Nuk i paguan faturat dhe bën lidhje ilegale, shtatë konsumatorë shkyçen nga rrjeti

Nuk i paguan faturat dhe bën lidhje ilegale, shtatë konsumatorë shkyçen nga rrjeti

Written by

in

Nuk i paguan faturat dhe bën lidhje ilegale, shtatë konsumatorë shkyçen nga rrjeti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vazhduar aksionet për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar shtatë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë, për shkak të borxheve dhe lidhjeve ilegale.

Më 15 tetor, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit brenda afatit prej 10 ditësh, duke paralajmëruar se në të kundërtën mund të përballen me ndërprerjen e furnizimit.

“Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk i paguan faturat dhe bën lidhje ilegale, shtatë konsumatorë shkyçen nga rrjeti appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali