Author: Momenti

  • Maqedonci: Siguria kibernetike, prioritet për FSK-në

    Maqedonci: Siguria kibernetike, prioritet për FSK-në

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026”, të organizuar nga Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

    Maqedonci tha se siguria kibernetike është komponent kyç i sigurisë kombëtare, duke theksuar se do të vazhdojnë investimet në teknologji, profesionalizëm dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

    “Ky ushtrim shënon të parin e këtij lloji të realizuar nga Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kinernetike. Funksionalizimi i Qendrës në FSK është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke dëshmuar rëndësinë e partneritetit në zhvillimin e kapaciteteve tona në fushën e sigurisë kibernetike. Siguria kibernetike është komponent kyç i sigurisë kombëtare. Përballimi i kërcënimeve bashkëkohore kërkon kapacitete të avancuara, përgatitje profesionale dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. Si Ministër i Mbrojtjes, mbetet prioritet zhvillimi dhe avancimi i kapaciteteve të FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike. Do të vazhdojmë të investojmë në dije, teknologji dhe profesionalizëm, si dhe të forcojmë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët tanë strategjikë, për një Republikë të Kosovës më të sigurt dhe më të qëndrueshme përballë sfidave të së ardhmes”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Burimi: RTKLive

  • Një ëndërr që e solli nga Amerika në Evropë, talenti Valton Haxhiu nuk ndalet së luftuari për sukses dhe ftesën e Kosovës U21

    Një ëndërr që e solli nga Amerika në Evropë, talenti Valton Haxhiu nuk ndalet së luftuari për sukses dhe ftesën e Kosovës U21

    Valton Haxhiu po e ndërton karrierën e tij në futboll përmes një rrugëtimi që nisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdoi në Gjermani dhe tashmë po shkruan një kapitull të ri në Kosovë, te Prishtina e Re.

    Haxhiu luan si sulmues krahu dhe dallohet për shpërthimet e fuqishme, goditjen e fortë dhe aftësinë e mirë në kërcim, cilësi që i japin mundësi të jetë i rrezikshëm në fazën sulmuese.

    Që ta ndiqte ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist, Valton Haxhiu ka lënë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sfiduar veten në Evropë.

    Rrugëtimi i tij e çoi fillimisht në Gjermani, ku iu bashkua Kaiserslauternit U19 dhe u përball me intensitetin e konkurrencën e futbollit evropian, përpara se të vazhdonte rrugën në Kosovë, te Prishtina e Re.

    Sot, 20-vjeçari synon të zhvillohet sa më shumë si futbollist, të ndihmojë skuadrën drejt inkuadrimit në Superligë dhe të afrohet me një tjetër ëndërr të madhe: veshjen e fanellës së Kombëtares së Kosovës, fillimisht U21, pastaj edhe atë A.

    Nga hobi në ëndrrën për futboll profesionist

    Rrugëtimi i Haxhiut në futboll nisi që në moshën katërvjeçare, kur prindërit e dërguan në futboll për të bërë aktivitet fizik.

    Me kalimin e viteve, megjithatë, ky sport u shndërrua në një pjesë të rëndësishme të jetës së tij.

    “Rrugëtimi im në futboll nisi thjesht si një hobi. Që nga mosha 4-vjeçare, prindërit më dërguan në futboll vetëm për të bërë aktivitet fizik. Mirëpo, me kalimin e viteve, kuptova se futbolli nuk ishte thjesht një sport për mua, por një mënyrë jetese. Duke parë futbollistët e mëdhenj dhe emocionet e tyre kur shënonin gola, fillova të ëndërroja që një ditë t’i përjetoja edhe unë ato momente. Kjo më motivoi ta ndiqja futbollin profesionalisht”, tregon Haxhiu për Telegrafin.

    Përvoja në futbollin gjerman

    Pasi përfundoi shkollën e mesme në Amerikë dhe mbushi 18 vjet, Haxhiu vendosi të provonte veten në futbollin evropian. Ai iu bashkua Kaiserslauternit U19 në Gjermani, ku u përball me një nivel tjetër të futbollit dhe me konkurrencë të lartë.

    “Pasi mbusha 18 vjet dhe përfundova shkollën e mesme në Amerikë, vendosa ta sfidoja veten në futbollin evropian. U bëra pjesë e Kaiserslauternit U19 në Gjermani, ku filloi një sfidë e re për mua”.

    “Aty u përballa me një futboll më cilësor, me intensitet dhe konkurrencë shumë të lartë. Ishte një përvojë shumë e rëndësishme, që më ndihmoi të zhvillohem si futbollist dhe të kuptoj më mirë kërkesat e futbollit profesionist”, shprehet ai.

    Prishtina e Re, kapitulli i ri në karrierë

    Pas aventurës në Gjermani, mundësia për t’u kthyer në Kosovë erdhi përmes disa kontakteve që i mundësuan të provonte veten te Prishtina e Re.

    Ai arriti ta bind klubin prishtinas, fal drejtorit sportiv Sami Borovci, i cili kishte besuar në talentin e tij, pastaj edhe të trajnerit Qëndrim Kida.

    “Mundësia për të ardhur në Kosovë erdhi falë disa kontakteve që kisha. Përmes tyre arrita të siguroja prova te Prishtina e Re. Ishte një mundësi e mirë për mua që të vazhdoja karrierën dhe të provoja veten në futbollin e Kosovës”, tregon Haxhiu.

    Ai thotë se përshtatja në klub ishte e lehtë falë pritjes së mirë nga drejtuesit, trajnerët dhe bashkëlojtarët. Për Haxhiun, ky është një hap i rëndësishëm, pasi te Prishtina e Re u bë për herë të parë pjesë e futbollit senior.

    “Që nga dita e parë jam pritur shumë mirë nga të gjithë, duke filluar nga kryesia e klubit, stafi i trajnerëve e deri te bashkëlojtarët”

    “Këtu për herë të parë u bëra pjesë e futbollit senior, duke luajtur dhe stërvitur me futbollistë profesionistë. Ky ambient më ka ndihmuar shumë të përshtatem, të fitoj përvojë dhe të zhvillohem si lojtar”, deklaron ai.

    Goli i parë dhe synimi për inkuadrim në Superligë

    Edhe pse te Prishtina e Re, ka një nivel të lartë, të gjithë lojtarë që kanë luajtur në Superligën e Kosovës dhe emra të dëshmuar, por Valtoni ka fituar minutat e tij dhe tashmë ka filluar të lërë shenjë.

    Një nga momentet më të veçanta për Haxhiun te Prishtina e Re ishte shënimi i golit të parë të mërkurën në fitoren ndaj Lepencit. Ai e vlerëson këtë moment si shpërblim për punën e vazhdueshme dhe besimin që i ka dhënë trajneri Kida.

    telegrafi.com

    “Shënimi i golit të parë ishte një moment shumë i veçantë për mua. Pas një periudhe stërvitjesh dhe pune të vazhdueshme, trajneri Kida më besoi minutat dhe jam shumë i lumtur që arrita ta shpërblej besimin e tij me gol. Edhe golin ia dedikova trajnerit për besimin që ka treguar ndaj meje. Synimi im është të kontribuoj sa më shumë me gola dhe paraqitje të mira, ndërsa objektivi ynë kryesor si ekip është kualifikimi në Superligë”, thotë Haxhiu.

    Ylli 20 vjeçar u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe përveç golit, ai arriti ta godas edhe shtyllën.

    Përvoja me Kosovën U19 dhe ëndrra për Kombëtaren

    Haxhiu ka pasur mundësinë të jetë pjesë edhe e një kampi të Kombëtares së Kosovës U19, të organizuar në New York, gjatë kohës kur jetonte në Amerikë. Ai ishte ftuar nga ish-përzgjedhësi Adil Maliqi dhe gjatë grumbullimit zhvilloi edhe një ndeshje miqësore.

    “Po, gjatë kohës që isha në Amerikë, pata mundësinë të merrja pjesë në një kamp të Kombëtares së Kosovës U19, të organizuar në New York. Isha i ftuar nga ish-përzgjedhësi Adil Maliqi, ku zhvilluam edhe një ndeshje miqësore. Ishte një përvojë shumë e mirë për mua dhe një motivim i madh për të vazhduar të punoj drejt synimeve të mia”, tregon futbollisti.

    Edhe pse është lindur dhe rritur jashtë Kosovës, Haxhiu e ka të qartë një nga synimet më të mëdha të karrierës së tij: përfaqësimin e vendit të prejardhjes.

    “Patjetër që është një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Edhe pse jam lindur dhe rritur jashtë Kosovës, gjithmonë kam pasur dëshirë ta përfaqësoj vendin dhe popullin prej nga vij. Për mua do të ishte një krenari e jashtëzakonshme ta veshja fanellën e Kombëtares së Kosovës. Do të punoj fortë që fillimisht të ftohem nga Kosova U21. Për momentin jam i fokusuar të zhvillohem sa më shumë si futbollist, të kem paraqitje të mira me klubin dhe të punoj fort që në të ardhmen të arrij nivele sa më të larta në futboll, pastaj besoj që edhe ftesa do të vij”, nënvizoi sulmuesi i krahut.

    Mësimet nga futbolli amerikan dhe gjerman

    Përvoja në Amerikë dhe Gjermani i ka ndihmuar të zhvillojë aspekte të ndryshme të lojës. Nga futbolli amerikan ka përfituar në zhvillimin individual dhe përgatitjen fizike, ndërsa në Gjermani ka mësuar rëndësinë e disiplinës, taktikës dhe konkurrencës.

    “Nga futbolli amerikan kam përfituar shumë në aspektin e zhvillimit individual dhe të përgatitjes fizike. Ndërsa në Gjermani kam mësuar rëndësinë e disiplinës, intensitetit, taktikës dhe konkurrencës. Besoj se këto përvoja më kanë ndihmuar të formohem si futbollist dhe mundohem t’i zbatoj çdo ditë në stërvitje dhe në ndeshje”, shprehet ai. /Telegrafi/

  • ​OVL-UÇK pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen: Thirrje partive të mos bëjnë politikë me këtë ligj

    ​OVL-UÇK pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen: Thirrje partive të mos bëjnë politikë me këtë ligj

    OVL-UÇK reagoi ndaj kthimit në Kuvend në rishqyrtim të Ligjit për Specialen nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së.

    Kjo organizatë u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake.

    “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po e përcjell me shqetësim debatin rreth plotësimeve dhe ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Ky ligj ka rëndësi të veçantë për luftën tonë dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndaj të cilëve në shkallën e parë është shqiptuar dënim i papranueshëm, i padrejtë dhe krejtësisht politik.

    OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake.

    Sipas ekspertëve juridikë që e mbështesin OVL-në e UÇK-së, ligji nuk ka asnjë pengesë juridike dhe miratimi i tij varet vetëm nga vullneti politik”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

    Sipaskësaj organizate, edhe përfshirja e çështjes së faljes për krime lufte po cilësohet gabimisht si antikushtetuese, sepse edhe ligji ekzistues për Dhomat e Specializuara, shprehimisht e rregullon çështjen e faljes dhe të zbutjes së dënimit, duke ia lënë këtë kompetencë direkt Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

    “OVL UÇK, vlerëson se tani kur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë dëshmuar gatishmëri e vullnet të mirë për ta votuar këtë ligj, propozimet për dispozita të reja nuk duhet të shërbejnë si arsye për zvarritjen apo pengimin e procesit.

    OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive politike që, në rast se ligji rikthehet në Kuvend, plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të bëhen pa vonesa dhe të miratohen me procedurë të përshpejtuar.

    Në të kundërtën, OVL UÇK paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve dhe protestave në mbrojtje të kërkesave të veteranëve dhe të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim.

  • Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

    Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

    Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

    Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, ka treguar se si dëshiron të kujtohet nga njerëzit, duke theksuar se për të rëndësi ka pasur gjithmonë lufta për të arritur qëllimet dhe ëndrrat.

    “Dua të kujtohem si një sportist i madh, që gjithmonë ka luftuar për t’i arritur qëllimet dhe ëndrrat e tij”, është shprehur Messi.

    Ai ka theksuar se jo gjithmonë ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për t’i realizuar synimet e tij.

    “Ndonjëherë ia dola të arrija atë që dëshiroja, ndonjëherë jo, por nuk ndalova kurrë së luftuari për t’i fituar të gjitha”, thuhet në mesazhin e yllit argjentinas.

    Karriera e Messit është shoqëruar me suksese të shumta në nivel klubesh dhe me kombëtaren e Argjentinës, duke e bërë atë një nga emrat më të njohur në historinë e futbollit.

    GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Konfirmohet raportimi ekskluziv i Sinjalit për arrestimin e një personi me drogë në Podujevë – Policia jep detaje

    Konfirmohet raportimi ekskluziv i Sinjalit për arrestimin e një personi me drogë në Podujevë – Policia jep detaje

    Konfirmohet raportimi ekskluziv i Sinjalit për arrestimin e një personi me drogë në Podujevë – Policia jep detaje

    Gazeta Sinjali ka raportuar sot për arrestimin e një personi në Podujevë, nën dyshimin se po paketonte marihuanë me qëllim të shitjes, ndërsa tashmë Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku janë sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe një armë zjarri.

    Sipas njoftimit të Policisë, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, ka kontrolluar një objekt të pashfrytëzuar, ku ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, kokainë, cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike, cigare elektronike dhe një peshore digjitale.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe një pistoletë me karikator dhe fishekë.

    Në lidhje me rastin, një person është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja

    A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja

    A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja

    Vendimi i presidentes Justina Shiroka-Pula për ta kthyer në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara ka hapur një kapitull të ri të debatit politik në Kosovë, vetëm pak javë pas protestave që u shoqëruan me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë.

    Ligji, i miratuar më 6 tetor me 88 vota, është rikthyer për rishqyrtim pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte iniciuar ndryshimet ligjore.

    Ky zhvillim ka nxitur reagime edhe brenda vetë PDK-së. Ish-deputeti Bekim Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë kryesisë së partisë, duke kërkuar që kjo të ndodhë deri në mesnatë.

    A mund të rikthehen protestat?

    Kthimi i ligjit vjen pas një periudhe protestash në Prishtinë, të organizuara nga iniciativa “Jo në emrin tim”, në kundërshtim të dënimeve të shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Më 5 tetor, gjatë protestave në kryeqytet, pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa u përdorën edhe gaz lotsjellës dhe topa uji.

    Sipas Policisë, gjashtë zyrtarë policorë u lënduan, 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore dhe tre protestues u shoqëruan në stacion policor.

    Protestat përfunduan më 6 tetor, pas arritjes së marrëveshjes politike për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.

    Tani, pas vendimit të presidentes, shtrohet pyetja nëse pakënaqësitë do të shprehen sërish përmes protestave apo nëse debati do të vazhdojë brenda institucioneve.

    Deri më tani, nuk ka një paralajmërim të konfirmuar për organizimin e protestave të reja si pasojë e vendimit të 22 tetorit.

    Përçarje dhe reagime brenda PDK-së

    Reagimi i Bekim Haxhiut ka sjellë në vëmendje edhe mospajtimet brenda PDK-së lidhur me mënyrën e trajtimit të Ligjit për Specialen.

    Ai ka kërkuar që Këshilli Drejtues të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të përkohshme deri në organizimin e zgjedhjeve të reja partiake.

    Në anën tjetër, deputetja Ganimete Musliu ka deklaruar se rishqyrtimi i ligjit është pjesë e procedurave kushtetuese dhe se deputetët duhet të kontribuojnë në këtë proces.

    Fjala e radhës i takon Kuvendit

    Sipas Kushtetutës, Kuvendi mund ta miratojë sërish ligjin me të paktën 61 vota.

    Megjithatë, mbetet të shihet se si do të trajtohen dispozitat e kontestuara dhe nëse subjektet politike do të arrijnë pajtueshmëri për ndryshimet.

    Ndërsa procedurat parlamentare pritet të vazhdojnë, vëmendja mbetet edhe te reagimet e organizatave dhe qytetarëve që kanë protestuar më herët për çështjen e Gjykatës Speciale.

    Për momentin, rikthimi i protestave mbetet një pyetje e hapur, jo një zhvillim i konfirmuar.

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Konfirmohet raportimi ekskluziv i Sinjalit për arrestimin e një personi me drogë në Podujevë – Policia jep detaje

    Konfirmohet raportimi ekskluziv i Sinjalit për arrestimin e një personi me drogë në Podujevë

    Konfirmohet raportimi ekskluziv i Sinjalit për arrestimin e një personi me drogë në Podujevë – Policia jep detaje

    Gazeta Sinjali ka raportuar sot për arrestimin e një personi në Podujevë, ndërsa tashmë Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku janë sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe një armë zjarri.

    Sipas njoftimit të Policisë, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, ka kontrolluar një objekt të pashfrytëzuar, ku ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, kokainë, cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike, cigare elektronike dhe një peshore digjitale.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe një pistoletë me karikator dhe fishekë.

    Në lidhje me rastin, një person është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Çeku priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë

    Çeku priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit dhe mundësitë për avancimin e tij.

    Luksemburgu është partner i rëndësishëm i Kosovës në zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional. Përmes projekteve të financuara nga Qeveria e Luksemburgut dhe të zbatuara nga agjencia LuxDev, bashkëpunimi përfshin mbështetjen e arsimit dual, lidhjen e shkollave profesionale me bizneset dhe zhvillimin e shkathtësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

    “Takimi shërbeu për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve arsimore të të dyja vendeve”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Burimi: RTKLive

  • Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim

    Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim.

    “Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj. Është konsultuar me këdo që është dashur të konsultohet.Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji. E di sa punë, sa përpjekje dhe sa përgjegjësi ka pasur pas tij. Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe me vendosmëri për ta ruajtur thelbin e tij”, ka shkruar ai në Facebook”.

    Gruda tha se nuk tërhiqet nga bindja e tij dhe nuk distancohet nga e tij dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua.

    “Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj. Për të tjerat, këtu do të jemi dhe do të flasim”, tha Gruda.

    Burimi: RTKLive

  • Në Klinikën e Urologjisë në Shkup janë kryer 15 transplantime të veshkave këtë vit, edhe tri të tjera deri në fund të vitit

    Në Klinikën e Urologjisë në Shkup janë kryer 15 transplantime të veshkave këtë vit, edhe tri të tjera deri në fund të vitit

    Në Klinikën Universitare të Urologjisë këtë vit janë kryer 15 transplantime të veshkave, krahasuar me 11 gjatë gjithë vitit 2025. Deri në fund të vitit planifikohen edhe tri transplantime nga dhurues të gjallë.

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës te tre pacientë të transplantuar së fundmi, dy nga dhurues të ndjerë dhe një nga dhurues i gjallë, falënderoi familjarët për gjestin e tyre human.

    Ai theksoi se dhurimi i organeve shpëton jetë dhe u jep pacientëve mundësinë të jetojnë pa dializë.

    Gjatë vizitës, ministri shoqërohej nga koordinatorja kombëtare e transplantimeve, Biljana Kuzmanovska, dhe drejtorët e klinikave të Urologjisë dhe Nefrologjisë, Bashkim Shabani dhe Nikola Gjorgjievski.