Author: Momenti

  • Ushqimet e përpunuara dhe kanceri i zorrës së trashë - çfarë duhet të dini

    Ushqimet e përpunuara dhe kanceri i zorrës së trashë – çfarë duhet të dini

    Konsumi më i lartë i ushqimeve ultra të përpunuara nuk shoqërohet me një incidencë më të lartë të kancerit të zorrës së trashë, ka treguar një studim i madh amerikan i botuar në revistën PLOS Medicine.

    Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar se ajo që përmbahet në ushqim është thelbësore: disa lloje të produkteve ultra të përpunuara shoqërohen me rrezik më të ulët dhe disa me rrezik më të lartë.

    Studimi u drejtua nga Erikka Loftfield nga Instituti Kombëtar i Kancerit (NCI) i SHBA-së dhe përfshiu 461,682 amerikanë që u përfshinë në hulumtim në vitet 1995 dhe 1996, kur ishin midis 50 dhe 71 vjeç.

    Foto: Shutterstock

    Në fillim, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor rreth asaj se sa shpesh hanë ushqime të caktuara dhe më pas u ndoqën deri në vitin 2018, një mesatare prej 18.8 vjetësh.

    Gjatë asaj periudhe, midis tyre u diagnostikuan 10,075 raste të kancerit të zorrës së trashë.

    Ushqimet ultra të përpunuara përbënin mesatarisht 43 përqind të marrjes ditore të kalorive të pjesëmarrësve.

    Ata që hëngrën më shumë prej tyre nuk u sëmurën më shpesh sesa ata që hëngrën më pak.

    Bukë dhe drithëra po, produkte mishi jo

    Pamja është e ndryshme kur ushqimet ultra të përpunuara ndahen sipas llojit. Drithërat e plota, fibrat, produktet e qumështit dhe kalciumi nga burime ultra të përpunuara shoqërohen me më pak raste të kancerit të zorrës së trashë.

    Një model i tillë u tregua nga buka, drithërat e mëngjesit dhe ëmbëlsirat e ngrira dhe pijet me qumësht.

    Në të kundërt, mishi nga burime ultra të përpunuara shoqërohej me një rrezik më të lartë të sëmundjes.

    Ata që hëngrën mish dhe peshk më të përpunuar kishin një rrezik 10 për qind më të lartë se ata që hëngrën më pak. Pothuajse tre të katërtat e mishit të përpunuar që hëngrën pjesëmarrësit vinin nga produkte ultra të përpunuara.

    Studiuesit llogaritën gjithashtu se zëvendësimi i 10 përqind të ushqimeve ultra të përpunuara (sipas peshës) me ushqime minimalisht të përpunuara shoqërohej me një incidencë prej dy përqind më të ulët të kancerit të zorrës së trashë.

    Kufizimet e studimit

    Autorët paralajmërojnë se rezultatet mund të mos vlejnë për të gjithë.

    Shumica e pjesëmarrësve ishin burra të bardhë të moshuar, dhe dieta u regjistrua vetëm një herë, në fillim të studimit, kështu që ndryshimet në zakone gjatë dekadave pasuese nuk u gjurmuan.

    Furnizimi dhe konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara është rritur ndjeshëm që atëherë, gjë që ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim i marrjes aktuale.

    Studimi është vëzhgues, që do të thotë se tregon një lidhje, por nuk vërteton se një ushqim i caktuar rrit ose ul drejtpërdrejt rrezikun e kancerit.

    Studiuesit thanë gjithashtu se nuk mund të shqyrtonin ndikimin e aditivëve, siç janë emulsifikuesit, sepse nuk kishin të dhëna mbi përbërësit.

    Përfundimet e studimit, sipas autorëve, mbështesin rekomandimet ekzistuese: hani drithëra të plota, fibra, produkte qumështi dhe ushqime të pasura me kalcium, dhe shmangni mishin e përpunuar. /Telegrafi/

  • Bytyqi: Kjo qeveri ka politikë ekonomike dhe plane buxhetore të paqëndrueshme

    Bytyqi: Kjo qeveri ka politikë ekonomike dhe plane buxhetore të paqëndrueshme

    E vetmja gjë e qëndrueshme në politikën ekonomike të kësaj Qeverie është paqëndrueshmëria e planeve të saj buxhetore, vlerësoi deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në seancën e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet, kushtuar rishikimit të dytë të Buxhetit për vitin 2026.

    Ai paralajmëroi se për më pak se dhjetë muaj, Qeveria ka paraqitur tri konstrukte të ndryshme buxhetore, ndërsa deficiti mbetet dukshëm më i lartë se ai i planifikuar fillimisht dhe mjetet për investime kapitale po zvogëlohen.

    “Brenda dhjetë muajve kemi tri konstrukte buxhetore dhe të njëjtin udhëheqës, i cili vazhdimisht na shpjegon se gjithçka po zhvillohet sipas planit. Duket se e vetmja gjë e qëndrueshme në politikën ekonomike të kësaj Qeverie është paqëndrueshmëria e planeve të saj buxhetore. Populli prej kohësh ka thënë: ‘Matu dy herë, preje një herë’. Ndërsa kjo Qeveri, me sa duket, fillimisht pret e pastaj mat se sa ka gabuar. Dhe kështu tri herë. Por çmimin e çdo mase të gabuar e paguajnë qytetarët, e jo ata që e kanë marrë atë”, theksoi Bytyqi.

    Ai theksoi se deficiti buxhetor, i planifikuar fillimisht në 39,239 miliardë denarë, përkatësisht 3,5 për qind të PBB-së, me rishikimin e korrikut u rrit në 46,264 miliardë denarë ose 4,1 për qind të PBB-së, ndërsa me rishikimin e tetorit mbetet i pandryshuar.

    Në të njëjtën kohë, shpenzimet kapitale zvogëlohen nga 45,879 në 40,124 miliardë denarë, përkatësisht me 5,755 miliardë denarë. Ndërkaq, nëse përfshihet edhe komponenti i veçantë KAPEF, ulja e përgjithshme e komponentit kapital arrin në rreth 6,3 miliardë denarë.

    Sipas Bytyqit, kjo rishpërndarje konfirmon paralajmërimin e Këshillit Fiskal se deficiti shtesë praktikisht nuk është më i destinuar për rritjen e investimeve kapitale, por për mbulimin e shpenzimeve rrjedhëse.

    “Në korrik e mbronit rritjen e deficitit me argumentin se po siguronit mjete shtesë për investime kapitale. Ky ishte arsyetimi kryesor zhvillimor për rritjen e hendekut fiskal. Dhe kështu arrijmë te kthesa thelbësore. Investimet kapitale kthehen pothuajse në nivelin fillestar, por deficiti mbetet shtatë miliardë denarë më i lartë se sa ishte planifikuar fillimisht. Në korrik u merrnim më shumë borxh gjoja për të investuar më shumë. Në tetor investimet zvogëlohen, huamarrja mbetet, ndërsa Qeveria vazhdon të flasë për zhvillim”, theksoi Bytyqi.

    Duke folur për prioritetet zhvillimore, deputeti i LSDM-së vuri në dukje se me rishikimin e buxhetit zvogëlohen mjetet nga buxheti bazë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zonat zhvillimore teknologjike-industriale, investimet e huaja, zhvillimin e barabartë rajonal, energjetikën dhe infrastrukturën arsimore.

    Ai paralajmëroi edhe për luhatjet e hyrjeve nga investimet e huaja direkte, të cilat nga 218,6 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2026, kanë rënë në 18,7 milionë euro në tremujorin e dytë.

    Gjithashtu, ai shtoi se shpenzimet për pensionet po rriten, por rritja nominale e tyre nuk garanton domosdoshmërisht edhe rritje të fuqisë blerëse. Ndërsa varësia në rritje e fondit pensional nga transferet buxhetore ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit.

    “Interesi, ndryshe nga investimet kapitale, ka një përparësi të madhe: nuk varet nga aftësia e Qeverisë për të realizuar projekte. Ai vjen rregullisht, edhe kur zhvillimi vonohet. Në këtë pjesë nuk ka dështim”, tha Bytyqi, duke vënë në dukje se shpenzimet për interesa arrijnë në 21,094 miliardë denarë, shumë kjo që përbën më shumë se gjysmën e shpenzimeve të planifikuara kapitale.

    Ai paralajmëroi se borxhi publik, i cili më 30 qershor arriti në 10,726 miliardë euro, deri në fund të vitit mund të tejkalojë 11 miliardë euro. Për këtë arsye, ai kërkoi nga ministrja e Financave të shpjegojë se si trajtohen në evidencën zyrtare të borxhit publik huamarrjet shtesë të paralajmëruara.

    Bytyqi kërkoi nga Qeveria edhe një plan konkret për shlyerjen e detyrimeve të maturuara, por të papaguara, të subjekteve publike, të cilat në qershor arritën në 42,66 miliardë denarë. Ai kërkoi gjithashtu transparencë më të madhe lidhur me detyrimet që përfshihen në rishikimin e buxhetit.

    Sipas tij, shteti nuk duhet ta rrezikojë likuiditetin e kompanive duke i shtyrë pagesat e veta, përfshirë edhe rimbursimin në kohë të TVSH-së.

  • Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Mushkolaj kërkon sqarime nga PDK-ja: Çka ndryshoi nga 6 tetori?

    Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Mushkolaj kërkon sqarime nga PDK-ja: Çka ndryshoi nga 6 tetori?

    Analisti, Imer Mushkolaj ka vlerësuar se zhvillimet rreth kthimit në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të lidhen me një betejë të brendshme politike në Partinë Demokratike të Kosovës.

    Në Debat Plus në TV Dukagjini, Mushkolaj ka ngritur dyshime se ligji mund të jetë përdorur si kartë elektorale në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    “Kjo çka ka ndodhur, për mua është një çështje beteje brenda PDK-së. Se sa që diçka tjetër. Në fakt tu e pas parasysh kthimin e ligjit në Kuvend, atëherë ne mundemi të dyshojmë, që ndoshta qëllimi ka qenë të mos votohet dhe të shërbejë si kartë elektorale në zgjedhjet e jashtëzakonshme… thjesht e kanë krijuar një ligj aty, nuk kanë prit që votohet, shkojmë në zgjedhje, e shfrytëzojmë si betejë politike, partiake kundër partive tjera, në këtë rast kundër LVV dhe LDK”, ka deklaruar ai.

    Ai ka rikujtuar se PDK-ja kishte këmbëngulur që ligji duhej të miratohej, duke paralajmëruar pasoja, nëse kjo nuk ndodhte.

    Mushkolaj ka kërkuar nga PDK-ja të sqarojë se çfarë ka ndryshuar nga 6 tetori, kur ligji u miratua në Kuvend, deri te kërkesa e mëvonshme për kthimin e tij në rishqyrtim.

    “Ky është një ligj, për të cilin PDK na ka thënë që duhet gjithqysh të votohet, përndryshe nuk e dimë se çka do të ndodhë ose të ndodh diçka keq. Ky ligj është votuar edhe prej PDK e LVV, dhe ka shërbyer si kartë pazari për zgjedhjen e presidentit. PDK duhet me na tregu se çka ka ndryshuar prej datës 6 tetor kur është miratuar ligji. Këtë nuk e ka sqaruar askush prej PDK”, ka theksuar Mushkolaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Putin: Negociatat e paqes me Ukrainën, pasi t’i përmbushim të gjitha objektivat ushtarake

    Putin: Negociatat e paqes me Ukrainën, pasi t’i përmbushim të gjitha objektivat ushtarake

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Moska është e gatshme të rifillojë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ka paralajmëruar se Rusia do t’i përmbushë të gjitha objektivat e asaj që Kremlini e quan “operacion special ushtarak”.

    Ai tha se Rusia kishte kërkuar që në vitin 2014 të ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje mes Kievit dhe rajoneve juglindore të Ukrainës, të cilat nuk e pranonin ndryshimin e pushtetit në atë kohë.

    “Që në ditët e para, në vitin 2014, ne thoshim: ‘Na lejoni t’ju ndihmojmë të arrini një marrëveshje me juglindjen e asaj që atëherë ishte Ukraina’. Por jo. Topa dhe aeroplanë kundër popullsisë civile. Praktikisht, ata e nisën një luftë”, deklaroi 74-vjeçari.

    Diktatori rus iu referua edhe Marrëveshjeve të Minskut, të cilat synonin t’i jepnin fund konfliktit në lindje të Ukrainës. Sipas tij, Moska kishte kërkuar vazhdimisht një marrëveshje mes autoriteteve ukrainase dhe pjesës së vendit që nuk e pranonte atë që Putin e përshkroi si “grusht shteti”.

    Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të negociojë dhe të kërkojë zgjidhje për situatën, të cilën e cilësoi si të vështirë dhe të ndërlikuar.

    “Ne jemi të gatshëm të negociojmë dhe të kërkojmë zgjidhje për këtë situatë të vështirë, sepse bëhet fjalë për një popull shumë të afërt me ne”, tha ai.

    Kreu i Kremlinit pretendoi gjithashtu se studimet e fundit gjenetike tregojnë se rusët dhe ukrainasit janë “një popull i vetëm”, duke shprehur bindjen se një marrëveshje mund të arrihet.

    Megjithatë, ai paralajmëroi se, nëse pala tjetër dëshiron një rrugë tjetër, Rusia do të veprojë në përputhje me rrethanat.

    “Në çdo rast, ne do t’i përmbushim detyrat tona dhe të gjitha objektivat e ‘operacionit special ushtarak’ do të arrihen”, deklaroi Putin.

    Ai bëri të ditur gjithashtu se palët kanë rënë dakord për gatishmërinë për të rifilluar kontaktet trepalëshe.

    Sipas tij, qëllimi i këtyre negociatave do të ishte diskutimi i mënyrave për të garantuar sigurinë e Ukrainës dhe Rusisë pas arritjes së marrëveshjeve të paqes.

    Putin tha gjithashtu se territoret e humbura nga Kievi nuk janë “territoret e tyre”, por sipas tij, toka historikisht ruse. /Telegrafi/

  • Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë, arrestohet një person

    Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë, arrestohet një person

    Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, ka kontrolluar një objekt të pashfrytëzuar, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, cigare të mbushura me substancë narkotike, cigare elektronike, një peshore digjitale, si dhe një pistoletë me karikator dhe fishekë.

    Në lidhje me rastin, është arrestuar një person, i cili, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

    “Rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve”, njofton Policia e Kosovës..

    Burimi: RTKLive

  • Pacientja me kancer vdiq pasi mbeti pa terapi, Zemaj: Dorëheqja e Vitisë është më e pakta

    Pacientja me kancer vdiq pasi mbeti pa terapi, Zemaj: Dorëheqja e Vitisë është më e pakta

    Pacientja me kancer vdiq pasi mbeti pa terapi, Zemaj: Dorëheqja e Vitisë është më e pakta

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit aktual, Arben Vitia, pas vdekjes së një pacienteje me kancer të gjirit, e cila, sipas organizatës “Renesansa”, kishte mbetur për katër muaj pa terapinë e nevojshme.

    Përmes një reagimi në Facebook, Zemaj ka kritikuar menaxhimin e situatës dhe ka ngritur pikëpyetje lidhur me përgjegjësinë e ministrit dhe të Qeverisë.

    “Si ndihet ministri i Shëndetësisë pasi ka dëgjuar zërin e pacientes, e cila humbi jetën në mungesë të ilaçeve? Si vazhdon ta arsyetojë e ta mbrojë këtë keqmenaxhim dhe këtë paaftësi edhe qeveria e mashtrimit?”, ka shkruar Zemaj.

    Ai ka ngritur gjithashtu pyetje për prioritetet e institucioneve shëndetësore, duke kritikuar atë që e ka cilësuar si mbrojtje të interesave të pushtetit në dëm të qytetarëve.

    “Turpi s’ka kufij! Dorëheqja është më e pakta që do të duhej të ndodhte”, ka përfunduar Zemaj.

    Shoqata e Pacientëve me Kancer të Gjirit, “Renesansa”, ka njoftuar se pacientja kishte mbetur për katër muaj pa medikamentin Palbociclib, ndërsa gjatë kësaj kohe gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe i ishin shfaqur metastaza të reja në tru.

    Sipas raportimeve, bari kushton deri në 1 mijë e 800 euro, shumë që pacientja nuk kishte mundësi ta përballonte vetë.

    Ndërkaq, ministri Vitia dhe Qeveria i kanë cilësuar si keqinformim raportimet lidhur me mungesën e terapisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lugina e Preshevës dhe zgjedhjet në Serbi

    Lugina e Preshevës dhe zgjedhjet në Serbi

    Lugina e Preshevës dhe zgjedhjet në Serbi

    Asgjë më nuk do të jetë e njëjtë.

    Shpesh e dëgjojmë dhe e lexojmë këtë fjali. Sepse ajo përdoret vend e pa vend, për ta ngritur dramaticitetin e një vlerësimi për një dukuri/ ngjarje madhore, në ardhje e sipër.

    Por kësaj here, janë gjasa të mëdha që ky konstatim është krejtësisht valid. Ai përkon me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në Serbi, këtë të diele, me 25 tetor.

    Pushteti i Presidentit të deritashëm, Aleksandar Vuçiqit, tash e gati dy vjet është në gjendje agonie, që nga tragjedia e Novi Sadit (1 nëntor, 2024), kur streha e ndërtesës kryesore të stacionit hekurudhor, e kthyer në gërmadhë, mbyti 16 qytetarë.

    Vuçiq u mbijetoi të gjitha zhvillimeve tronditëse rrugëve dhe shesheve të qyteteve të Serbisë, të cilat mblodhën qindra mijëra vetë, për të mbërri tek dyluftimi i madh me ’Lëvizjen Studentore’, këtë të diele.

    Thonë që është Referendum, për apo kundër vazhdimit të pushtetit të Vuçiqit.

    Thonë, po ashtu, që në të vërtetë, këto zgjedhje nuk do të zgjidhin gjë prej gjëje, sepse votimet do të manipulohen prej pushtetit, humbja zgjedhore nuk do të pranohet prej asnjërës palë (tek e fundit, nëse do të ketë mashtrime zgjedhore, si do të dihet kush ka fituar dhe kush ka humbur), dhe prej të hënës së 26 tetorit, politika dhe shoqëria serbe do të hyjë në fazën më të rrezikshme që nga (vetë)rrënimi i pushtetit të Slobodan Milosheviqit.

    Thonë, më në fund, që asnjë variant i skenarit më të keq të mundshëm nuk mund të përjashtohet, teksa gjasat për një ftillim apo epilog të moderuar gravitojnë kah zeroja.

    Çfarë pritet, me një siguri të madhe, është një dalje e madhe e qytetarëve në votime, e cila mund të mbërrijë edhe 70%.

    Vetë kjo përqindje (eventuale), është, në realitet, paralajmërim për ndryshime dhe thyerje të mëdha në Serbi.

    Por, në anën tjetër, një pjesëmarrje kaq e madhe në zgjedhjet vendimtare parlamentare në Serbi, pritet të ketë ndikim, për të keq në përfaqësimin e komuniteteve në përbërjen e Kuvendit të ri të Serbisë.

    Në Serbi ka prag zgjedhor për partitë serbe (prej 3%), por jo për partitë/ koalicionet që përfaqësojnë komunitetet. Për to vlen pragun zgjedhor prej 0.4% të votës, për ta siguruar një mandat në Kuvendin i cili ka 250 ulëse.

    Partitë politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës krejt në fillimet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi kanë pasur dy deputetë, teksa viteve të fundit vetëm një (Shaip Kamberin, një politikan të vyer dhe të pjekur).

    Kësaj here, subjektet politike të shqiptarëve do të garojnë të përbashkuar, gjë që vet prej vete paraqet vlerë në vete. Nuk do të ketë humbje të votës.

    Megjithatë, nëse, siç u theksua tashmë, përllogaritjet e qëndrueshme spikasin një përqindje të lartë të participimit në zgjedhje, kjo do të thotë që si asnjëherë më parë, qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës (dhe ata që jetojnë në Kosovë por që kanë të drejtë të votojnë atje), do të duhet të mobilizohen për ta shprehur vullnetin e tyre politik në qendrat e votimit.

    Në Kosovë, këtë e dimë të gjithë ne, komunitetet i kanë 20 ulëse të garantuara, pa marrë parasysh pjesëmarrjen e qytetarëve që u takojnë atyre në zgjedhje.

    Diçka e tillë është shembull për rajonin dhe më gjerë.

    Po të vlente kjo kornizë legale në Serbi, shqiptarët do t’i kishin dy apo edhe tri mandate të garantuara.

    Por, e dimë cili është realiteti politik dhe legal në Serbi.

    Është interes i Kosovës dhe i Shqipërisë, që shqiptarët të përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë, veçmas nëse do të jetësohen parashikimet të cilat u përmendën më parë, për hyrjen e Serbisë në një periudhë të zhvillimeve dramatike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Filmi “Qentë nuk kanë ëndrra” përzgjidhet në festivalin ndërkombëtar CineMed në Francë

    Filmi “Qentë nuk kanë ëndrra” përzgjidhet në festivalin ndërkombëtar CineMed në Francë

    Filmi i shkurtër “Qentë nuk kanë ëndrra”, me skenar dhe regji të Hanis Bagashov, është pjesë e seleksionimit zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar CineMed, që mbahet në Montpellier të Francës.

    Produksioni 17-minutësh garon në kategorinë e filmave të shkurtër dhe trajton historinë e dy të rinjve, Ilire dhe Besnik, të cilët përpiqen ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre në një fshat të izoluar, për shkak të konfliktit të vjetër mes familjeve. Ngjarjet marrin një kthesë kur Besniku përfshin qenin e tij në një luftë për të siguruar para, duke vënë në rrezik marrëdhënien dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen.

    Filmi u shfaq më 20 tetor në sallën Pasteur, në kompleksin Corum, në prani të kineastëve, ndërsa shfaqja e radhës është planifikuar për 22 tetor, sipas programit të festivalit.

    Në kastin e filmit janë Era Balaj, Deniz Rustemi, Ilire Vinca, Refet Abazi dhe Gresa Farizi. Drejtor i fotografisë është Fejmi Daut, montazhi është realizuar nga Kasiyana Angelova, muzika nga Arta Abazi, ndërsa për zërin është kujdesur Darko Spasovski.

    “Qentë nuk kanë ëndrra” është bashkëprodhim i Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Sllovenisë. Përzgjedhja në CineMed i jep filmit mundësinë të prezantohet para publikut ndërkombëtar dhe të kontribuojë në promovimin e krijimtarisë filmike nga rajoni në skenën evropiane.

    Festivali CineMed në Montpellier është i përqendruar në promovimin e kinematografisë mesdhetare, duke përfshirë filma artistikë, dokumentarë dhe produksione të shkurtra nga vende të ndryshme./Telegrafi/

  • Protestat, deputetja e PS-së zbulon paketën e masave për të rinjtë: Mbështetje për qiranë, kredi me zero interes dhe punësim

    Protestat, deputetja e PS-së zbulon paketën e masave për të rinjtë: Mbështetje për qiranë, kredi me zero interes dhe punësim

    Deputetja socialiste Bora Muzhaqi u shpreh se dhjetë ditët e protestës kanë nxjerrë në pah një sërë problematikash që kërkojnë zgjidhje.

    E ftuar në studion e edicionit informative të lajmeve në Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, znj. Muzhaqi theksoi se të rinjtë duhet të dëgjohen, por pa iu drejtuar dhunës.

    Deputetja zbuloi gjithashtu se qeveria po punon për një paketë masash për të rinjtë, ndërsa përmendi mbështetjen për qiranë, kreditë për çiftet e reja dhe programet e punësimit.

    Duke komentuar edhe situatën politike, ajo kritikoi qëndrimin e liderit të opozitës ndaj akteve të dhunës, duke theksuar se përgjegjësia duhet të mbahet nga të gjithë ata që shkelin ligjin, përfshirë edhe punonjësit e policisë.

    INTERVISTA E PLOTË:

    Ju keni drejtuar edhe një dikaster që ka pasur lidhje me rininë dhe aktivitetin e saj. Së pari, doja t’ju pyesja: çfarë ju kanë thënë juve personalisht këto dhjetë ditë të protestës?

    Bora Muzhaqi: Mendoj që këto 10 ditë i kanë thënë jo vetëm mua, por të gjithë shqiptarëve shumë gjëra. Së pari, që kemi punë për të bërë për sa i përket studentëve, ka një sërë sfidash që do duhen zgjidhur lidhur me ta. Së dyti, që duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të rinjtë tanë, qoftë kjo në shkollë, por edhe në shoqëri dhe në familje, sepse qartazi kemi lejuar që të rinjtë tanë të përdoren. Sepse diçka që po shihet në mënyrë të vazhdueshme, kur ti sheh minorenët që janë në krye të protestës edhe që janë ata të rinjtë me kapuça në kokë duke bërë akte të dhunës, mendoj që diku, dikush, ndoshta të gjithë bashkë si shoqëri kemi dhënë një mesazh që dhuna është diçka që mund të bëhet edhe nuk e shohim si problematike. Mendoj që pikërisht këtu duhet të ndalemi dhe këtë duhet ta themi me zë shumë të lartë. Jo vetëm ne që jemi të angazhuar në politikë, por edhe ju që jeni pjesë e medias duhet thënë me zë shumë të lartë që dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje dhe nuk është asnjëherë zgjidhje për asnjë lloj gjëje. Duhet patjetër t’i rikthehemi dialogut, duhet patjetër të diskutojmë me të rinjtë. Jam e bindur dhe e di shumë mirë sfidat që ata kanë, kam takuar të rinj nga Konispoli në Tropojë gjatë punës sime të mëparshme dhe e di shumë mirë që ka sfida që duhen zgjidhur, ama sfidat nuk zgjidhen me gurë, zgjidhen duke folur e duke diskutuar. Kështu që besoj fort që të rinjtë do të gjejnë guximin që ta shprehin mendimin e tyre me zë të lartë, por ama pa dhunë dhe pa përdorimin e mjeteve që kemi parë gjatë kësaj periudhe.

    Ky dialog ende nuk ka filluar, edhe pse qeveria ka bërë thirrje të përditshme e po i bën edhe kryeministri Rama. Megjithatë, kemi njoftime se janë disa lëvizje që po bëhen ndoshta në orët e fundit: qeveria është duke marrë disa masa me karakter ekonomik në lidhje me studentët. Mund ta konfirmoni dhe për çfarë bëhet fjalë?

    Bora Muzhaqi: Diçka që qeveria ka bërë gjithmonë për të rinjtë është planifikimi i një sërë masave që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme. Unë e di që tani aktualisht kolegët janë duke punuar për një paketë masash. Në dijeni time nuk është finalizuar ende paketa e masave që do të jetë në përputhje me kërkesat që të rinjtë kanë. E di që kanë shpallur disa prej tyre, si për shembull është “paketa e strehimit”, e cila i ofron mundësinë të gjithë të rinjve që të marrin një mbështetje për qiranë e tyre deri në 50 përqind të vlerës. Është një pjesë tjetër që është komponenti për çiftet e reja që i lejon mundësinë të marrin një kredi me zero interes nga bankat. Sigurisht është edhe pjesa që lidhet me ata që kanë nevoja të mëtejshme, ku është deri në 3 përqind interesi nga banka. Kjo e di që është shpallur. Megjithatë, nuk duhet harruar se ka edhe një sërë programesh që lidhen me pjesën e punësimit të të rinjve, siç është “programi i garancisë rinore” që ka filluar tashmë në të gjithë Shqipërinë dhe ka si fokus kryesor ofrimin e një oferte pune apo një mundësie trajnimi ose zhvillimi të mëtejshëm të të rinjve brenda katër muajve nga aplikimi. Ky është program i Bashkimit Evropian, aktualisht i zbatueshëm në Shqipëri. Besoj që nëse do të ketë një masë të mëtejshme nga ana e qeverisë, do të jetë në kuadër të fuqizimit të këtij programi në mënyrë që të rinjtë ta gjejnë më shumë veten të përfaqësuar në tregun e punës pasi përfundojnë shkollimin. Por nga ana tjetër, nuk mund të lë pa përmendur edhe një nga programet që kolegja përmendi përpara disa ditësh, që është edhe shkalla e meritës. Mendoj që ajo do të ketë një komponent shumë të rëndësishëm për të rinjtë sepse do të krijojë më shumë transparencë, më shumë meritokraci dhe më shumë vlerësim të aftësive që ata kanë, sidomos për pjesën e punës në administratë. Patjetër është edhe faqja e AKPA-së, puna.gov.al, e cila besoj do të ketë mundësinë të forcohet edhe më tej për t’i ofruar të rinjve mundësi punësimi jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat të targetuar sipas aftësive dhe njohurive që ata kanë. Me këto tre komponentë që unë personalisht besoj do të zhvillohen edhe më tej, qeveria do të bëjë ndryshime në kuadër të adresimit të problematikave kyçe që kemi dëgjuar në protestë. Sepse problematika e parë ju e thatë është dorëheqja, ajo nuk është fiks një kërkesë që mund të adresohet.

    Protesta sigurisht e dimë që nuk ka vetëm në Shqipëri, ka në disa vende të Evropës, edhe në vendin fqinj në Itali, më tej në Francë, dhe aktet e dhunës gjithashtu janë verifikuar edhe në këto vende. Ka folur sot kancelari gjerman Merz në samitin e Malit të Zi në Budva pikërisht për dhunën, dhe mund ta citoj: ka thënë se “dhuna nuk duhet të jetë kurrë opsion për asnjë palë”*. Si përkthehet ky mesazh, nëse mund të përkthehet për ne, për Shqipërinë?

    Bora Muzhaqi: Mendoj që përkthimi është shumë i qartë: që duhen marrë masa qoftë për sa i përket protestuesve që janë kthyer në dhunues, por sigurisht duke mbajtur përgjegjës edhe policët në rastet kur ata kanë tejkaluar ligjin. Kjo është shumë e qartë. Besoj edhe qeveria apo edhe kolegët e mi të mazhorancës kanë qenë shumë të drejtpërdrejtë për sa i përket kësaj pjese. Diçka që bën përshtypje në Shqipëri është fakti që jemi nga të paktat vende që kanë aktualisht protesta ku lideri i opozitës jo vetëm që nuk e dënon dhunën që po ndodh, por bën të kundërtën dhe thotë që “unë jam pjesë e dhunës dhe jam pro dhunës”. Kjo ndoshta është habia më e madhe në Shqipëri.

  • Juventusi ndalet nga Rennes në Ligën e Evropës

    Juventusi ndalet nga Rennes në Ligën e Evropës

    Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Rennes, në kuadër të xhiros së tretë për fazën e Ligës të Ligës së Evropës.

    “Bianconerët” u ndalën në një barazim 2-2 në sfidën që shënuan edhe në një herë në fund, por golin e anuloi VAR-i.

    Zeki Celik pas vetëm pesë minutave lojë e kaloi Juventusin në epërsi (5’).

    Mirëpo, Rennes me një aksion të bukur e barazuan falë Mousa Tamari që shënoi me një goditje të bukur (15’).

    Mysafirët pastaj arritën edhe ta përmbysin përmes Boulaye Dia që realizoi nga pika e bardhë pasi Luiz e preku topin me dorë (43’).

    Juventusi u kthye në lojë falë Nick Woltmade që shënoi nga pika e bardhë (67’).

    “Bianconerët” e realizuan edhe golin e përmbysjes falë Jhon Lucumi, por pas rishikimit të VAR-it u anulua për një pozitë jashtë loje.

    Kësisoj, Juventusi qëndron në pozitën e katërt me shtatë pikë ndërsa Rennes zënë pozitën e 13-të me pesë sosh./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore