Author: Momenti

  • “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës me fushatë për sigurinë rrugore

    “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës me fushatë për sigurinë rrugore

    “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës me fushatë për sigurinë rrugore

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterë të tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale për Ballkanin Perëndimor me moton “Një çast për jetën!”.

    Fushata, sië thuhet në njoftim, mbështetet nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian dhe synon të rrisë vetëdijesimin për rëndësinë e sigurisë në trafik.

    Në kuadër të kësaj fushate, qytetarëve u bëhet thirrje që të respektojnë masat e sigurisë gjatë udhëtimit, përfshirë:

    Të vendosin rripin e sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse janë ulur.

    T’i sigurojnë fëmijët në ulëse të përshtatshme gjatë udhëtimit.

    Ta mbajnë helmetën të vendosur dhe të lidhur siç duhet./Klankosova.tv

  • Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj

    Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj

    Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj

    Kanë nisur homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj, mbetjet mortore të të cilit u gjetën në varrezën masive në Zubin Potok.

    Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë po bëjnë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij, si dhe sakrificën për lirinë e vendit.

    Idriz Rrecaj po nderohet me respekt, ndërsa familjarët dhe të pranishmit i japin lamtumirën e fundit pas gjetjes së mbetjeve të tij mortore

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

    “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

    “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterë të tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale të Ballkanit Perëndimor me moton “Një çast për jetën!”.

    Fushata, e mbështetur nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian, ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë gjatë pjesëmarrjes në trafik.

    Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë thirrje që drejtuesit dhe udhëtarët të vendosin rripin e sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse janë ulur.

    Po ashtu, është theksuar rëndësia e sigurimit të fëmijëve në ulëse të përshtatshme për udhëtim, si dhe e vendosjes dhe lidhjes së saktë të helmetës gjatë ngasjes së motoçikletave.

    Policia u bën thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë këto masa, të cilat mund të jenë vendimtare për mbrojtjen e jetës dhe parandalimin e pasojave të rënda në trafik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inteligjenca Artificiale, ndihmë për të mësuar apo rrezik për mendimin e pavarur?

    Inteligjenca Artificiale, ndihmë për të mësuar apo rrezik për mendimin e pavarur?

    Inteligjenca Artificiale, ndihmë për të mësuar apo rrezik për mendimin e pavarur?

    Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme, nga shkollat dhe universitetet deri te vendet e punës. Megjithatë, përdorimi i saj i shpeshtë ngre shqetësime për ndikimin që mund të ketë në aftësinë e njerëzve për të menduar dhe mësuar në mënyrë të pavarur.

    Përmes chatbotëve si ChatGPT, përdoruesit mund të marrin informacione brenda pak sekondash, të kuptojnë koncepte të vështira dhe të organizojnë punën e tyre. Megjithatë, marrja e përgjigjeve të gatshme nuk nënkupton domosdoshmërisht se informacioni është kuptuar dhe përvetësuar.

    Një shqetësim i veçantë lidhet me arsimin, ku studentët mund ta përdorin inteligjencën artificiale për të përmirësuar njohuritë e tyre, por edhe për të përfunduar detyrat pa zhvilluar aftësitë analitike.

    Nga ana tjetër, kjo teknologji mund të rrisë produktivitetin në vendin e punës, të ndihmojë në shkrim, përkthim dhe organizim të informacionit, duke ua lehtësuar njerëzve kryerjen e detyrave të ndryshme.

    Megjithatë, përdoruesit duhet të kenë kujdes që të mos i konsiderojnë përgjigjet e inteligjencës artificiale si gjithmonë të sakta. Verifikimi i informacionit përmes burimeve të besueshme mbetet i domosdoshëm.

    Prandaj, rëndësia qëndron te mënyra se si përdoret kjo teknologji. Inteligjenca Artificiale mund të jetë një ndihmë e vlefshme për të mësuar dhe krijuar, por nuk duhet të zëvendësojë mendimin kritik, përpjekjen personale dhe aftësinë për të analizuar informacionin në mënyrë të pavarur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inteligjenca Artificiale, ndihmë për të mësuar apo rrezik për mendimin e pavarur? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: Ligji për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

    Kurti: Ligji për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë kushtin e fundit për integrimin në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).

    “Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, ka shkruar Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Grupi Punues për Apelin në Hagë, Shala thotë se duhet të marrë pjesë edhe Fatmir Limaj (VIDEO)

    Grupi Punues për Apelin në Hagë, Shala thotë se duhet të marrë pjesë edhe Fatmir Limaj (VIDEO)

    Grupi Punues për Apelin në Hagë, Shala thotë se duhet të marrë pjesë edhe Fatmir Limaj (VIDEO)

    Analisti Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sipas tij do të duhej të ishte pjesë e Grupit Punues për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Sipas Shalës, përvoja, dija dhe informacionet e Limajt karshi “padrejtësive” të Gjyaktës Speciale, siç thotë analisti, do të ishte ndihma më e madhe për çlirimtarët, transmeton Klankosova.tv.

    “Me këta politikanë që më ka ra me nejt, më i informuar, edhe për padrejtësitë e kësaj Specialeje, dhe se si mundesh t’i luftosh këto padrejtësi është Fatmir Limaj. Me të personalisht kemi biseduar për këtë çështje. Unë mendoj që përvoja e tij, dija e tij dhe informacionet e tij në raport me këto padrejtësi do të ishte ndihma më e mirë në këto momente. Nuk kam asnjë dilemë”, u shpreh Shala në Klan Kosova.

  • Suhareka dhe gjashtë fshatra mbesin pa ujë deri në këtë orë

    Suhareka dhe gjashtë fshatra mbesin pa ujë deri në këtë orë

    Suhareka dhe gjashtë fshatra mbesin pa ujë deri në këtë orë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në Suharekë dhe disa fshatra përreth, si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike në stacionin e pompave “Pusi i Atit”.

    Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja do të zgjasë deri në orën 15:00 dhe do të përfshijë qytetin e Suharekës dhe fshatrat Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë.

    “Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të energjisë elektrike”, thotë KRU “Hidroregjioni Jugor”./Klankosova.tv

  • Italia forcon rolin e saj në Kosovë me KFOR-in

    Italia forcon rolin e saj në Kosovë me KFOR-in

    Në Itali, siguria në Ballkan është sërish në qendër të debatit. Me një gjeneral italian në krye të misionit të KFOR-it të NATO-s, Roma po përgatit një dokument të ri për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën.

    Nisma, e cila doli nga bisedimet në Prishtinë mes Guido Crosettos, ministrit italian të Mbrojtjes, dhe Ejup Maqedoncit, homologut të tij kosovar, shënon rikthimin e Italisë në krye të forcës ndërkombëtare, në një kohë kur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë.

    Ministria italiane e Mbrojtjes po përgatit një dokument për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes. Maqedonci u informua për përgatitjet në vijim dhe diskutoi me ministrin italian mundësitë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ushtarake mes dy vendeve.

    KFOR-i: Gjenerali Roberto Vergori merr komandën

    Dorëzimi i detyrës riktheu një gjeneral italian në krye të KFOR-it, pas një viti nën komandën turke. Gjeneralmajori Roberto Vergori pasoi gjeneralin turk Özkan Ulutaş gjatë një ceremonie të zhvilluar në selinë e misionit, në Camp Film City, në kryeqytetin e Kosovës.

    Vergori është komandanti i pesëmbëdhjetë italian i forcës ndërkombëtare, e cila është aktive që nga viti 1999 dhe ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes në Kosovë. Në mision marrin pjesë rreth 4.600 ushtarë nga 31 vende, ndërsa kontingjenti italian përbëhet nga afërsisht 900 efektivë.

    Në ceremoni morën pjesë Crosetto, Maqedonci dhe zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Enver Cikaqi. Ministri kosovar e falënderoi Ulutaşin për kontributin e tij në paqen dhe sigurinë e vendit, ndërsa komandantit të ri i uroi suksese, duke riafirmuar angazhimin e Prishtinës për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë.

    Roma synon një prani afatgjatë në Ballkan për të garantuar sigurinë

    Roma e konsideron stabilitetin e Ballkanit një komponent të rëndësishëm të sigurisë evropiane dhe synon të ruajë angazhimin e saj edhe në rast të një reduktimi të mundshëm të pranisë së KFOR-it në të ardhmen.

    “Ne do të vazhdojmë edhe kur KFOR-i të zvogëlojë angazhimin e tij në Kosovë”, deklaroi Crosetto, duke identifikuar si objektiva forcimin e kapaciteteve të mbikëqyrjes dhe parandalimin e kërcënimeve. Ministri ngriti mundësinë e instalimit të radarëve në rajon për të mbrojtur vendet e zonës dhe për të kontribuar në sigurinë e Italisë.

    Shqetësimet e Italisë lidhen edhe me zhvillimin e kapaciteteve raketore. Crosetto përmendi sulmet ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite, të cilat u atribuuan rebelëve Huthi të Jemenit, duke argumentuar se shpejtësia e arritur nga raketat tregon kompleksitetin e kërcënimeve me të cilat shtetet duhet të përgatiten të përballen. Sipas ministrit, këto zhvillime e bëjnë edhe më të rëndësishëm forcimin e mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit me vendet mike, me qëllim identifikimin e rreziqeve dhe parandalimin e sulmeve të mundshme.

    Ndër teknologjitë italiane që mund të përdoren në këtë kuadër janë familja e radarëve Kronos dhe avioni CAEW, një platformë ajrore për mbikëqyrje dhe paralajmërim të hershëm, e cila së fundmi është kthyer nga një dislokim në Arabinë Saudite. Këto sisteme kanë funksione të ndryshme, por të dyja kontribuojnë në mbledhjen e informacionit dhe mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.

    Për cilat teknologji bëhet fjalë?

    Ky është një orientim strategjik, jo ende një porosi industriale. Vëmendja përqendrohet te familja e radarëve Kronos, të zhvilluar dhe prodhuar nga kompania italiane Leonardo.

    Në veçanti, Kronos Grand Mobile High Power është një radar shumëfunksional i brezit C, i bazuar në teknologjinë AESA, e cila mundëson drejtimin elektronik të rrezes së radarit dhe gjurmimin e njëkohshëm të disa objektivave. I projektuar për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen ajrore e raketore, sistemi ka një rreze të deklaruar mbikëqyrjeje prej më shumë se 300 kilometrash dhe është gjithashtu në gjendje të zbulojë e të gjurmojë raketa balistike taktike.

    Versioni GM HP është përzgjedhur për sistemin italo-francez SAMP/T NG, si dhe për një program që synon forcimin e kapaciteteve italiane të mbrojtjes ajrore.

    Avioni CAEW i Forcave Ajrore Italiane, i bazuar në platformën Gulfstream G550 dhe i pajisur me radarë e sensorë për mbikëqyrje ajrore 360 gradë, paralajmërim të hershëm dhe koordinim të operacioneve, kryen një funksion të ndryshëm. Platforma është zhvilluar me sisteme misioni izraelite.

    Të dyja këto sisteme ndihmojnë në përcaktimin e kapaciteteve teknologjike në dispozicion, por ministri Crosetto nuk ka specifikuar se cilin model radari synon të instalojë përfundimisht në Ballkan. Për këtë arsye, aktualisht nuk mund të përcaktohet nëse projekti parashikon përdorimin e radarëve Kronos, të sensorëve të tjerë tokësorë apo të një rrjeti të integruar me sisteme të ndryshme.

    Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit mbeten një faktor rreziku

    Bashkëpunimi ushtarak mes Italisë dhe Kosovës po zhvillohet në një kontekst ku stabiliteti i brendshëm i vendit nuk mund të merret si i mirëqenë. Tensionet politike dhe protestat lidhur me proceset gjyqësore dhe dënimet për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë nxjerrë në pah brishtësinë e skenës politike.

    Edhe zonat veriore me shumicë serbe mbeten të ndjeshme, ndërsa marrëdhëniet mes autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd vazhdojnë të jenë burim fërkimesh.

    Për më shumë se 25 vjet, KFOR-i ka luajtur një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe në ndërmjetësimin, duke ndihmuar në parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve dhe në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm. Për Italinë, forcimi i marrëdhënieve me institucionet e Kosovës plotëson angazhimin e saj në misionin e NATO-s dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë bashkëpunimi me partnerët në rajon.

    Italia mes Kosovës dhe Serbisë: roli i dialogut evropian

    Italia po forcon bashkëpunimin ushtarak me Kosovën, por pa i mbyllur dyert për Beogradin. Pasi e njohu pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008, Italia ka kontribuar në sigurinë e vendit përmes KFOR-it dhe e konsideron dialogun mes Kosovës dhe Serbisë thelbësor për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme në Ballkanin Perëndimor.

    Roma mbështet procesin e integrimit evropian të rajonit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndër çështjet e pazgjidhura mbetet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i parashikuar në marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut evropian dhe që vazhdon të jetë në qendër të tensioneve politike.

    Serbia mbetet, gjithashtu, një partnere e rëndësishme për Italinë në aspektin ekonomik dhe diplomatik. Ruajtja e dialogut të hapur me Beogradin konsiderohet thelbësore për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht duke pasur parasysh marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë.

    Prandaj, qëndrimi italian synon të ndërthurë mbështetjen për sigurinë e Kosovës, bashkëpunimin me partnerët e NATO-s dhe përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike për mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë ekuilibër, diplomacia evropiane luan një rol qendror: normalizimi i marrëdhënieve mbetet një element themelor i rrugës drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët.

    Dokumenti i ri për konsolidimin e marrëdhënieve ushtarake

    Dokumenti dypalësh që është aktualisht në përgatitje mund të krijojë një kuadër më të strukturuar për bashkëpunimin mes Romës dhe Prishtinës, në një kohë kur Italia e konsideron thelbësore ruajtjen e një vëmendjeje të lartë ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

    Në këtë mënyrë, forcimi i marrëdhënieve me institucionet e Kosovës plotëson rolin drejtues të Italisë në KFOR dhe angazhimin e saj diplomatik për promovimin e stabilitetit rajonal, pa hequr dorë nga dialogu me Beogradin, shkruan Euronews.

    Burimi: RTKLive

  • Nuk i paguan faturat dhe bën lidhje ilegale, shtatë konsumatorë shkyçen nga rrjeti

    Nuk i paguan faturat dhe bën lidhje ilegale, shtatë konsumatorë shkyçen nga rrjeti

    Nuk i paguan faturat dhe bën lidhje ilegale, shtatë konsumatorë shkyçen nga rrjeti

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vazhduar aksionet për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

    Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar shtatë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë, për shkak të borxheve dhe lidhjeve ilegale.

    Më 15 tetor, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit brenda afatit prej 10 ditësh, duke paralajmëruar se në të kundërtën mund të përballen me ndërprerjen e furnizimit.

    “Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nuk i paguan faturat dhe bën lidhje ilegale, shtatë konsumatorë shkyçen nga rrjeti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Plani italian: Prani në Kosovë edhe pasi KFOR të reduktohet, radarë në Ballkan që gjurmojnë dhe zbulojnë raketa balistike

    Plani italian: Prani në Kosovë edhe pasi KFOR të reduktohet, radarë në Ballkan që gjurmojnë dhe zbulojnë raketa balistike

    Plani italian: Prani në Kosovë edhe pasi KFOR të reduktohet, radarë në Ballkan që gjurmojnë dhe zbulojnë raketa balistike

    Ardhja e gjeneralit italian, Roberto Vergori, në krye të KFOR’it po sjell edhe një vëmendje të shtuar të Italisë për një bashkëpunim ushtarak me Kosovën. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR’it në Prishtinë mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto.

    Euronews në gjuhën italiane raportoi për këtë ngjarje në Prishtinë duke i theksuar se synimet e Romës për prani afatgjate.

    Roma e konsideron stabilitetin e Ballkanit një komponent të sigurisë europiane dhe synon ta ruajë angazhimin e saj edhe në rast të një zvogëlimi të ardhshëm të pranisë së KFOR-it.

    “Do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe kur KFOR-i ta zvogëlojë praninë në Kosovë”, deklaroi Crosetto, duke përmendur ndër objektivat edhe forcimin e kapaciteteve për mbikëqyrjen dhe parandalimin e kërcënimeve.

    Ministri përmendi mundësinë e vendosjes së radarëve në rajon, me qëllim mbrojtjen e vendeve të zonës dhe kontributin në sigurinë e Italisë.

    Shqetësimi i Italisë lidhet gjithashtu me zhvillimin e kapaciteteve raketore. Crosetto iu referua sulmeve ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite, të cilat ia atribuoi rebelëve Huthi të Jemenit, duke argumentuar se shpejtësia e arritur nga raketat dëshmon se sa komplekse janë bërë kërcënimet me të cilat shtetet duhet të përgatiten të përballen.

    Sipas ministrit, këto zhvillime e bëjnë edhe më të rëndësishëm forcimin e mbikëqyrjes dhe të bashkëpunimit me vendet mike, në mënyrë që rreziqet të identifikohen dhe sulmet e mundshme të parandalohen.

    Ndër kapacitetet teknologjike italiane që mund të përfshihen në këtë kuadër janë radarët e familjes Kronos dhe avioni CAEW, një sistem ajror për mbikëqyrje dhe paralajmërim të hershëm, i cili së fundmi është kthyer nga një angazhim në Arabinë Saudite, raporton Euronews Italia.

    Këto janë pajisje me funksione të ndryshme, por që të dyja kontribuojnë në mbledhjen e informacionit dhe mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.

    Për çfarë teknologjish bëhet fjalë?

    Bëhet fjalë për një perspektivë strategjike, jo ende për një porosi industriale. Në qendër të vëmendjes është familja e radarëve Kronos, të zhvilluar dhe prodhuar nga kompania italiane Leonardo.

    Në veçanti, Kronos Grand Mobile High Poëer është një radar shumëfunksional i brezit C, i bazuar në teknologjinë AESA, e cila mundëson orientimin elektronik të rrezes së radarit dhe gjurmimin e njëkohshëm të disa objektivave. I projektuar për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen ajrore dhe kundërraketore, ky sistem ka një rreze të deklaruar mbikëqyrjeje prej më shumë se 300 kilometrash dhe është në gjendje të zbulojë e të gjurmojë edhe raketa balistike taktike.

    Versioni GM HP është përzgjedhur për sistemin italo-francez SAMP/T NG dhe për një program të forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të Italisë.

    Funksion tjetër ka avioni CAEW i Forcave Ajrore Italiane, i bazuar në platformën Gulfstream G550 dhe i pajisur me radarë e sensorë për mbikëqyrjen ajrore 360 gradë, paralajmërimin e hershëm dhe koordinimin e operacioneve. Kjo platformë është zhvilluar me sisteme misioni izraelite.

    Të dy shembujt ndihmojnë për të kuptuar kapacitetet teknologjike në dispozicion, por ministri Crosetto nuk ka specifikuar se cilin model radari synon të vendosë eventualisht në Ballkan. Prandaj, për momentin nuk mund të përcaktohet nëse projekti ka të bëjë me radarët Kronos, me sensorë të tjerë tokësorë apo me një rrjet të integruar sistemesh të ndryshme.

    Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit mbeten faktor rreziku

    Bashkëpunimi ushtarak mes Italisë dhe Kosovës zhvillohet në një kontekst ku stabiliteti i brendshëm i vendit ballkanik nuk mund të merret si i mirëqenë. Tensionet politike dhe protestat e lidhura me dënimet për krime lufte ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e kanë rikthyer vëmendjen te brishtësia e situatës politike.

    Po ashtu, veriu i Kosovës, i banuar kryesisht nga serbët, mbetet një zonë e ndjeshme, ku marrëdhëniet mes autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë të jenë burim tensionesh.

    KFOR-i, prej më shumë se 25 vjetësh, kryen një funksion sigurie dhe ndërmjetësimi, me detyrën për të kontribuar në parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm. Për Italinë, forcimi i marrëdhënieve me institucionet e Kosovës plotëson pjesëmarrjen në misionin e NATO-s dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë bashkëpunimi me partnerët e rajonit.

    Italia mes Kosovës dhe Serbisë: roli i dialogut europian

    Italia po e forcon bashkëpunimin ushtarak me Kosovën, por pa ia mbyllur derën Beogradit. Pasi e njohu pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008, Italia kontribuon në sigurinë e vendit përmes KFOR-it dhe e konsideron dialogun mes Kosovës dhe Serbisë thelbësor për parandalimin e përshkallëzimeve të reja në Ballkanin Perëndimor.

    Roma mbështet rrugën e integrimit europian të rajonit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit përmes procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Ndër çështjet ende të pazgjidhura është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i paraparë në marrëveshjet e mbështetura në nivel europian dhe që vazhdon të jetë në qendër të tensioneve politike.

    Prandaj, Serbia mbetet një partnere e rëndësishme për Italinë në aspektin ekonomik dhe diplomatik. Mbajtja e dialogut të hapur me Beogradin konsiderohet e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, edhe duke pasur parasysh marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë.

    Kështu, politika e Italisë synon të ndërthurë mbështetjen për sigurinë e Kosovës, bashkëpunimin me partnerët e NATO-s dhe përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike për mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Ky ekuilibër i jep rol qendror diplomacisë europiane: normalizimi i marrëdhënieve mbetet një element thelbësor i procesit të afrimit me Bashkimin Evropian për të dyja palët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Plani italian: Prani në Kosovë edhe pasi KFOR të reduktohet, radarë në Ballkan që gjurmojnë dhe zbulojnë raketa balistike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali