Vëllai përfiton tenderë nga institucionet, Kurti emëron Luan Dalipin në krye të Agjencisë për Investime

    Qeveria e Kosovës, në një mbledhje elektronike, ka miratuar vendimin për emërimin e Luan Dalipit, ish-shefit të stafit të kryeministrit Albin Kurti, në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

    Dalipi, i cili për më shumë se pesë vjet ishte njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit në Zyrën e Kryeministrit, tashmë do të udhëheqë një agjenci që është pjesë e riorganizimit institucional të paraparë me Ligjin për Investime të Qëndrueshme.

    Emërimi i tij vjen në një kohë kur familja Dalipi është përmendur edhe në raportime për përfitime nga kontratat publike.

    Vëllai i tij, Driton Dalipi, është pronar i kompanisë “Management & Development Associates”, e cila ka përfituar kontrata nga institucione shtetërore.

    Njëra prej tyre është tenderi i Ministrisë së Mbrojtjes për shërbime marketingu, në vlerë prej afro 60 mijë eurosh. Kompania në pronësi të Driton Dalipit është përmendur gjithashtu në lidhje me tregun e energjisë, pasi në korrik të vitit të kaluar Zyra e Rregullatorit për Energji i kishte dhënë licencë si furnizues të energjisë elektrike.

    Luan Dalipi, lidhur me aktivitetin afarist të vëllait të tij, kishte deklaruar se Driton Dalipi është qytetar i lirë dhe se pas 20 vitesh përvojë në biznes kishte vendosur të provonte veten në tregun e liberalizuar të energjisë.

    Burimi: Insajderi

  • Ligji kundër islamofobisë që po nxit debat në New Jersey të ShBA-së

    Ligji kundër islamofobisë që po nxit debat në New Jersey të ShBA-së

    Ligji kundër islamofobisë që po nxit debat në New Jersey të ShBA-së

    Një projektligj në shtetin amerikan të New Jersey-t, që synon të luftojë diskriminimin ndaj myslimanëve, ka nxitur shqetësime për kufizimin e lirisë së shprehjes.

    Bill Brown, ish-komando i marinës amerikane (Navy SEAL) dhe avokat, ka paralajmëruar se projektligji mund t’i bëjë qytetarët të hezitojnë të kritikojnë publikisht ide fetare dhe politike.

    Bëhet fjalë për projektligjin Assembly Bill 1146, i cili synon të krijojë një përkufizim zyrtar të islamofobisë, që do të përdorej nga institucionet dhe organet e rendit gjatë shqyrtimit të rasteve të dyshuara të diskriminimit ndaj myslimanëve.

    Sipas propozimit, islamofobia përfshin urrejtjen ose denigrimin e rëndë ndaj personave myslimanë dhe kulturës së tyre, si dhe shfaqjet retorike, të dhunshme apo fizike të qëndrimeve kundër myslimanëve.

    Ndër shembujt e përmendur janë edhe heqja me forcë e shamisë nga gratë myslimane, trajtimi diskriminues dhe fajësimi kolektiv i myslimanëve për veprimet e një individi apo grupi.

    Megjithatë, Brown ka shprehur shqetësimin se përkufizimi mund të jetë tepër i gjerë dhe të krijojë frikë nga shprehja e mendimeve kritike.

    “Vetë kërcënimi i shqyrtimit nga shteti është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj debatit publik”, ka deklaruar ai për Fox News Digital.

    Ai ka theksuar se Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane garanton të drejtën për të kritikuar çdo fe apo doktrinë.

    Projektligji nuk parashikon krijimin e një vepre të re penale për kritikimin e Islamit dhe përmban dispozita që garantojnë mbrojtjen e të drejtave kushtetuese. Ai synon që përkufizimi i islamofobisë të merret parasysh gjatë shqyrtimit të shkeljeve të ligjeve ekzistuese kundër diskriminimit.

    Brown, megjithatë, e ka cilësuar propozimin si një përpjekje të tërthortë për të kufizuar kritikën ndaj fesë, duke argumentuar se mbrojtja e njerëzve nga diskriminimi nuk duhet të nënkuptojë mbrojtjen e ideve fetare nga kritika publike.

    Sipas tij, dallimi mes paragjykimit ndaj myslimanëve dhe kritikës ndaj islamizmit si lëvizje politike duhet të mbetet i qartë. /Klankosova.tv

  • Emrin e ish-emisarit amerikan pritet ta mbajë një rrugë në Prishtinë

    Emrin e ish-emisarit amerikan pritet ta mbajë një rrugë në Prishtinë

    Emrin e ish-emisarit amerikan pritet ta mbajë një rrugë në Prishtinë

    Emri i ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për statusin e Kosovës, Frank Wisner pritet të vendoset në një rrugë të Prishtinës.

    Për këtë, ka njoftuar kreu i kryeqytetit, Përparim Rama.

    Ai ka bërë të ditur se propozimi do të votohet sot në një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

    Rama ka shprehur mirënjohje për kontributin e Wisnerit dhe Jim Xhemës, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në kohët më të vështira dhe në rrugën drejt pavarësisë.

    “Do të jemi përjetësisht mirënjohës për rolin e Frank Wisnerit, të Jim Xhemës dhe të të gjithë atyre që na qëndruan pranë në kohët më të vështira dhe ndihmuan të trasohej rruga jonë drejt pavarësisë. Sot në një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës do të votohet propozimi që një rrugë e qytetit të marrë emrin e tij. Emri i Frank Wisnerit do të mbetet në zemër të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama. /Klankosova.tv

  • Pirja e kafesë në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, ja sa kushton tani

    Pirja e kafesë në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, ja sa kushton tani

    Pirja e kafesë në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, ja sa kushton tani

    Pirja e kafesë në lokalet e Zvicrës po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, ndërsa çmimet kanë shënuar rritje edhe gjatë vitit 2026.

    Në pjesën gjermanofolëse të vendit, një filxhan kafeje Café Crème kushton mesatarisht 4.71 franga zvicerane, ndërsa për një kapuçino konsumatorët duhet të paguajnë mesatarisht 5.46 franga.

    Sipas të dhënave të publikuara nga shoqata CafetierSuisse për vitin 2026, çmimi i Café Crème është rritur për 1.3 për qind, ndërsa ai i kapuçinos për 1.7 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

    Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve përmenden pagat më të larta, shpenzimet e energjisë dhe qiratë. Megjithatë, çmimet vazhdojnë të dallojnë dukshëm nga një kanton në tjetrin.

  • Ka arritur pema zyrtare e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, e pret Melania Trump

    Ka arritur pema zyrtare e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, e pret Melania Trump

    Ka arritur pema zyrtare e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, e pret Melania Trump

    Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka pritur pemën zyrtare të Krishtlindjeve për vitin 2026, e cila ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me një karrocë të tërhequr nga kuajt.

    Sipas Fox News, bredhi, i lartë rreth 5.5 metra, është transportuar nga kompania “Silent Night Evergreens”, në qytetin Endeavor të shtetit Wisconsin, dhe do të vendoset në Dhomën Blu (Blue Room), ku do të shërbejë si dekori kryesor festiv.

    Mbërritja e pemës me karrocë kuajsh shënon zyrtarisht fillimin e sezonit të festave të fundvitit në Shtëpinë e Bardhë.

    Kjo traditë e veçantë vazhdon që nga viti 1966 dhe çdo vit shënon nisjen e përgatitjeve festive në rezidencën presidenciale amerikane.

  • Helmi i “Grand Theft Auto VI”

    Helmi i “Grand Theft Auto VI”

    Djalli nuk do të mund të sajonte një mjet më të mirë për të shkatërruar jetë dhe marrëdhënie.

    Nga: Cal Thomas / The Washington Times
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Mediat ishin të entuziazmuara për publikimin e së enjtes të “Grand Theft Auto VI” – videolojë e qasshme në PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S, e cila solli 3.79 miliardë dollarë [3.47 miliardë euro] nga shitjet me pakicë në ditën e parë, duke vendosur rekord si publikimi më i madh zbavitës në histori.

    Loja vjen me klasifikimin M për të Rritur, e destinuar për lojtarë 17 vjeç e më të vjetër, por mund të jeni të sigurt se kjo nuk do t’i ndalojë as meshkujt më të rinj që ta sigurojnë atë. Klasifikimi duhej të kishte ardhur me një kafkë dhe eshtra të kryqëzuara për shkak të përmbajtjes së saj – diçka që mediat e shpërfillin në fiksimin e tyre me paratë që po fiton loja.

    Ja një përmbledhje e asaj që gjendet në “lojë”, e cila në të vërtetë duhej të quhej ndryshe: përmbajtje e fortë seksuale, lakuriqësi, gjuhë e rëndë, dhunë intensive, gjak dhe skena të përgjakshme, përdorim droge dhe alkooli.

    Hej, prindër, a jeni në rregull me faktin që djemtë tuaj po përpijnë këtë ndyrësi? Nëse po, dikush duhet të thërrasë Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve.

    Le të shkojmë më thellë, sepse vetë djalli nuk do të mund të kishte sajuar një plan më të mirë për shkatërrimin e jetës dhe marrëdhënieve, veçanërisht me gratë e reja.

    Lojtarët mund të vizitojnë klube striptizi, të dalin në takime me personazhe që nuk luajnë, me mundësinë për të fjetur me ta e të kërkojnë “punëtore seksi”. Aktet seksuale nuk shfaqen në detaje grafike në ekran, ndonëse lëvizjet dhe tingujt dëgjohen brenda automjeteve ose pas dyerve të mbyllura, krahas veshjeve të brendshme dhe bikinit dhe një skene të shkurtër me lakuriqësi të plotë mashkullore – një situatë e humbur dhe e mallkuar, nëse ka pasur ndonjëherë të tillë.

    Fatkeqësisht, ka edhe më shumë, duke përfshirë shumë shaka seksuale, humor vulgar dhe satirë sugjestive. Fjalori i rëndë përdoret gjatë gjithë dialogut, misioneve, emisioneve radiofonike dhe ndërveprimeve në rrugë, përfshirë përdorimin e shpeshtë të fjalëve si “q…”, “m…”, “k…”, “dreqi e marrtë” dhe “ferr”.

    – Lexo po ashtu nga Cal Thomas: Çfarë kanë të përbashkët Artemis II dhe socializmi?

    Ka përdorime të herëpashershme të fyerjeve racore, etnike dhe homofobike, si dhe fyerje agresive dhe stereotipizime përçmuese. Të shtënat, rrahjet me grushte, vjedhjet e makinave, ekzekutimet, gjaku dhe skenat e përgjakshme përfshihen pa pagesë shtesë.

    Pirja e alkoolit, përfshirë ngasjen pas pirjes, drogat rekreative si kokaina, marihuana, heroina dhe pilulat, si dhe tema të errëta të rrëfimit, si krimi dhe trauma e luftës, vijnë bashkë me të.

    Është dhurata e përkryer e Krishtlindjes nëse jeni adhurues i Satanit.

    Gjuha vulgare ia ka grabitur gjuhës angleze bukurinë e saj. Dëgjon djem të rinj dhe vajza adoleshente duke përdorur fjalë të cilat, në kohën time, do të të sillnin larjen e gojës me sapun.

    Lojërat si “Grand Theft Auto VI” po ushtrojnë ndikim gërryes mbi kulturën tonë. Adoleshentët dhe të rinjtë që ngopen me këtë material – loja ofron gati 200 orë “argëtim” për lojtarët që kërkojnë ta zotërojnë plotësisht – kanë një mendim të ulët për vajzat dhe gratë. Kjo mund të ndikojë në lidhjet dhe martesën, nëse dikush vërtet zgjedh martesën në vend të bashkëjetesës pa martesë në kohët moderne.

    The Washington Times raportoi javën e kaluar për një Anketë Amerikane të Familjes me beqarë të moshës 18 deri në 40 vjeç se “vetëm 17 përqind e të rinjve beqarë po kërkojnë në mënyrë aktive një ‘lidhje të përkushtuar’”. Nuk duhet të jesh sociolog për të arritur në përfundimin se konsumimi i madh i ndyrësisë në lojëra si “Grand Theft Auto VI” kontribuon në këtë problem.

    Pikëpamja e shtrembëruar e gjykatave për Amendamentin e Parë e ka hapur kanalizimin dhe askush nuk duket i gatshëm ose i aftë ta mbyllë. Sikur kjo lojë të ishte ushqim i prishur, do të urdhërohej tërheqja e saj. Ushqimi i prishur për mendjen dhe shpirtin është po aq helmues, në mos edhe më keq.

    Më rrëqeth mendimi se çfarë vjen më pas për shkak të asaj që po ndodh në tepër shumë bodrume dhe dhoma adoleshentësh.

    Ku janë prindërit të cilët me sa duket kanë harruar çfarë do të thotë kjo fjalë? Një përkufizim i fjalës “prind” është: “Mbrojtës ose kujdestar”. Duke pasur parasysh popullaritetin e “Grand Theft Auto VI”, duket se tepër shumë prindër kanë hequr dorë nga përgjegjësia e tyre parësore ndaj fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

  • Rasti i qasjes në llogarinë bankare të Përparim Ramës, i dyshuari paraqitet në polici - Prokuroria pret raportin e hetimeve

    Rasti i qasjes në llogarinë bankare të Përparim Ramës, i dyshuari paraqitet në polici – Prokuroria pret raportin e hetimeve

    Është paraqitur në Polici i dyshuari për qasjen e paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nga ku dyshohet se janë shpërndarë të dhënat mbi gjendjen dhe transaksionet e tij bankare.

    Lajmi për paraqitjen e të dyshuarit në Polici është raportuar në media.

    Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë për të marrë informacione lidhur me zhvillimet e fundit në këtë rast.

    Nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, ndërsa aktualisht janë në pritje të raportit policor.

    “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me rastin në fjalë. Aktualisht, jemi ende në pritje të raportit përkatës nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.

    Telegrafi ka kontaktuar edhe avokaten lidhur me këtë rast, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij lajmi.

    Rasti kishte marrë vëmendje publike pasi nga Komuna e Prishtinës ishte konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank dyshohet se ishte qasur pa autorizim në llogarinë bankare të Ramës dhe kishte shpërndarë të dhëna personale, përfshirë gjendjen dhe transaksionet bankare.

    Sipas informacioneve të bëra publike më herët, banka kishte konfirmuar se kishte trajtuar ankesën e kryetarit të Prishtinës dhe se kishte ndërmarrë masat përkatëse, përfshirë njoftimin e autoriteteve kompetente.

    Ndërkohë, hetimet nga organet e rendit dhe drejtësisë pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat e rastit dhe përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë. /Telegrafi/

  • Njerëzit nxorën zbuluar Kendall Jenner pas reklamës që i bëri pudrës: Ajo as nuk përpiqet ta fshehë më

    Njerëzit nxorën zbuluar Kendall Jenner pas reklamës që i bëri pudrës: Ajo as nuk përpiqet ta fshehë më

    Kendall Jenner është kritikuar ashpër për një video reklamuese për L’Oréal Paris. Përdoruesit e mediave sociale e akuzuan modelen 31-vjeçare se vetëm sa bëri sikur e aplikoi produktin në fytyrë gjatë promovimit të pudrës.

    Jenner ka qenë ambasadorja globale e markës franceze të kozmetikës që nga korriku i vitit 2023.

    Në një video të postuar në TikTok më 1 nëntor, modelja promovon fondatinën Infallible Cushion, e cila kushton 19.99 dollarë (rreth 17 euro).

    Videoja në stilin ASMR tregon Kendall, të veshur me një rrobë të bardhë, duke ia treguar produktin kamerës dhe më pas duke e prekur butësisht aplikuesin në fytyrë.

    Vëmendja e shikuesve u tërhoq nga një detaj që i bëri shumë njerëz të dyshonin në vërtetësinë e reklamës.

    Konkretisht, ata pretendojnë se nuk kishte asnjë produkt në aplikuesin që Jenner përdori për të aplikuar pudrën.

    Videoja u bë virale edhe në Reddit, ku përdoruesit e komunitetit xheloz ndaj Kardashian komentuan performancën e saj. “Seriozisht? Ajo as nuk po përpiqet ta fshehë më,” shkroi një përdorues. “A e dinë ata që mund të shohim se nuk ka asgjë në atë jastëk?” pyeti një tjetër.

    “Pantomimë e pastër. Nuk ka asnjë produkt në aplikator dhe ajo ka tashmë grim të plotë”, “Po vdes nga të qeshurat, nuk kishte asgjë në atë jastëk dhe ajo mendoi se askush nuk do ta vinte re”, ishin komentet.