Author: Momenti

  • KFOR-i: Përkushtimi ynë ndaj Kosovës mbetet i palëkundur

    KFOR-i: Përkushtimi ynë ndaj Kosovës mbetet i palëkundur

    Kjo u bë e ditur pas takimit të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përpjekjet e misionit për të optimizuar praninë dhe kapacitetet e tij, duke marrë parasysh përmirësimin e situatës së sigurisë.

    KFOR-i theksoi se çdo përshtatje e pranisë së tij do të jetë graduale, e bazuar në kushtet e sigurisë dhe e kthyeshme në rast se zhvillimet në terren e kërkojnë një gjë të tillë.

    Burimi: RTKLive

  • Ambasadori i BE-së takohet me Komisionin për Punë të Jashtme, takimi me dyer të mbyllura

    Ambasadori i BE-së takohet me Komisionin për Punë të Jashtme, takimi me dyer të mbyllura

    Ambasadori i BE-së takohet me Komisionin për Punë të Jashtme, takimi me dyer të mbyllura

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, po zhvillon sot një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.

    Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura temat që po diskutohen.

    Ky takim vjen në vazhdën e takimeve që ambasadori evropian ka zhvilluar ditëve të fundit me anëtarët e komisioneve të tjera parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

    Mbetet të shihet nëse pas përfundimit të takimit do të ketë deklarime lidhur me çështjet e diskutuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Presidentja Shiroka Pula viziton për herë të parë FSK-në në cilësinë e komandantes supreme

    Presidentja Shiroka Pula viziton për herë të parë FSK-në në cilësinë e komandantes supreme

    Presidentja Shiroka Pula viziton për herë të parë FSK-në në cilësinë e komandantes supreme

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nisur sot vizitën e saj të parë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), që nga marrja e mandatit presidencial.

    Shiroka Pula është pritur me ceremoni ushtarake nga komandanti i përgjithshëm i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

    Në kuadër të pritjes zyrtare, garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka interpretuar himnin shtetëror, ndërsa presidentja është shoqëruar nga komandanti Jashari.

    Kjo shënon vizitën e parë të Shiroka Pulës në FSK në cilësinë e komandantes supreme.

    Kujtojmë se, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidentja e vendit ushtron edhe funksionin e komandantes supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Haxhiu takon shefen e re të Zyrës së Greqisë, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit e rrugën evropiane

    Haxhiu takon shefen e re të Zyrës së Greqisë, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit e rrugën evropiane

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Vaiani Gaidatzi.

    Burimi: Dukagjini

  • Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre

    Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre

    Tifozët e skuadrës suedeze Djurgarden festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të tyre dhe disfatën e ekipit, në një ngjarje të pazakontë të dielën.

    Në fundjavë u zhvillua xhiroja e parafundit e Allsvenskanit, elitës së futbollit suedez, ku Djurgarden u përball me Sirius në Uppsala.

    Ndeshja e xhiros së 29-të kishte rëndësi të madhe për garën e titullit, pasi Sirius para këtij takimi ishte me pikë të barabarta me Hammarbyn, që të hënën do të luajë kundër Goteborgut.

    Djurgarden renditet në vendin e tretë dhe ende ka gjasa të mira për të siguruar një vend në garat evropiane, por nuk është pjesë e garës për titull.

    Megjithatë, në një situatë të pazakontë, tifozët e Djurgardenit dëshironin që skuadra e tyre të humbiste, pasi Sirius është në garë për titull me rivalin e tyre të përbetuar, Hammarby.

    Dy skuadrat nga Stokholmi ndajnë të njëjtin stadium, por kjo nuk e ka zbutur aspak rivalitetin dhe armiqësinë mes tifozërive të tyre.

    Kjo u dëshmua edhe kur tifozët e Djurgardenit festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të ekipit të tyre. Kristian Lien, golashënuesi më i mirë i kampionatit së bashku me një tjetër futbollist, kishte mundësinë t’i jepte epërsinë skuadrës mysafire në minutën e 11-të, pasi Djurgardeni fitoi një penallti.

    Në kushte të vështira atmosferike, me borën që rrezikonte edhe ndërprerjen e ndeshjes, 25-vjeçari e dërgoi topin jashtë portës. Tifozët mysafirë që ndodheshin pas portës e pritën këtë gabim me brohoritje dhe festë.

    Lien, ndërkohë, i hodhi poshtë kategorikisht pretendimet se e kishte humbur penalltinë qëllimisht.

    Tifozët e Djurgardenit festuan sikur skuadra e tyre të kishte shënuar gol, duke dëshmuar se dëshira për ta parë rivalin e tyre të përbetuar të humbiste pikë ishte më e madhe sesa dëshira për fitoren e ekipit të tyre./Telegrafi/

  • Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës

    Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se shërbimet e inteligjencës kanë informacione për përgatitjen e sulmeve të reja ruse ndaj vendit.

    Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që t’i marrin seriozisht këto paralajmërime, pasi furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore varet nga vendimet e tyre.

    Forcat ruse kanë vazhduar sulmet ajrore pothuajse të pandërprera ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera që nga shtatori. Një sulm të hënën në një lagje qendrore të kryeqytetit plagosi pesë persona, ndërsa një goditje në një qytet të rajonit përreth, të dielën, la të vrarë 11 persona.

    “Inteligjenca jonë ka informacione për përgatitjet e rusëve për sulme të reja”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, pa dhënë ndonjë afat kohor për sulmet e mundshme, transmeton Telegrafi.

    Presidenti ukrainas ka kërkuar vazhdimisht furnizime më të mëdha me armë të mbrojtjes ajrore. Të hënën, ai theksoi se sigurimi i vazhdueshëm i këtyre sistemeve është i domosdoshëm për t’ia mohuar Moskës mundësinë që të shpërfillë diplomacinë dhe jetën e njerëzve.

    “Është e rëndësishme që këto sinjale të merren parasysh edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera, vendimet e të cilave ndikojnë në furnizimin me sisteme kundër raketave balistike për mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës sonë”, deklaroi ai.

    Zelensky shprehu gjithashtu kënaqësinë për mbështetjen që, sipas tij, mori gjatë një takimi të hënën me Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ai tha se kjo mbështetje tregon se Ukraina e meriton anëtarësimin në Aleancë.

    “Pika kryesore është se ekziston një mirëkuptim që Ukraina e meriton plotësisht një vend në NATO dhe se jo vetëm që është e aftë t’i bashkohet Aleancës, por mund edhe ta forcojë atë”, tha Zelensky.

    Ai shtoi se Ukraina tashmë është, në praktikë, pjesë e NATO-s përmes mënyrës së bashkëpunimit dhe vlerave e parimeve politike që i bashkojnë.

    Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe e përsëriti këtë qëndrim javën e kaluar, pas rifillimit të bisedimeve trepalëshe me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit që zgjat prej katër vjetësh e gjysmë.

    Në fillim të këtij muaji, Zelensky tha se negociatorët amerikanë kishin hedhur idenë që Ukraina të tërhiqej nga pjesa lindore e rajonit të Donbasit, në këmbim të anëtarësimit në NATO.

    Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi javën e kaluar, pas një takimi të vendeve që mbështesin Ukrainën, se çështja e anëtarësimit të saj në NATO duhet të rihapet.

    Kremlini nuk pranoi të komentojë pretendimin e Zelenskyt lidhur me propozimin që, sipas tij, ishte paraqitur nga negociatorët amerikanë. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Valdrin Zyhrani nga Skenderaj, ushtari i FSK-së që u lëndua në Babaj të Bokës – dyshohet se u godit nga shpërthimi i municionit turk

    Ekskluzive | Valdrin Zyhrani nga Skenderaj, ushtari i FSK-së që u lëndua në Babaj të Bokës – dyshohet se u godit nga shpërthimi i municionit turk

    Ekskluzive | Valdrin Zyhrani nga Skenderaj, ushtari i FSK-së që u lëndua në Babaj të Bokës – dyshohet se u godit nga shpërthimi i municionit turk

    Valdrin Zyhrani nga Skenderaj është pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës që është lënduar gjatë ushtrimeve ushtarake në Babaj të Bokës, në Gjakovë.

    Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se Zyhrani, i cili është i angazhuar në kazermën e FSK-së në Gjilan, ka pësuar lëndime gjatë ushtrimeve, ndërsa dyshohet se shkak i incidentit ishte sërish shpërthimi i municionit të prodhimit turk.

    Ushtari i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e më pas në Klinikën e Ortopedisë.

    Drejtori i kësaj klinike, Xhavit Gashi, ka konfirmuar se ushtari ka pësuar thyerje në një unazë të shtyllës kurrizore, por gjendja e tij është stabile.

    Rasti rikthen në vëmendje shqetësimet për sigurinë e pjesëtarëve të FSK-së dhe përdorimin e municionit turk gjatë ushtrimeve ushtarake.

    Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët edhe për një incident tjetër, kur një municion 40-milimetërsh i prodhimit turk kishte shpërthyer brenda granatahedhësit automatik amerikan MK-19, duke rrezikuar jetën e një pjesëtari të FSK-së.

    Burimet e Sinjalit kishin pretenduar se probleme me këtë municion ishin evidentuar edhe më herët dhe se për to ishin paraqitur ankesa e paralajmërime.

    Gazeta Sinjali, që nga mbrëmja e 23 nëntorit, ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Forca e Sigurisë së Kosovës lidhur me rastin dhe rrethanat e incidentit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

    Shkaqet e sakta të incidentit dhe pretendimet për përfshirjen e municionit turk mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Milwaukee befason Toronton, Portland triumfon ndaj Philadelphias

    Milwaukee befason Toronton, Portland triumfon ndaj Philadelphias

    Surpriza në Filadelfia erdhi pavarësisht paraqitjes më të mirë sezonale të LeBron James, i cili realizoi 23 pikë. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar Sixers nga humbja 111:128 ndaj Portlandit, ku shkëlqeu Avdoja me 31 pikë.

    Një tjetër rezultat befasues u regjistrua në Toronto, ku Milwaukee Bucks fitoi 116:111 ndaj Raptors. Kjo fitore kishte peshë të veçantë për mysafirët, të cilët i dhanë fund serisë prej 13 humbjesh radhazi.

    Houston Rockets nuk patën shumë vështirësi përballë Los Angeles Clippers, duke triumfuar me rezultat 116:104. Fitore në këtë xhiro shënuan edhe Los Angeles Lakers, që mposhtën Utah Jazz me 109:94.

    Ndërkohë, San Antonio Spurs vazhduan ecurinë mbresëlënëse në ndeshjet si mysafirë. Edhe pse vendosën t’i japin pushim yllit të tyre, Victor Wembanyama, Spurs triumfuan 123:107 në udhëtim ndaj Sacramento Kings, duke ruajtur rekordin pa humbje në transfertë këtë sezon.

    Në ndeshjet e tjera, Memphis Grizzlies mposhtën Charlotte Hornets, Minnesota Timberwolves triumfuan bindshëm ndaj Brooklyn Nets, ndërsa Oklahoma City Thunder u mposht nga Indiana Pacers.

    Fitore regjistroi edhe Chicago Bulls ndaj Cleveland Cavaliers, kurse Phoenix Suns triumfuan ndaj New Orleans Pelicans pas vazhdimeve.

    Rezultatet e ndeshjeve në NBA:

    Charlotte Hornets – Memphis Grizzlies 111:117

    Philadelphia 76ers – Portland Trail Blazers 111:128

    Minnesota Timberwolves – Brooklyn Nets 142:116

    Toronto Raptors – Milwaukee Bucks 111:116

    Indiana Pacers – Oklahoma City Thunder 125:120

    Chicago Bulls – Cleveland Cavaliers 122:108

    New Orleans Pelicans – Phoenix Suns 109:123 (pas vazhdimeve)

    Houston Rockets – LA Clippers 116:104

    Sacramento Kings – San Antonio Spurs 107:123

    LA Lakers – Utah Jazz 109:94

    Burimi: RTKLive

  • Shenjat e infarktit dhe goditjes në tru mund të shfaqen deri në 30 vjet më herët, zbulon studimi

    Shenjat e infarktit dhe goditjes në tru mund të shfaqen deri në 30 vjet më herët, zbulon studimi

    Studimi zbulon se tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe faktorë të tjerë shëndetësorë mund të paralajmërojnë rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru shumë vite përpara se ato të ndodhin.

    Burimi: Dukagjini

  • Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

    Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

    Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se me diplomaten greke ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.

    Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i është kushtuar rrugës evropiane të Kosovës, veçanërisht në prag të presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2027, transmeton Klankosova.tv.

    Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Ajo i ka uruar mirëseardhje dhe suksese ambasadores Gaidatzi në detyrën e re.