Author: Momenti

  • U dënua me 7 vjet burgim për hakimin e GTA 6, lirohet 21 vjeçari shqiptar

    U dënua me 7 vjet burgim për hakimin e GTA 6, lirohet 21 vjeçari shqiptar

    U dënua me 7 vjet burgim për hakimin e GTA 6, lirohet 21 vjeçari shqiptar

    21 vjeçari shqiptar, Arion Kurtaj, që qëndron pas një prej sulmeve më të bujshme kibernetike ndaj kompanisë Rockstar Games, është dënuar me shtatë vite burg nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Megjithatë, i riu është liruar, pasi kishte kaluar një periudhë të konsiderueshme në paraburgim, shkruan BBC-ja.

    Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht pasi arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, duke vjedhur rreth 90 video nga loja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA VI), përpara publikimit të saj.

    Kurtaj publikoi disa prej pamjeve në internet, nën pseudonimin TeaPotUberHacker, duke kërcënuar gjithashtu se do të nxirrte kodin burimor të lojës nëse kompania nuk do të kontaktonte me të.

    21-vjeçari, i cili ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, pranoi gjithashtu përfshirjen në një seri sulmesh kibernetike ndaj kompanive të mëdha, përfshirë BT/EE, Revolut dhe Uber. Sulmet u kryen gjatë periudhës gusht 2021-shtator 2022, kur ai ishte ende adoleshent.

    Gjatë dhënies së vendimit në Gjykatën e Kurorës në Ëoolëich, gjykatësi Turner e cilësoi Kurtajn një të ri me aftësi të jashtëzakonshme, duke i bërë thirrje të mos i përdorë talentet e tij për aktivitete kriminale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Albini i vogël”, emërohet ambasador në Japoni

    “Albini i vogël”, emërohet ambasador në Japoni

    “Albini i vogël”, emërohet ambasador në Japoni

    Gazmend Gjyshinca është zgjedhur ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook deputeti nga Vushtrria Sylejan Meholli, i cili e ka uruar Gjyshincën për detyrën e re diplomatike.

    “Të uroj sukseset më të larta, shok i dashur Gaz, në karrierën diplomatike! Uroj të na bësh krenarë Vushtrrinë dhe Kosovën”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Insajderi

  • Nga vera franceze te dielli i mesnatës në Norvegji, shtatë garat më të pazakonta të vrapimit në Evropë

    Nga vera franceze te dielli i mesnatës në Norvegji, shtatë garat më të pazakonta të vrapimit në Evropë

    Nga degustimet e verës në Francë te maratonat nën diellin e mesnatës në Norvegji, këto shtatë aktivitete evropiane bashkojnë sportin, argëtimin dhe turizmin, duke tërhequr mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

    Burimi: Dukagjini

  • Vrasje në tentativë në Lipjan, disa të mitur përleshen fizikisht

    Vrasje në tentativë në Lipjan, disa të mitur përleshen fizikisht

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë, ku një person është therur me thikë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

    Rasti ka ndodhur të hënën në Lipjan, në ora 10:30.

    “Raportohet se janë përleshur fizikisht në mes vete disa persona të moshës së mitur. Si pasojë, një mashkull kosovar i therur me thikë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë janë arrestuar”, thuhet në raport

    Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • Samsung shpjegon teknologjinë e re që rrit rrezen e gjetjes së Galaxy SmartTag3

    Samsung shpjegon teknologjinë e re që rrit rrezen e gjetjes së Galaxy SmartTag3

    Samsung ka publikuar detaje rreth teknologjisë që qëndron pas funksioneve të gjetjes së pajisjes Galaxy SmartTag3, duke zbuluar edhe një veçori të re që e bën gjurmuesin më praktik.

    Përmirësimi kryesor është Compass View, i cili përdor teknologjinë Bluetooth 6.0 Channel Sounding për të treguar drejtimin dhe distancën e etiketës deri në 60 metra larg. Kjo është rreth tri herë më shumë sesa rrezja e ofruar nga SmartTag2, transmeton Telegrafi.

    Ndryshe nga Bluetooth Low Energy, i cili e vlerëson afërsinë përmes fuqisë së sinjalit, Channel Sounding mat ndryshimet në fazën dhe kohën e përhapjes së valëve radio në disa kanale, duke mundësuar përcaktim më të saktë të distancës. Kur telefoni afrohet në më pak se 20 metra nga etiketa, aktivizohet teknologjia UWB për saktësi edhe më të madhe.

    Megjithatë, Channel Sounding për momentin mbështetet vetëm nga modelet Galaxy Z Fold8 Ultra, Z Fold8, S26 Ultra dhe S26+.

    Kur etiketa ndodhet jashtë rrezes së Bluetooth-it të telefonit, ajo mbështetet te rrjeti Galaxy Find Network, i cili përbëhet nga më shumë se 900 milionë pajisje Galaxy. Këto pajisje e përcjellin në mënyrë anonime sinjalin e etiketës drejt serverëve të SmartThings.

    Përmes funksionit Location History, përdoruesit mund të shohin në hartë vendet ku është zbuluar etiketa gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas rendit kronologjik. Të dhënat më të vjetra fshihen automatikisht.

    Samsung thotë se të dhënat e vendndodhjes janë të enkriptuara me një çelës privat unik për secilën pajisje. Kjo nënkupton se vetëm pronari mund t’i shohë ato, ndërsa as serverët e llogarive të Samsung-ut dhe as pajisjet që përcjellin sinjalin nuk kanë qasje në këtë informacion.

    Një tjetër risi vjen përmes përditësimit të aplikacionit SmartThings. Funksioni “Notify when arriving or leaving”, i cili më parë funksiononte vetëm me SmartThings Station, tashmë mbështetet edhe nga Smart Home Hubs dhe televizorët Samsung me funksionalitet të integruar të hub-it.

    Kështu, përdoruesit mund të marrin njoftim kur një kafshë shtëpiake ose një objekt i pajisur me SmartTag3 hyn apo del nga shtëpia. Meqë sistemi kontrollon nëse hub-i po e pranon sinjalin e etiketës, kjo mënyrë mund të jetë më e besueshme se GPS-i, i cili shpesh nuk përcakton me saktësi vendndodhjen brenda ndërtesave.

    Samsung gjithashtu mundëson ndarjen e vazhdueshme të vendndodhjes së një etikete me deri në 19 anëtarë të një grupi SmartThings, përfshirë përdoruesit e pajisjeve iOS. Alternativisht, mund të dërgohen lidhje me vlefshmëri prej 12 orësh, 24 orësh ose shtatë ditësh, te deri në pesë persona që kanë llogari Samsung, pa qenë nevoja ta instalojnë aplikacionin SmartThings.

    Megjithatë, disa funksione, përfshirë Compass View, Ring Phone dhe Left Behind Alert, nuk janë të disponueshme në pajisjet iOS. /Telegrafi/

  • Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon për diversitetit mediatik

    Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon për diversitetit mediatik

    Maqedonia e Veriut u rendit e para midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Indeksin e ri të Diversitetit të Medias, i cili vlerëson përfaqësimin e grupeve të ndryshme shoqërore në media, përfshirjen dhe mekanizmat për të siguruar qasje dhe trajtim të barabartë.

    Në pilot-anketën u mbuluan Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina. Maqedonia shënoi 51.25 nga një maksimum prej 80 pikësh, përpara Kosovës, e cila ka 50 pikë, Malit të Zi me 43.5, Serbisë me 41.25, Shqipërisë me 40 dhe Bosnjës dhe Hercegovinës me 39.25 pikë.

    Indeksi nuk mat vetëm lirinë e medias, por përqendrohet edhe në masën në të cilën sistemi mediatik lejon që grupe të ndryshme në shoqëri të përfaqësohen, si në përmbajtjen mediatike ashtu edhe në zyrat editoriale dhe institucionet që rregullojnë sektorin e medias.

    Vlerësimi merr në konsideratë ligjet dhe rregulloret, diversitetin e punonjësve të medias, politikat e punësimit, përfaqësimin e grupeve të ndryshme, qasjen në përmbajtjen mediatike dhe mekanizmat për raportimin e diskriminimit.

    Faktorët që ndikojnë në rezultate përfshijnë trajtimin e gjuhës së urrejtjes, qasjen e përmbajtjes për personat me shikim dhe dëgjim të kufizuar, barazinë gjinore në redaksi dhe raportim, përfaqësimin e grupeve të ndryshme shoqërore dhe qasjen në internet me shpejtësi të lartë në zonat më pak të zhvilluara dhe të largëta.

    Raporti pohon se rezultati më i lartë i Maqedonisë është pjesërisht për shkak të dispozitave ligjore ekzistuese për median e komunitetit dhe mekanizmave për njohjen e diskriminimit në vendin e punës në media, duke përfshirë diskriminimin ndaj gazetareve gra. Megjithatë, autorët theksojnë se indeksi vlerëson rregulloret dhe mekanizmat, si dhe zbatimin e tyre, dhe nuk përfaqëson një vlerësim të përgjithshëm të lirisë ose pavarësisë së medias.

    Indeksi është një projekt pilot i Qendrës së Kërkimit të Diversitetit të Medias, i cili synon të zhvillojë një sistem të krahasueshëm ndërkombëtarisht për vlerësimin e diversitetit dhe përfshirjes së medias. Hulumtimi u krye përmes një pyetësori ekspertësh dhe rezultatet duhet të shërbejnë si bazë për identifikimin e fushave në të cilat nevojiten përmirësime.

  • Transferimi i Erling Haaland, mundësi e artë për Real Madridin

    Transferimi i Erling Haaland, mundësi e artë për Real Madridin

    Transferimi i Erling Haaland, mundësi e artë për Real Madridin

    Real Madridi mund të ketë një mundësi të artë për të transferuar Erling Haalandin nga Manchester City. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Defensa Central, sulmuesi norvegjez mund të ketë një klauzolë largimi në kontratën e tij me vlerë shumë më të ulët sesa ishte menduar më parë.

    Gazetari i ABC-së, Rubén Cañizares, ka zbuluar se klauzola mund të jetë ndërmjet 100 dhe 150 milionë eurove. Sipas tij, rrethi i afërt i Haalandit, ku përfshihet edhe babai i tij, dëshiron që futbollisti të transferohet në Santiago Bernabeu.

    Situata te Manchester City mund të ndikojë gjithashtu në të ardhmen e norvegjezit. Largimi i Pep Guardiolës, ardhja e Enzo Marescas dhe rezultatet jo të mira të skuadrës kanë rikthyer spekulimet për një aventurë të re të sulmuesit.

    Megjithatë, transferimi i tij do të krijonte një problem të madh për Jose Mourinhon.

    Në skuadër janë tashmë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Yan Diomande.

    Sipas gazetarit spanjoll, ardhja e Haalandit mund të kërkojë largimin e njërit prej yjeve aktualë, ndërsa Vinicius përmendet si emri që mund të sakrifikohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në

    Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në

    Presidentja, në cilësinë e komandantes supreme të FSK-së, është pritur me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

    Gjatë vizitës, Shiroka-Pula do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Burimi: RTKLive

  • CR7 bëhet objekt kritikash në Arabinë Saudite: Është barrë për ekipin

    CR7 bëhet objekt kritikash në Arabinë Saudite: Është barrë për ekipin

    Sulmuesi portugez po përballet me pikëpyetje rreth ndikimit të tij në lojën e Al Nassrit, ndërsa synimi për të arritur shifrën historike prej 1.000 golash në karrierë po bëhet gjithnjë e më shumë temë diskutimi.

    Në ndeshjen e fundit, Al Nassr pësoi humbje 3-1 ndaj Al Ahli. Ronaldo arriti të shënojë një gol, por gjithashtu dështoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke mos arritur ta ndihmojë skuadrën të shmangte humbjen.

    Kritikat më të forta ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë erdhën nga ish-mbrojtësi saudit, Hussein Abdulghani, i cili vlerëson se Ronaldo nuk po kontribuon mjaftueshëm në lojën kolektive të ekipit.

    “Problemin e Al Nassrit të gjithë e dinë, por askush nuk e sheh. E dimë se Ronaldo ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm, por pyetja është nëse ai është ende i dobishëm për skuadrën, sidomos në ndeshjet e mëdha”, deklaroi Abdulghani.

    Ai theksoi se detyra e një sulmuesi nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave, duke kritikuar kontributin e Ronaldos në fazat e tjera të lojës.

    “Shënimi i golave nuk është detyra e vetme e një sulmuesi. Ai nuk mund të shënojë një gol dhe më pas të bëhet barrë për ekipin gjatë pjesës tjetër të ndeshjes. Ronaldo është lojtar i madh, por nuk mund të bëjë më dallimin”, u shpreh ish-futbollisti.

    Abdulghani pati edhe një koment ironik për objektivin e portugezit për të arritur 1.000 gola në karrierë.

    “Tifozët po luten që Ronaldo ta shënojë golin e tij të njëmijtë dhe që kjo çështje të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, përfundoi ai.

    Ronaldo, i cili tashmë është 41-vjeçar, vazhdon të jetë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, por paraqitjet e tij në ndeshjet vendimtare po shkaktojnë gjithnjë e më shumë debat në Arabinë Saudite.

    Burimi: RTKLive

  • Ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës shpallet i pafajshëm nga Gjykata

    Ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës shpallet i pafajshëm nga Gjykata

    Ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës shpallet i pafajshëm nga Gjykata

    Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

    Sipas Top Channel, pas vendimit, Breçani ka reaguar duke thënë se: “Drejtësia foli, drejtësia u vu në vend”.

    Çështja ndaj tij kishte kaluar në Gjykatën e Tiranës, pasi Gjykata e Posaçme kishte shpallur moskompetencën për gjykimin e rastit.