Author: Momenti

  • Alarm në Paris, Luis Enrique e dëshiron Alvarezin te PSG

    Alarm në Paris, Luis Enrique e dëshiron Alvarezin te PSG

    Alarm në Paris, Luis Enrique e dëshiron Alvarezin te PSG

    Paris Saint-Germain po përballet me probleme të mëdha në repartin ofensiv pas lëndimeve serioze të Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia. Për këtë arsye, trajneri Luis Enrique po shqyrton mundësinë e përforcimit të skuadrës në afatin kalimtar të janarit, ndërsa emri i Julian Alvarez është përmendur si një zgjidhje e mundshme. Sulmuesi argjentinas vlerësohet për aftësinë për të luajtur në disa pozita të sulmit, por deri më tani nuk ka interesim të konfirmuar nga PSG.

    Alvarez ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030, ndërsa klubi spanjoll gjatë verës i kishte orientuar skuadrat e interesuara drejt klauzolës së lirimit prej 500 milionë eurosh. PSG kishte pasur kontakte me Atleticon muaj më parë, por bisedimet nuk avancuan. Argjentinasi së fundmi dha një asistim në fitoren 3:0 ndaj Getafes, ndërsa Luis Enrique vazhdon të kërkojë zgjidhje për mungesat në sulm.

  • Konjufca: BE-ja t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit

    Konjufca: BE-ja t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit

    Konjufca: BE-ja t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit

    Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në takimin ministror të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar në Athinë nga Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, George Gerapetritis.

    Në fjalën e tij, kryediplomati Konjufca theksoi se një proces i besueshëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet t’i japë mundësi secilit vend të Ballkanit Perëndimor të përparojë në bazë të meritave dhe reformave të realizuara.

    Ai rikujtoi se kanë kaluar pothuajse katër vjet nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe bëri thirrje që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi përparimin e Kosovës në reformat demokratike, përputhjen e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (CFSP), si dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

    “Republika e Kosovës e ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian, si përmes reformave, ashtu edhe përmes qëndrimit të saj të palëkundur në mbështetje të politikave të BE-së. Tani është koha që ky përkushtim të përcillet me hapa konkretë nga BE, duke i mundësuar Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, njësoj si vendet e tjera të rajonit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Gjykata Federale në Zvicër vendos që pushimet të mos llogariten si kujdes për fëmijët, babai detyrohet të paguajë të gjithë alimentacionin

    Gjykata Federale në Zvicër vendos që pushimet të mos llogariten si kujdes për fëmijët, babai detyrohet të paguajë të gjithë alimentacionin

    Gjykata Federale e Zvicrës ka vendosur rregulla të reja për mënyrën e përcaktimit të kujdestarisë së përbashkët ndaj fëmijëve pas ndarjes së prindërve.

    Sipas vendimit, pushimet që njëri prind kalon me fëmijët nuk llogariten në parim si pjesë e përkujdesjes së përditshme, kur përcaktohet nëse ekziston kujdestaria e përbashkët.

    Gjykata ka përcaktuar se secili prind duhet të marrë përsipër të paktën 30% të përkujdesjes së përditshme që të konsiderohet se ekziston kujdestaria e alternuar.

    Përllogaritja bëhet në bazë të një periudhe dyjavore, e ndarë në tri njësi ditore: paradite, pasdite dhe gjatë natës.

    Kjo do të thotë se secili prind duhet të kujdeset për fëmijën në të paktën 13 nga gjithsej 42 njësi.

    Rasti që çoi në këtë vendim kishte të bënte me një baba, i cili e takonte djalin çdo të dytën fundjavë dhe kalonte me të nëntë javë pushime gjatë vitit, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, gjykata vlerësoi se kjo kohë nuk mjaftonte për të krijuar kujdestari të përbashkët, pasi përkujdesja e përditshme ishte nën kufirin e përcaktuar.

    Fillimisht, gjykata e shkallës së parë kishte pranuar kujdestarinë e alternuar, por Gjykata Kantonale e Schwyz vendosi që kujdestaria t’i takonte vetëm nënës. Babai e kundërshtoi këtë vendim në Gjykatën Federale, por ankesa e tij u refuzua.

    Si pasojë, babai duhet të paguajë të gjithë kontributin financiar për mbajtjen e fëmijës, në vend që shpenzimet të ndahen mes të dy prindërve.

    Në rastet e kujdestarisë së përbashkët, detyrimi financiar zakonisht shpërndahet mes prindërve, varësisht nga të ardhurat dhe nevojat e fëmijës.

    Megjithatë, Gjykata Federale ka lënë hapësirë për përjashtime, në rastet kur pushimet me fëmijët janë veçanërisht të gjata dhe përkujdesja e përditshme është shumë afër kufirit prej 30 për qind.

    Vendimi nuk i anulon automatikisht marrëveshjet ekzistuese mes prindërve, por duhet të merret parasysh kur kërkohet një rregullim i ri i kujdestarisë./Telegrafi/

  • Alarm për bomba në qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

    Alarm për bomba në qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

    Qindra shkolla në Gjermani dhe disa të tjera në Danimarkë kanë marrë kërcënime për bomba përmes postës elektronike mëngjesin e së hënës, duke shkaktuar shqetësim te autoritetet dhe institucionet arsimore.

    Sipas policisë gjermane, rreth 450 shkolla në të gjithë vendin janë prekur nga këto kërcënime, megjithëse deri më tani nuk ka prova që tregojnë për ndonjë rrezik konkret.

    “Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që sugjeron se shkollat e kontaktuara përballen me ndonjë kërcënim specifik”, njoftoi policia në qytetin Freiburg, në jugperëndim të Gjermanisë.

    Edhe policia e Berlinit dha një vlerësim të ngjashëm, ndërsa autoritetet në landin e Turingisë u rekomanduan shkollave të vazhdojnë aktivitetin normal, pasi dyshohet se qëllimi i autorëve është përhapja e frikës dhe jo kryerja e ndonjë sulmi.

    Ndërkohë, policia daneze konfirmoi se po heton kërcënimet me bomba të dërguara në disa shkolla të vendit, duke theksuar se aktualisht nuk ka arsye për shqetësim.

    Incidentet janë pjesë e një vale kërcënimesh të ngjashme që kanë prekur Evropën gjatë javëve të fundit.

    Sipas Reuters, shkolla, supermarkete, banka gjaku, sisteme të kontrollit të trafikut ajror dhe transmetues medialë janë përballur së fundmi me kërcënime të rreme dhe sulme kibernetike.

    Javën e kaluar, më shumë se dhjetë shkolla në Spanjë u evakuuan pas kërcënimeve me bomba të dërguara përmes emailit, ndërsa më herët gjatë këtij muaji mijëra shkolla në Itali morën mesazhe të ngjashme, duke çuar në evakuimin e disa prej tyre.

    Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të përcaktuar nëse incidentet në vende të ndryshme evropiane janë të lidhura me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Sinjali siguron pamjet e incidentit ku nxënësi nxjerr thikën dhe tenton ta sulmojë drejtorin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë

    Ekskluzive | Sinjali siguron pamjet e incidentit ku nxënësi nxjerr thikën dhe tenton ta sulmojë drejtorin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë

    Ekskluzive | Sinjali siguron pamjet e incidentit ku nxënësi nxjerr thikën dhe tenton ta sulmojë drejtorin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë

    Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet ekskluzive të incidentit të rëndë që ndodhi në oborrin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, ku një nxënës i mitur dyshohet se tentoi ta sulmonte me thikë drejtorin e shkollës.

    Në pamjet e siguruara nga Sinjali shihet momenti i incidentit, i cili përfundoi me ndërhyrjen e Policisë dhe arrestimin e të miturit.

    Ngjarja ndodhi të premten, më 20 nëntor, rreth orës 12:30, në oborrin e shkollës “Hysni Zajmi”, në rrugën “Normalja e Gjakovës”.

    Sipas burimeve të Sinjalit, gjithçka nisi pasi nxënësi ishte vërejtur nga punëtori teknik duke mbajtur një shufër hekuri rreth 60–70 centimetra të gjatë.

    Drejtori i shkollës, rreth 63-vjeçar, kishte dalë në oborr pasi kishte dëgjuar zhurma dhe, pasi nxënësit i ishte marrë shufra e hekurit, i mituri dyshohet se kishte nxjerrë një thikë dhe kishte tentuar ta sulmonte atë.

    Pas incidentit, nxënësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ishte identifikuar dhe arrestuar nga Policia.

    Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se ishte përdorur në incident, ndërsa shufra e hekurit nuk është gjetur.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

    Me urdhër të Prokurorit, i mituri është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Mos na qitni prej takti, kujdes”- Korab Gashi i “Capave” acarohet në seancë kur flitet për publikimin e audio-incizimeve

    “Mos na qitni prej takti, kujdes”- Korab Gashi i “Capave” acarohet në seancë kur flitet për publikimin e audio-incizimeve

    “Mos na qitni prej takti, kujdes”- Korab Gashi i “Capave” acarohet në seancë kur flitet për publikimin e audio-incizimeve

    Janë rikthyer sërish në seancë të akuzuarit nga “Capat dhe Sekiraqa”.

    Pas një pauze e cila u morë me vendim të gjyaktëses së rastit pasi i akuzuari Salih Sekiraqa kundërshtoi avokatin e Capave, të cilin edhe e akuzoi.

    Pas rikthimit në seancë, është i akuzuari Korab Gashi, i cili u pa tejet i tensionuar kur flitej për publikimin e audio-incizimeve.

    “Po doni me e ngu krejt incizimin, edhe bisedat e familjarëve? Kujdes.Mos na qitni prej takti, respektoni atë që kemi thanë para kësaj seance, dy javë kohë na murr për me u përgatit me sekonda me minuta. Asnjëherë s’kom fol, kom duru, jom mundu me kon i vetëpërmbajtshëm. Ka pas llafe, shpica gjithçka asnjëherë s’kom fol. Nuk bën”,deklaroi Korab Gashi.

    “Qëllimshëm po e bën, e dinë ky pse po e bën”, shtoi ai.

    Kurse Salih Sekiraqa kërkoi që të kthehej në qeli, sepse sipas tij nuk mund të duronte më.

    Burimi: Insajderi

  • Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

    Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

    Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

    Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 euro e 80 centë duke mashtruar se është i sëmurë, ka thënë se familja nuk e ka qenë njohuri për mashtrimet e tij.

    Në një deklaratë për Tëvë1, ai u ka kërkuar falje të gjithë atyre që kanë dhënë para dhe janë ra preh e mashtrimit.

    Azemi ka thënë se djali i tij nuk ka mundur t’i bëjë të gjitha i vetëm dhe ka përmendur emrin e një personi që është shoqëruar me djalin e tij.

    “Besoni që në dy tri javë nuk është sillë nga shtëpia, ata ishin kanë krejt tu e planifikuar, unë nuk e di veç djalin temë e njoh, e djali jemi tash i qet kush kane qenë ata se djali jem nuk ka mujt me bo këtë plan kurrë në jetë të vet, qysh ka mujt me shku në Prishtinë me marrë fals, në Turqi fals unë nuk po e di qysh. Në Zot të betohemi se ne nuk e kemi ditë edhe i kërkoj falje shqiptarizimit që kanë kontribuar deri edhe 5 cent, pare janë tek “Go found” me, paret tek sheshi çka janë mbledhë krejt janë në bankë e dinë policia ato pare krejt kthehen ne as 5 cent nuk kemi marrë. Ma mirë me pas dek, besoni Zotin se qita që e ka bo, jo ai por edhe tre te tjerët me pas vdekë se kjo që ka ndodh, nuk e di çka u bo dhe kush është pas kësaj pune”, ka thënë ai.

    Ai ka treguar se djalin e ka pa në gjendje të lodhur dhe kur e ka pyetur se çfarë kishte i kishte thënë se “s’jam tu mujt”.

    Azemi ka treguar se djali i tij për një kohë nuk ishte parë në shtëpi dhe se kishte shkuar në Turqi.

    “Me 31 çika ka qenë në shtëpi, me tha u nis Endriti për Turqi me tha se është i sëmurë unë me 27, 28 e kam parë kish qenë shumë i dobët, i saritë krejt i thash çka ki, me than nuk jam duke mundur edhe me 31 kam qenë në mahall, kur erdha çika me tha u nis për Turqi i tash çka ka me tha këtë sëmundjen, kush e ka ndreq kush e ka bo, ka shku në Turqi, ka nejt atje sa ka nejt nuk e di, tregon ai.

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj Endrit Azemit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale mashtrimi.

    Azemi dyshohet se ka mashtrur se vuan nga leukemia akute, përmes platformës “GoFound” dhe thirrjeve për ndihmë të organizuara brenda qytetit ka përfituar 189.208.8 euro.

    Sipas dosjes së prokurorisë, për rreth 2 javë, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka vënë në lajthitje qytetarët, duke sajuar se kinse është i sëmurë me sëmundjen e Leukemisë Akute.

    Burimi: Insajderi

  • Kosova importoi 699,3 milionë euro mallra në tetor, ndërsa eksportoi vetëm 124,2 milionë euro

    Kosova importoi 699,3 milionë euro mallra në tetor, ndërsa eksportoi vetëm 124,2 milionë euro

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat për tregtinë e jashtme të mallrave për muajin tetor 2026, sipas të cilave eksportet e Kosovës kanë shënuar rritje prej 35,3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

    Burimi: Dukagjini

  • Kallëzime penale ndaj drejtorit dhe tre punonjësve të "Pyjeve Kombëtare" në Dibër

    Kallëzime penale ndaj drejtorit dhe tre punonjësve të “Pyjeve Kombëtare” në Dibër

    Drejtori i kompanisë pyjore në Dibër, tre punonjës të “Pyjeve Kombëtare” dhe dy persona të tjerë dyshohen për abuzime në dhënien e lejeve për prerjen e drurëve dhe dokumenteve për transportimin e drunjve.

    Drejtoria e Punëve të Brendshme e Dibrës ngriti kallëzim penal kundër gjashtë personave, përfshirë M.P. (57) nga Vevçani, drejtor i Kompanisë Pyjore “Stogovë” – Dibër, e cila është në kuadër të NP “Pyjet Kombëtare”.

    Sipas MPB-së, në rast përfshihen edhe dy oficerë të shpërndarjes së druve të zjarrit, O.J. (64) dhe M.L. (59) nga fshati Xhepishte i Dibrës, si dhe arkivisti V.I. (47) nga Dibra.

    Dyshimet janë se arkivisti ka futur të dhëna të rreme në librin zyrtar për personat që dyshohet se kanë paraqitur kërkesa për leje për prerje. Lejet janë lëshuar në bazë të kërkesave të tilla fiktive, dhe drejtori, sipas policisë, nuk ka kryer mbikëqyrjen e nevojshme dhe nuk ka kontrolluar fletëngarkesën për transportin e drurit.

    Dy referentët, nga ana tjetër, dyshohen se me vetëdije kanë lëshuar fletëngarkesë me informacione të rreme, të cilat më pas i kanë vërtetuar me nënshkrimet e tyre.

    Në rastin janë përfshirë edhe B.L. (35) dhe A.L. (26), të dy nga Xhepishte, të cilët, sipas policisë, i kanë ndihmuar të dyshuarit e tjerë. Ata transportuan drurin me kamionët e tyre dhe ndihmuan në fshehjen e aktiviteteve të paligjshme.

    Kundër të dyshuarve janë ngritur akuza penale me dyshimin për keqpërdorim të të dhënave personale, falsifikim të një dokumenti zyrtar, kryerje të pakujdesshme të detyrave./Telegrafi/

  • Holanda paralajmëron për rreziqet e syzeve inteligjente me AI

    Holanda paralajmëron për rreziqet e syzeve inteligjente me AI

    Autoriteti holandez për mbrojtjen e të dhënave zbulon probleme serioze me privatësinë, sigurinë dhe besueshmërinë e inteligjencës artificiale në gjashtë modele syzesh inteligjente

    Burimi: Dukagjini