Hajduk Split merr një fitore historike kundër Ajax

Hajduk Split merr një fitore historike kundër Ajax

Written by

in

Hajduk ka regjistruar fitoren e parë në garat kryesore evropiane që nga shtatori i vitit 2010, ndërsa golin e parë në këto gara që nga dhjetori i po atij viti e ka shënuar Abdoulie Sanyang.

Sanyang e ka kaluar Hajdukun në epërsi në minutën e tridhjetë e shtatë, pas një aksioni të Marin Soticek, i cili ia ka pasuar topin sulmuesit, ndërsa ky i fundit ka shënuar me një goditje të ulët me të djathtën.

Ajax ka reaguar në fillim të pjesës së dytë. Kapiteni Davy Klaassen e ka barazuar rezultatinnë minutat e para pas pushimit, duke e rikthyer skuadrën holandeze në lojë.

Megjithatë, epërsia e Hajdukut është rikthyer pothuajse menjëherë. Jofre Torrents ka gabuar në një pasim prapa, ndërsa topi ka përfunduar te Sego, i cili ia ka pasuar Soticek. Ky i fundit e ka shfrytëzuar rastin për ta shënuar golin e fitores.

Në vazhdim, Ajax ka kërkuar golin e barazimit, por Hajduk ka arritur ta ruajë epërsinë, edhe pse skuadra holandeze e ka goditur traversën përmes Oscar Gloukh në minutat e fundit.

Ndeshja është ndërprerë përkohësisht rreth pesëmbëdhjetë minuta para fundit për shkak të mjeteve piroteknike të tifozëve vendas.

 

Burimi: RTKLive