Author: Momenti

  • Ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës shpallet i pafajshëm nga Gjykata

    Ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës shpallet i pafajshëm nga Gjykata

    Ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës shpallet i pafajshëm nga Gjykata

    Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

    Sipas Top Channel, pas vendimit, Breçani ka reaguar duke thënë se: “Drejtësia foli, drejtësia u vu në vend”.

    Çështja ndaj tij kishte kaluar në Gjykatën e Tiranës, pasi Gjykata e Posaçme kishte shpallur moskompetencën për gjykimin e rastit.

  • Sulmi rus në Ukrainë, dy të vrarë dhe 40 të plagosur, përfshirë fëmijë

    Sulmi rus në Ukrainë, dy të vrarë dhe 40 të plagosur, përfshirë fëmijë

    Sulmi rus në Ukrainë, dy të vrarë dhe 40 të plagosur, përfshirë fëmijë

    Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, si pasojë e një sulmi rus gjatë natës në qytetin ukrainas të Zaporizhjas.

    Lajmin e ka bërë të ditur të martën guvernatori i rajonit, Mykhailo Semikin, transmeton klankosova.tv.

    Pas sulmit, janë publikuar fotografi dhe video ku shihet një ndërtesë banimi e dëmtuar rëndë, me dritaret e thyera dhe mbeturinat e shpërndara përreth saj.

    Sipas Reuters, më herët, guvernatori kishte paralajmëruar se mund të kishte persona të bllokuar nën rrënoja, pasi sulmi kishte dëmtuar ndërtesa banimi, shtëpi private, infrastrukturën e transportit dhe automjete.

    Ndërkohë, agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, raportoi se ushtria ruse kishte goditur qendra të kontrollit të dronëve, terminale satelitore Starlink dhe objektiva të tjera ushtarake në rajonin ukrainas të Sumyt. Sipas pretendimeve ruse, gjatë këtyre sulmeve janë vrarë edhe pjesëtarë të forcave ushtarake.

    Agjencia Reuters ka bërë të ditur se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime.

    Ndërkohë, si Rusia ashtu edhe Ukraina mohojnë se shënjestrojnë qëllimisht civilët gjatë sulmeve.

  • Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë

    Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë

    Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në pronësi të një shqiptari, në një lagje të Athinës.

    Sipas Top Channel, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, ndërsa pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shpërthimit.

    Dëshmitarët kanë deklaruar se dy persona kanë vendosur një mekanizëm shpërthyes në pjesën e jashtme të lokalit dhe më pas janë larguar me motoçikletë.

    Nga shpërthimi, lokali ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

    Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa dyshimet e para të policisë lidhen me një rast të mundshëm për zhvatje parash.

    Ndërkohë, sipas burimeve policore të cituara nga Top Channel, dyshohet se të njëjtit persona i kanë vënë flakën edhe një lavazhi në pronësi të të njëjtit shqiptar.

    Ngjarja e dytë kishte ndodhur më 13 nëntor. Policia greke dyshon se të dyja rastet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.

  • Paraqitet në Polici personi që dyshohet se u qas në llogarinë bankare të Përparim Ramës

    Paraqitet në Polici personi që dyshohet se u qas në llogarinë bankare të Përparim Ramës

    Paraqitet në Polici personi që dyshohet se u qas në llogarinë bankare të Përparim Ramës

    Personi që dyshohet se ka pasur qasje pa autorizim në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij, është paraqitur sot në Polici.

    A.F., nën shoqërinë e avokates së tij, do të intervistohet nga hetuesit e policisë, lidhur me dyshimet e ngritura.

    Para stacionit policor, siç shihet në videon e publikuar nga Indeksonline, asnjëri prej tyre nuk është deklaruar.

    Rama kishte paralajmëruar se do të ndjekë rrugë gjyqësore, si dhe do të kërkojë kompensim për dëmin që pretendon se i është shkaktuar nga cenimi i privatësisë së tij. /Klankosova.tv

  • "Dita e Forcës", FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

    “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

    "Dita e Forcës", FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

    Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë nga afër kazermat dhe të njihen me kapacitetet ushtarake të vendit.

    Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30 dhe do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit, transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se gjatë vizitës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër pajisjet ushtarake, kapacitetet dhe personelin e FSK-së.

    Dyert për vizitorët do të hapen në kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

    Ndërkaq, në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë.

  • “Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    “Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    Ish-sulmuesi anësor i Borussia Dortmund dhe lojtari i kombëtares turke, Emre Mor, 29 vjeç, po i jep fund karrierës së tij profesionale për një kohë të pacaktuar.

    Klubi holandez, NEC Nijmegen njoftoi të hënën se po i jep fund marrëdhënies me Mor me efekt të menjëhershëm. Kontrata, e cila u nënshkrua verën e kaluar dhe duhej të vlente deri në vitin 2028, është ndërprerë me pëlqim të ndërsjellë për shkak të problemeve shëndetësore të lojtarit.

    Mor iu drejtua publikut me një mesazh në Instagram, ku ka 3.4 milionë ndjekës. Ai shkroi se që nga fëmijëria kishte ëndërruar të bëhej futbollist profesionist dhe se të jetuarit e asaj ëndrre do të thoshte gjithçka për të.

    “Ndonjëherë jeta të detyron të marrësh vendime për të cilat zemra jote nuk është ende gati. Pas vitesh të tëra problemesh shëndetësore, kam marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga futbolli profesionist për momentin”.

    “Zemra ime ende dëshiron të luajë, por trupi im më thotë se ka nevojë për diçka tjetër në këtë kohë. Është e dhimbshme t’i thuash lamtumirë diçkaje që e ke dashur gjithë jetën. Megjithatë, mirëqenia ime duhet të vijë e para tani”, tha Mor.

    Ai shtoi se nuk e di se çfarë e pret të ardhmen, por ende shpreson të kthehet në fushë. “Kjo nuk është lamtumira që imagjinova. Shpresoj që kjo të mos jetë aspak një lamtumirë”, përfundoi sulmuesi.

    Një e ardhme e pasigurt dhe një episod i shkurtër në Holandë

    Mor mbërriti te NEC Nijmegen verën e kaluar si lojtar i lirë pasi u largua nga Fenerbahçe, me qëllim ringjalljen e karrierës së tij. Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare, por ka luajtur vetëm shtatë ndeshje zyrtare, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.

    Ai luajti për herë të fundit më 12 shtator në një humbje 0-3 ndaj SC Cambuur dhe nuk ka luajtur që atëherë. Trajneri i ekipit holandez, Dick Schreuder, foli më parë për problemet me gjendjen fizike të lojtarit, por arsyet e sakta shëndetësore për tërheqjen e tij nuk janë njoftuar.

    Një karrierë e shënuar nga pritshmëri të larta

    Në fillim të karrierës së tij, pritshmëritë për Mor ishin të mëdha. Dortmund e nënshkroi atë nga skuadra daneze Nordsjaelland për rreth dhjetë milionë euro në vitin 2016, kur ishte 18-vjeçar. Teknika dhe driblimi i tij i jashtëzakonshëm i dhanë nofkën “Messi turk”.

    Në sezonin e tij të vetëm te Dortmund, ai luajti 19 ndeshje zyrtare dhe shënoi një gol. Në verën e vitit 2017, ai u transferua te klubi spanjoll Celta Vigo në një transferim me vlerë rreth 13 milionë euro.

    Më pas ai luajti për Galatasaray, Olympiakos, Fatih Karagumruk dhe Fenerbahçe, por nuk arriti ta shfrytëzonte potencialin e tij në asnjë nga klubet. /Telegrafi/


  • FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor, organizohet “Dita e Forcës”

    Forca e Sigurisë e Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast kazermat e saj do të jenë të hapura për vizitorët.

    Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Dyert për vizitorët do të hapen në kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

    Forca e Sigurisë e Kosovës do të realizojë “Ditën e Forcës” më 27 Nëntor nga ora 10:00- 13:30.

    “Dita e Forcës” do të jetë ditë e hapur për vizitorët të cilët do të kenë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin të cilët do të jenë aty për ju.

    Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë kazermat e FSK-së në:

    Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë, Prizren.

    Ndërsa në kazermën “Adem Jashari” prezentë do të jenë udhëheqësit e lartë shtetëror.

    Ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës- Ditën e Ushtrisë.

    Burimi: Insajderi

  • Nufi: Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s, për kohën vendos Aleanca

    Nufi: Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s, për kohën vendos Aleanca

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, komentoi në një intervistë mbrëmjen e djeshme, organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, sigurinë e tij dhe kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë.

    I pyetur nëse Samiti i NATO-s mund të mos zhvillohet në Tiranë për arsye sigurie, ministri i hodhi poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i takimit të Aleancës.

    Ai shtoi se për kohën se kur mbahet Samiti, vendosin zyrtarët e Aleancës së Traktatit të Veriut.

    “Nuk është e vërtetë që të mos mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë për arsye sigurie. Do të mbahet Samiti, patjetër. Mund të shtyhet dhe sa duket do shtyhet, më 2028, por do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Rregullat njëherë në sa vjet mbahet Samiti, vendosen nga NATO”, deklaroi Nufi.

    Gjatë intervistës, ministri Nufi është ndalur edhe te buxheti i Mbrojtjes dhe modernizimi i Forcave të Armatosura, si dhe roli i ushtrisë në përballimin e emergjencave civile.

    Ministri u shpreh se Shqipëria ka në dispozicion fondin më të madh historik, ndërsa pjesa kryesore e investimeve do të shkojë për modernizimin e ushtrisë dhe shtimin e kapaciteteve ushtarake.

    “Ne kemi buxhetin më të madh historik, 10 miliardë euro. Ky është buxheti më i madh edhe i Ministrisë së Mbrojtjes, ku pjesa më e madhe shkon për modernizimin e ushtrisë shqiptare. Bëhet fjalë për dronë dhe flotë helikopterësh, kapacitete ushtarake që lidhen me forcat dhe komandat e ushtrisë”, deklaroi Nufi.

    I pyetur se çfarë mundësish ka Shqipëria për t’u mbrojtur në rast të një sulmi nga një shtet tjetër, Ministri Nufi theksoi se vendi disponon kapacitete për të parandaluar avancimin e forcave armike në territorin shqiptar.

    Ai nënvizoi se shpenzimet për Mbrojtjen duhet të jenë në raport edhe me nevojat e sektorëve të tjerë.

    “Nuk është e vërtetë që ne nuk bëjmë asgjë. Ne kemi kapacitete ushtarake për të parandaluar avancimin e forcave armike apo kundërshtare në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe janë në përputhje me Aleancën e NATO-s. A duhet të ishte e rëndësishme që të kemi më tepër shpenzime? Patjetër, por kemi pyetjen tjetër se përse paratë të mos shkojnë në arsim apo në fusha të tjera”, u shpreh ministri.

    Sa i përket angazhimit të Forcave të Armatosura në shuarjen e zjarreve, Nufi theksoi se misioni i ushtrisë është shumë më i gjerë dhe nuk kufizohet vetëm te emergjencat civile.

    Sipas tij, efektivët kanë qenë në shërbim të qytetarëve përmes ndërhyrjeve nga toka dhe ajri.

    “Forcat e Armatosura janë krenari për vendin. FA kanë bërë edhe punën e fikjes së zjarreve, por kanë edhe shumë punë të tjera. Kanë kryer fikje zjarri, duke iu shërbyer qytetarëve dhe duke i ndihmuar ata me operacione nga toka dhe nga ajri”, deklaroi ministri Nufi.

    Burimi: RTKLive

  • Jashari takon komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

    Jashari takon komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

    Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e përvojave profesionale, bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e trajnimit ushtarak dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

    Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe trajnimit ushtarak për zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale të personelit.

    Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake.

    Burimi: RTKLive

  • KFOR-i: Përkushtimi ynë ndaj Kosovës mbetet i palëkundur

    KFOR-i: Përkushtimi ynë ndaj Kosovës mbetet i palëkundur

    Kjo u bë e ditur pas takimit të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përpjekjet e misionit për të optimizuar praninë dhe kapacitetet e tij, duke marrë parasysh përmirësimin e situatës së sigurisë.

    KFOR-i theksoi se çdo përshtatje e pranisë së tij do të jetë graduale, e bazuar në kushtet e sigurisë dhe e kthyeshme në rast se zhvillimet në terren e kërkojnë një gjë të tillë.

    Burimi: RTKLive