Ekskluzive | Sinjali siguron pamjet e incidentit ku nxënësi nxjerr thikën dhe tenton ta sulmojë drejtorin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë

Ekskluzive | Sinjali siguron pamjet e incidentit ku nxënësi nxjerr thikën dhe tenton ta sulmojë drejtorin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë

Written by

in

Ekskluzive | Sinjali siguron pamjet e incidentit ku nxënësi nxjerr thikën dhe tenton ta sulmojë drejtorin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë

Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet ekskluzive të incidentit të rëndë që ndodhi në oborrin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, ku një nxënës i mitur dyshohet se tentoi ta sulmonte me thikë drejtorin e shkollës.

Në pamjet e siguruara nga Sinjali shihet momenti i incidentit, i cili përfundoi me ndërhyrjen e Policisë dhe arrestimin e të miturit.

Ngjarja ndodhi të premten, më 20 nëntor, rreth orës 12:30, në oborrin e shkollës “Hysni Zajmi”, në rrugën “Normalja e Gjakovës”.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjithçka nisi pasi nxënësi ishte vërejtur nga punëtori teknik duke mbajtur një shufër hekuri rreth 60–70 centimetra të gjatë.

Drejtori i shkollës, rreth 63-vjeçar, kishte dalë në oborr pasi kishte dëgjuar zhurma dhe, pasi nxënësit i ishte marrë shufra e hekurit, i mituri dyshohet se kishte nxjerrë një thikë dhe kishte tentuar ta sulmonte atë.

Pas incidentit, nxënësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ishte identifikuar dhe arrestuar nga Policia.

Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se ishte përdorur në incident, ndërsa shufra e hekurit nuk është gjetur.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

Me urdhër të Prokurorit, i mituri është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali