Author: Momenti

  • Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk e ka kaluar provimin e avokatisë

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk e ka kaluar provimin e avokatisë

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk e ka kaluar provimin e avokatisë

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, ka pranuar të enjten se nuk e ka kaluar provimin e avokatisë, ndonëse më parë e ka cilësuar veten si avokate dhe presidenti amerikan, Donald Trump, i është referuar asaj me këtë titull.

    Zacharia e bëri këtë deklaratë në një intervistë me komentatorin konservator Jack Posobiec, pas një raportimi të gazetës The Wall Street Journal, sipas të cilit ajo kishte dështuar në provimin e avokatisë në Kaliforni në vitin 2011 dhe nuk e kishte kaluar atë as në ndonjë shtet tjetër amerikan ku kishte jetuar.

    Ajo është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Pepperdine.

    Gjatë intervistës, Zacharia tha se e kishte dhënë provimin në Kaliforni, por nuk kishte arritur ta kalonte. Ajo shpjegoi se në atë periudhë ishte e shpërqendruar nga planet për t’u martuar dhe për t’u zhvendosur në Kinë, ku bashkëshorti i saj do të punonte.

    Zacharia shtoi se për punën që do të kryente në Kinë nuk i nevojitej kalimi i provimit të avokatisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk e ka kaluar provimin e avokatisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Shqipëri, çfarë ndodhi sot? (VIDEO)

    Protestat në Shqipëri, çfarë ndodhi sot? (VIDEO)

    Protestat në Shqipëri, çfarë ndodhi sot? (VIDEO)

    Edhe sot kanë vazhduar protestat e studentëve në Shqipëri, dhe nga atje për Klanin është lajmëruar gazetarja Bleona Prengezaj.

    Ajo tha se protesta për këtë natë ka përfunduar, dhe ka dhënë detaje për ngjarjet e ditës së sotme.

    “Është një protestë e cila ka nisur rreth orës nëntë të mëngjesit, ku protestuesit e maskuar kanë lëvizur fillimisht pranë parlamentit dhe më pas janë zhvendosur drejt Ministrisë së Arsimit ku kanë hedhur gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë, por edhe në drejtim të objektit të Ministrisë së Arsimit”, tha Prengezaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.

    “Në ditën e tretë të saj tashmë kemi edhe një bilanc të forcave të policisë që janë lënduar si shkak i akteve të dhunës këto tri ditë nga ana e protestuesve. Janë më shumë se 71 efektivë të policisë që kanë mbetur me lëndime”.

  • Hajduk Split merr një fitore historike kundër Ajax

    Hajduk Split merr një fitore historike kundër Ajax

    Hajduk ka regjistruar fitoren e parë në garat kryesore evropiane që nga shtatori i vitit 2010, ndërsa golin e parë në këto gara që nga dhjetori i po atij viti e ka shënuar Abdoulie Sanyang.

    Sanyang e ka kaluar Hajdukun në epërsi në minutën e tridhjetë e shtatë, pas një aksioni të Marin Soticek, i cili ia ka pasuar topin sulmuesit, ndërsa ky i fundit ka shënuar me një goditje të ulët me të djathtën.

    Ajax ka reaguar në fillim të pjesës së dytë. Kapiteni Davy Klaassen e ka barazuar rezultatinnë minutat e para pas pushimit, duke e rikthyer skuadrën holandeze në lojë.

    Megjithatë, epërsia e Hajdukut është rikthyer pothuajse menjëherë. Jofre Torrents ka gabuar në një pasim prapa, ndërsa topi ka përfunduar te Sego, i cili ia ka pasuar Soticek. Ky i fundit e ka shfrytëzuar rastin për ta shënuar golin e fitores.

    Në vazhdim, Ajax ka kërkuar golin e barazimit, por Hajduk ka arritur ta ruajë epërsinë, edhe pse skuadra holandeze e ka goditur traversën përmes Oscar Gloukh në minutat e fundit.

    Ndeshja është ndërprerë përkohësisht rreth pesëmbëdhjetë minuta para fundit për shkak të mjeteve piroteknike të tifozëve vendas.

     

    Burimi: RTKLive

  • Dhuka: Të jesh europian do të thotë të ngresh zërin dhe të respektosh ligjin

    Dhuka: Të jesh europian do të thotë të ngresh zërin dhe të respektosh ligjin

    Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, Majlinda Dhuka, ka bërë thirrje për dialog, respektim të institucioneve dhe ruajtje të vlerave evropiane, në një kohë kur vendi po përballet me tensione dhe protesta.

    Përmes një mesazhi, Dhuka ka theksuar se aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet objektiv strategjik i Shqipërisë, ndërsa procesi i integrimit kërkon përgjegjshmëri, bashkëpunim dhe respektim të shtetit të së drejtës.

    “Bashkimi Evropian është destinacioni ynë, familja evropiane është përkatësia jonë çdo ditë, edhe sot. Protesta dhe zëri i qytetarëve na kërkojnë të reflektojmë me përgjegjshmëri të lartë mbi Shqipërinë evropiane që duam e po ndërtojmë me atdhetari, vendin ku zëri i qytetarëve dëgjohet, institucionet respektohen dhe shteti i së drejtës është mbi çdo interes”, ka deklaruar Dhuka.

    Ajo ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe të drejtës për t’u shprehur, duke theksuar se mbrojtja e vlerave evropiane kërkon njëkohësisht dialog dhe respektim të ligjit.

    “Të jesh evropian do të thotë të kesh guximin të ngresh zërin, urtësinë të respektosh ligjin dhe forcën të mos e kthesh dallimin në largësi mes nesh”, ka thënë ajo.

    Dhuka është ndalur edhe te rëndësia e paqes dhe mirëkuptimit, duke theksuar se këto janë thelbësore për mbrojtjen e vlerave evropiane dhe respektit njerëzor.

    “Paqja nuk është heshtje, as urtësia indiferencë. Ato janë forca për të mbrojtur vlerat evropiane, respektin njerëzor dhe Shqipërinë”, ka deklaruar kryenegociatorja.

    Duke folur për procesin e integrimit, Dhuka ka vlerësuar se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm historik dhe më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Shqipëria i përket familjes evropiane nga aspirata e të gjithë shqiptarëve, si dhe nga vlerat me të cilat zgjedh të jetojë çdo ditë. Sot jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës evropiane mbi 30-vjeçare. Ky është një moment historik për të gjithë”, ka thënë Dhuka.

    Në fund të mesazhit të saj, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve të tjerë që të kontribuojnë në ndërtimin e urave të dialogut dhe mirëkuptimit, duke e cilësuar rrugën drejt Bashkimit Evropian si një aspiratë të përbashkët të shqiptarëve.

    Burimi: Dukagjini

  • Mourinho për Espin: Ka shumë cilësin, ishte profil që na përshtatej

    Mourinho për Espin: Ka shumë cilësin, ishte profil që na përshtatej

    Mourinho për Espin: Ka shumë cilësin, ishte profil që na përshtatej

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur për Carlos Espin, sulmuesin rezervist që po shkëlqen me ato pak minuta që po i ka në dispozicion.

    “Kur Gonzalo [Garcia] u largua, në një marrëveshje fantastike për klubin, m’u propozuan tre emra”, ka thënë Mourinho.

    “Espi ishte njëri prej tyre dhe mendova se një lojtar i ri me profilin e tij do të ishte i mirë për klubin”.

    “Nuk është e lehtë të ndash minutat e lojës me Mbappenë, sepse ai ka shumë cilësi”.

  • Shkëlqen Mirlind Daku, dy gola në fitoren e Spartak Moskës

    Shkëlqen Mirlind Daku, dy gola në fitoren e Spartak Moskës

    Shkëlqen Mirlind Daku, dy gola në fitoren e Spartak Moskës

    Mirlind Daku ishte protagonisti kryesor i Spartakut të Moskës në fitoren 4:2 ndaj Rodinës, duke realizuar dy gola dhe duke luajtur rol vendimtar në përmbysjen e rezultatit në derbin e kryeqytetit rus, në kuadër të Kupës së Rusisë.

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u shfaq vendimtar në pjesën e dytë, kur skuadra e tij ishte në disavantazh dhe kishte nevojë për reagim për të kthyer ndeshjen në favorin e saj.

    Daku fillimisht barazoi rezultatin në 2:2 në fillim të pjesës së dytë, duke rikthyer shpresat për Spartakun.

    Vetëm pak minuta më vonë, ai realizoi sërish, duke përmbysur shifrat në 3:2 dhe duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi.

    Pas dy golave të sulmuesit shqiptar, Spartaku arriti të shënonte edhe golin e katërt, duke vulosur fitoren me rezultatin 4:2.

    Me këtë paraqitje, Daku dëshmoi edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të skuadrës moskovite, duke qenë vendimtar në një fitore të rëndësishme në Kupën e Rusisë.

  • Arabia Saudite thotë se parandaloi sulmin me raketa ndaj Medinës

    Arabia Saudite thotë se parandaloi sulmin me raketa ndaj Medinës

    Arabia Saudite thotë se parandaloi sulmin me raketa ndaj Medinës

    Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka parandaluar një sulm me raketa ndaj qytetit të shenjtë të Medinës, si dhe një sulm tjetër në pjesën lindore të mbretërisë.

    Njoftimi u bë të enjten nga koalicioni, i cili lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani. Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me sulmet e parandaluara.

    Ndërkohë, rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për një sulm në Aden, qytet port në jug të Jemenit, ku ndodhet një bazë e përdorur nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite.

    Sipas zyrtarëve, të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij sulmi, raporton Associated Press.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arabia Saudite thotë se parandaloi sulmin me raketa ndaj Medinës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Olympiacos e mposht Marseille në Francë

    Olympiacos e mposht Marseille në Francë

    Skuadra greke e ka siguruar fitoren në stadiumin e Marseille falë golit të Santiago Hezze, i cili ka shënuar me kokë në minutën e dyzet e dytë, pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Chiquinho.

    Olympiacos ka shënuar edhe një herë në fund të pjesës së parë, por goli i Roman Yaremchuk është anuluar për shkak të pozitës jashtë loje gjatë aksionit.

    Marseille ka pasur më shumë raste në pjesën e dytë, duke kërkuar golin e barazimit. Megjithatë, portieri i Olympiacos, Stefan Ortega, ka qenë vendimtar me disa pritje të rëndësishme, përfshirë dy pritje të njëpasnjëshme ndaj Timothy Weah dhe Igor Paixao.

    Në minutat e fundit, skuadra greke ka pasur mundësi ta dyfishojë epërsinë, por goditja e Armando Gonzalez është ndalur nga portieri vendas, Jeffrey de Lange.

    Kjo fitore e çon Olympiacos në dy fitore nga dy ndeshje në këtë edicion të Ligës së Evropës. Skuadra greke e vazhdon kështu formën e mirë në këtë garë, pasi ka pësuar vetëm një humbje në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit.

    Në anën tjetër, Marseille po kalon një periudhë të vështirë, me gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Për më tepër, skuadra franceze ka pësuar humbjen e katërt radhazi në garat evropiane.

    Burimi: RTKLive

  • Fund dramatik, Juventusi përmbys Celta Vigon

    Fund dramatik, Juventusi përmbys Celta Vigon

    Fund dramatik, Juventusi përmbys Celta Vigon

    Juventusi ka triumfuar 2-1 ndaj Celta Vigos në Lign e Evropës, pas një përmbysjeje dramatike në minutat e fundit të ndeshjes.

    Skuadra spanjolle kaloi në epërsi në minutën e 18-të me Hugo Alvarez, pas asistimit të Williot Swedberg.

    Juventusi reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 58-të me Nick Woltemaden.

    Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Randal Kolo Muani shënoi golin e fitores në minutën 90+2’.

    Andrea Cambiaso ishte autori i asistimit vendimtar për golin që vulosi triumfin e bardhezinjve.

  • Izraeli bllokon bazën ushtarake në Gaza, ku pritet të përfshihet Kosova

    Izraeli bllokon bazën ushtarake në Gaza, ku pritet të përfshihet Kosova

    Rreth 500 pjesëtarë nga Kosova dhe Maroku parashihet të përfshihen në misionin ndërkombëtar, por Izraeli nuk po lejon nisjen e ndërtimit të bazës që do ta mbështeste operacionin, shkruan gazeta britanike The Guardian.

    Kosova është pjesë e kontingjentit ndërkombëtar të paraparë për stabilizimin e Gazës, por zbatimi i misionit po përballet me pengesa, pasi Izraeli po bllokon ndërtimin e një baze të përkohshme ushtarake, të planifikuar në kuadër të nismës së presidentit amerikan, Donald Trump.

    Sipas The Guardian, projekti synon të krijojë një pikë mbështetëse për vendosjen e trupave ndërkombëtare, të cilat do të ndihmonin në krijimin e kushteve të sigurisë për rindërtimin e territorit palestinez.

    Baza është planifikuar të strehojë 150 pjesëtarë të forcës ndërkombëtare të stabilizimit, ndërsa një pjesë e kontingjentit më të gjerë prej rreth 500 pjesëtarësh nga Kosova dhe Maroku do të përfshihej në këtë mision.

    Kontrata për ndërtimin e bazës iu dha në gusht kompanisë amerikane Arkel International. Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga The Guardian, Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e kontraktorit dhe të kamionëve me pajisje në Gaza, duke pamundësuar nisjen e punimeve.

    Më 30 mars 2026, Qeveria e Kosovës miratoi dërgimin e trupave në Gaza, në kuadër të nismës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

    Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se Kosova është e gatshme të kontribuojë për popullin e Gazës, duke përmendur edhe përvojën e vendit nga prania e forcave ndërkombëtare që nga viti 1999.

    Numri i saktë i trupave që Kosova do të dërgojë nuk ishte bërë publik në njoftimin e atëhershëm të Qeverisë.

    Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit është pjesë e planit të administratës amerikane për periudhën pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Ajo synon të mbështesë sigurinë dhe administrimin kalimtar të Gazës, si dhe të krijojë kushtet për rindërtimin e territorit.

    Bllokimi rrezikon zbatimin e planit

    Sipas The Guardian, pa funksionalizimin e bazës dhe vendosjen e forcës ndërkombëtare, ekipet e ndërtimit nuk mund të nisin punën për infrastrukturën bazë dhe objektet e nevojshme për popullsinë e Gazës.

    Bordi i Paqes, i kryesuar nga Trumpi, më 23 shtator prezantoi një plan gjashtëmujor me vlerë 2.45 miliardë dollarë, si fazë e parë e një programi rindërtimi që parashihet të kushtojë rreth 71 miliardë dollarë gjatë dhjetë vjetëve.

    Sipas burimit të cituar nga gazeta, Bordi i Paqes shpreson që projekti të mund të vazhdojë pas zgjedhjeve parlamentare në Izrael, të planifikuara për 27 tetor.

    Deri atëherë, pjesëmarrja e Kosovës në misionin ndërkombëtar mbetet pjesë e një plani që ende po përballet me pengesa në terren.

    Burimi: RTKLive