Author: Momenti

  • Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

    Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

    Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq

    Një moment i pabesueshëm është regjistruar në “Santiago Bernabeu”, ku Vinicius Junior u bë protagonist i një episodi që kaloi nga festa në dramë brenda pak çastesh.

    Sulmuesi brazilian, i cili u inkuadrua nga stoli, arriti të shënonte gol, duke shkaktuar festë te lojtarët e Real Madridit. Madje, edhe Jose Mourinho vrapoi për ta përgëzuar.

    Megjithatë, festa nuk zgjati shumë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua, ndërsa Vinicius u ndëshkua me karton të kuq për shkak se kishte tërhequr kundërshtarin nga flokët.

    Kështu, një moment që dukej si festë e madhe për Real Madridin përfundoi në një situatë dramatike, me brazilianin që u detyrua të largohej nga loja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vinicius e kap kundërshtarin për flokësh, VAR ia anulon golin dhe e ndëshkon me të kuq appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt

    Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt

    Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt

    Kremlini ka mirëpritur deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se Ukraina ka nevojë për një president të ri, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e Volodymyr Zelenskyt për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës me Rusinë.

    I dërguari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, i ka cilësuar deklaratat e Trumpit si “historike”, duke thënë se ato përbëjnë një moment të rëndësishëm për ata që mbështesin ndryshimin e udhëheqjes në Ukrainë.

    Dmitriev pretendoi se Ukraina ka nevojë për një udhëheqës të ri, i cili do të angazhohej për arritjen e paqes, ndërsa akuzoi Zelenskyn se po kontribuon në vazhdimin e luftës.

    Më herët, Trump kishte deklaruar se Ukraina ka nevojë për një president të aftë për të negociuar marrëveshje. Ai pretendoi se Zelensky ka pasur mundësi për të arritur një marrëveshje me Rusinë, por nuk i ka shfrytëzuar ato.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar lehtësimin e kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës, duke argumentuar se të ardhurat nga ky sektor po ndihmojnë Moskën të financojë luftën kundër Ukrainës.

    Zelensky ka theksuar se pasojat e këtyre masave janë bërë veçanërisht të dukshme në sfondin e sulmeve ruse ndaj Kievit.

    Nga ana tjetër, Trump ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me miliona tonë metrikë naftë dizel ruse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rusia i gëzohet deklaratave të Trumpit për largimin e Zelenskyt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Benki i ka rregullat e veta”, Benita thyen heshtjen për fustanin e përfolur (VIDEO)

    “Benki i ka rregullat e veta”, Benita thyen heshtjen për fustanin e përfolur (VIDEO)

    “Benki i ka rregullat e veta”, Benita thyen heshtjen për fustanin e përfolur (VIDEO)

    Benita ka qenë ndër personazhet më të komentuara në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.

     Ajo ka folur ekskluzivisht për Prive Klan Kosova, ku ka zbuluar më shumë për përjetimet e saj dhe komentet që pasuan pjesëmarrjen në dasmë.

    Në intervistë, ajo është ndalur edhe te rrugëtimi i saj brenda Big Brother VIP Kosova, drama e përjetuar gjatë qëndrimit aty, si dhe raportet me Klodin dhe Elijonën.

     Por, një nga temat që mori vëmendje të madhe ishte edhe fustani i saj, i cili u komentua shumë në rrjete sociale.

    “Fustani u kanë i kaltër, për krejt juve që s’muni me i dallu ngjyrat e fustaneve, edhe Benki o Benki, Benki i ka rregullat e veta”, u shpreh ajo.

    Ndiqni intervistën e plotë në Prive:

     

      

  • Napoli mposht Frosinonen dhe barazohet me pikë

    Napoli mposht Frosinonen dhe barazohet me pikë

    Napoli mposht Frosinonen dhe barazohet me pikë

    Napoli ka shënuar fitore 3-0 ndaj Frosinones, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A, duke u barazuar me pikë me këtë ekip me nga 10 sosh.

    Kevin De Bruyne, nga pika e bardhë e penalltisë dhe Noa Lang shënuan golat e pjesës së parë që i siguruan tri pikët Napolit, ndërsa belgu në top-formë, shënoi në minutēnne 94-të edhe golin e dytë personal.
    Në anën tjetër, Frosinone pësoi humbjen e dytë këtë sezon, pas një starti pozitiv në kampionat.

    Në xhiron e ardhshme, Napoli do të luajë në udhëtim ndaj Venezias, ndërsa Frosinone do të jetë nikoqir i Sassuolos.

  • Historianit nga Ekuadori i bën përshtypje zgjedhja e presidentes katolike në Kosovë: Na fton të reflektojmë

    Historianit nga Ekuadori i bën përshtypje zgjedhja e presidentes katolike në Kosovë: Na fton të reflektojmë

    Historianit nga Ekuadori i bën përshtypje zgjedhja e presidentes katolike në Kosovë: Na fton të reflektojmë

    Historiani nga Ekuadori, Juan Marquez, ka reaguar pas zgjedhjes së një presidenteje katolike në Kosovë, duke vënë në pah rëndësinë e respektit dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare.

    Në shkrimin e tij, Marquez e përshkruan Kosovën si një vend me shumicë myslimane, por me një histori dhe identitet kulturor që përfshijnë edhe komunitetet katolike e ortodokse.

    Ai thekson se dallimet fetare nuk duhet të ndikojnë në vlerësimin e dinjitetit të njeriut, duke e cilësuar respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën dhe dialogun si elemente thelbësore për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

    “Dinjiteti njerëzor nuk varet nga feja e një personi”, ka shkruar Marquez, duke nënvizuar rëndësinë e një shoqërie ku secili mund ta praktikojë lirisht besimin e tij.

    Mesazhi i historianit vë në fokus tolerancën fetare dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet komuniteteve në një shoqëri me përkatësi të ndryshme fetare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Historianit nga Ekuadori i bën përshtypje zgjedhja e presidentes katolike në Kosovë: Na fton të reflektojmë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit

    Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit

    Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit

    Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, i ka dalë në mbështetje moderatorit të emisionit “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Fidan Jupolli, pas etiketimeve dhe kërcënimeve ndaj tij.

    Ajeti ka komentuar në fotografinë e publikuar nga Jupolli në Facebook, duke i shprehur mbështetjen me fjalë të drejtpërdrejta.

    “Bacalok mrehe e mos e rruje qa flasin e qa thon tine dinë qe Arushen e ki ksajde, nuk e kam shpreh me folë shumë po e din ti”, ka shkruar Ajeti.

    Pas këtij komenti, Jupolli ka reaguar duke e falënderuar Ajetin dhe duke e cilësuar atë si legjendë të gjallë.

    “Avni Ajeti, legjendë e gjallë, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit, ky mesazh më mjafton me ditë ku jam i pozicionum unë e ku jeni ju! UÇK, ti je gjaku jem që nuk falet!”, ka shkruar mes tjerash Jupolli.

    Në mbështetje të gazetarit, pas kërcënimeve ndaj tij, kanë dalë edhe figura publike dhe përfaqësues të partive politike./Klankosova.tv

  • Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

    Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

    Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

    Një automjet ka shpërthyer në lëvizje në bulevardin e lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër.

    Ngjarja ka ndodhur përpara Gjykatës, ndërsa pas shpërthimit, automjeti ka ndaluar përpara Drejtorisë së Policisë.

    Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

    “Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

  • I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, e burgosura kthehet në burg pas daljes nga spitali

    I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, e burgosura kthehet në burg pas daljes nga spitali

    I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, e burgosura kthehet në burg pas daljes nga spitali

    E burgosura me vdekje në SHBA, Christa Pike, është liruar nga spitali pas ekzekutimit të dështuar në fund të muajit të kaluar, kanë bërë të ditur avokatët e saj.

    Pike, 50-vjeçare, është kthyer në burgun ku ka kaluar 30 vjetët e fundit dhe po vazhdon të marrë trajtim mjekësor, thuhet në deklaratën e avokatëve të saj të publikuar të shtunën.

    Ajo i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse me pentobarbital më 30 shtator, të cilat e lanë në gjendje kritike shëndetësore.

    Pike e riktheu vetëdijen në fillim të kësaj jave dhe nisi të fliste, duke i habitur ekspertët, personelin mjekësor dhe avokatët e saj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Rasti i saj konsiderohet i paprecedentë, pasi ajo besohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar pas një përpjekjeje për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.

    Në deklaratën e tyre, avokatët thanë se Pike ishte “mirënjohëse ndaj ekipeve të para të reagimit dhe personelit mjekësor për kujdesin e treguar në këto rrethana të jashtëzakonshme”.

    Nuk dihet se çfarë trajtimi mjekësor po merr ajo pas kthimit në burg, por avokatët kishin deklaruar më herët se e pret “një rrugë e gjatë drejt rikuperimit”.

    Departamenti i Korrigjimit i shtetit të Tennessee-s ende nuk ka shpjeguar pse ekzekutimi nuk shkoi sipas planit, ndonëse ka mbrojtur metodën e përdorur.

  • Pas videove intime të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për një album

    Pas videove intime të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për një album

    Pas videove intime të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për një album

    Këngëtarja Blerina Matraku ka folur ekskluzivisht në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.

    Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët.

    Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe seriozitetit të tij në fushën e muzikës.

    Sipas këngëtares, në vitin 2007 ajo i kërkoi Adi Hilës të realizonin një album dhe e pagoi shumën prej 10 mijë eurosh. Ajo shpjegoi se paratë i kishte mbledhur nga puna në evente, dasma dhe nga angazhimi si stjuardesë, ndërsa për këtë investim kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj.

    “Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

    Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite”, u shpreh ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pas videove intime të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për një album appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tartë me mollë, karamel dhe arra pekan – ëmbëlsira ideale për ditët e vjeshtës

    Tartë me mollë, karamel dhe arra pekan – ëmbëlsira ideale për ditët e vjeshtës

    Tartë me mollë, karamel dhe arra pekan – ëmbëlsira ideale për ditët e vjeshtës

    Me ardhjen e ditëve të freskëta të vjeshtës, ëmbëlsirat me fruta të stinës bëhen një zgjedhje ideale për t’u shijuar në shtëpi. Një prej tyre është tartë me mollë, karamel dhe arra pekan, e cila kombinon shijen e ëmbël me krokantësinë e brumit sfoliat.

    Përparësia e kësaj recete është se përgatitet lehtë dhe kërkon vetëm rreth 30 minuta, duke e bërë të përshtatshme edhe për ata që nuk kanë shumë kohë për të kaluar në kuzhinë.

    Përbërësit:

    1 fletë brumi sfoliat, rreth 240 gramë, e shkrirë dhe e ndarë në dy pjesë

    Pak vaj për lyerjen e tavës

    50 gramë sheqer kaf

    Një majë luge kripë

    1 lugë çaji lëng limoni

    1 mollë e madhe, e prerë në feta të holla

    Salcë karamel, sipas dëshirës

    25–30 gramë arra pekan të copëtuara

    Përgatitja:

    Fillimisht, ngroheni furrën në 200°C dhe shtroni letër pjekjeje në një tavë. Vendosni sipër dy pjesët e brumit sfoliat.

    Në një enë, përzieni fetat e mollës me sheqerin kaf, kripën dhe lëngun e limonit. Lërini të pushojnë për disa minuta, në mënyrë që shijet të përzihen.

    Më pas, radhitni fetat e mollës mbi brumë, duke i mbivendosur lehtë. Kujdesuni që lëngu i mbetur në enë të mos hidhet mbi brumë.

    Piqeni tartën për rreth 20 minuta, derisa brumi të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë.

    Pasi ta hiqni nga furra, shtoni salcën e karamelit dhe arrat pekan të copëtuara.

    Tarta mund të shërbehet e ngrohtë ose pasi të jetë ftohur pak. Për një aromë më të theksuar vjeshtore, mollëve mund t’u shtoni edhe pak kanellë para pjekjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tartë me mollë, karamel dhe arra pekan – ëmbëlsira ideale për ditët e vjeshtës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali