Author: Momenti

  • Bashkimi mposhti Borën dhe regjistron fitoren e katërt radhazi në Superligë

    Bashkimi mposhti Borën dhe regjistron fitoren e katërt radhazi në Superligë

    Bashkimi mposhti Borën dhe regjistron fitoren e katërt radhazi në Superligë

    Bashkimi ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Borën me rezultat 78:58 në Prizren, në kuadër të xhiros së katërt.

    Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e prizrenasve në kampionat, ndërsa në të gjitha garat Bashkimi ka regjistruar gjashtë fitore rresht, përfshirë edhe ndeshjet në Superkupë dhe FIBA Europe Cup.

    Për Borën e Prishtinës, kjo ishte humbja e parë në këtë edicion të Superligës.

    Ndonëse mysafirët e fituan çerekun e parë, Bashkimi reagoi fuqishëm në të dytin, të cilin e fitoi me rezultat 27:11. Prizrenasit vazhduan dominimin edhe në çerekun e tretë, duke triumfuar 24:14 dhe duke krijuar epërsi të mjaftueshme për ta kontrolluar pjesën e mbetur të ndeshjes.

    Lejson Zeqiri ishte ndër më meritorët për fitoren e Bashkimit, me 18 pikë dhe katër kërcime. Adrio Bailey kontribuoi me 12 pikë e pesë kërcime, ndërsa Valon Bunjaku shtoi 11 pikë e tri kërcime.

    Te Bora, Laolu Oke e përfundoi ndeshjen me tetë pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Terren Allen ishte shënuesi më efikas i ndeshjes, me 18 pikë dhe tri kërcime.

    Me këtë fitore, Bashkimi konfirmon formën e mirë në fillim të sezonit, ndërsa Bora pëson humbjen e parë në elitën e basketbollit kosovar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bashkimi mposhti Borën dhe regjistron fitoren e katërt radhazi në Superligë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mot me shi këtë të diel

    Mot me shi këtë të diel

    Mot me shi këtë të diel

    Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona reshjet mund të jenë më të theksuara.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 16 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

  • Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

    Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

    Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

    Sot parashikohet të depërtojë një front i ftohtë, i cili do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe herë pas reshje shiu në të gjithë vendin. Lokalisht reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Era do të fryjë nga veriu, e cila në momente të caktuara pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi prej 15-55 km/h, njofton Meteo Kosova.

    Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20 °C.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përtej kuzhinës, këto janë përdorimet e sodës së bukës

    Përtej kuzhinës, këto janë përdorimet e sodës së bukës

    Përtej kuzhinës, këto janë përdorimet e sodës së bukës

    Soda e bukës, e njohur edhe si bikarbonat natriumi, është një produkt që gjendet pothuajse në çdo kuzhinë. Përveç përdorimit në përgatitjen e brumërave dhe neutralizimin e aromave të pakëndshme në frigorifer, ajo mund të përdoret edhe për qëllime të tjera në shtëpi dhe në kujdesin personal.

    Një nga përdorimet e saj është neutralizimi i aromave të trupit. Megjithatë, aplikimi i drejtpërdrejtë në lëkurë mund të shkaktojë irritim, veçanërisht te personat me lëkurë të ndjeshme.

    Soda e bukës përdoret gjithashtu në pastrimin e sipërfaqeve dhe largimin e disa njollave. E përzier me ujë, mund të krijojë një pastë për pastrimin e vaskës dhe sipërfaqeve të tjera të përshtatshme.

    Ajo përdoret edhe në banjë, ku mund të ndihmojë në zbutjen e lëkurës. Megjithatë, duhet pasur kujdes me sasinë, pasi përdorimi i tepërt mund të shkaktojë tharje ose irritim.

    Sa i përket kujdesit për fytyrën dhe flokët, soda e bukës nuk rekomandohet si pastrues i zakonshëm. Për shkak të natyrës së saj alkaline dhe efektit gërryes, ajo mund të dëmtojë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe të irritojë skalpin.

    Edhe pse bikarbonati i natriumit përdoret në mjekësi për disa gjendje të caktuara, ai nuk duhet të merret si trajtim për veshkat apo dhimbjet pa këshillën e mjekut. Përdorimi i gabuar mund të shkaktojë çrregullime të nivelit të natriumit dhe të ekuilibrit acid-bazë në organizëm.

    Pra, soda e bukës mund të jetë e dobishme në shumë situata të përditshme, por përdorimi i saj duhet të përshtatet me qëllimin dhe të bëhet me kujdes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përtej kuzhinës, këto janë përdorimet e sodës së bukës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Totaj i reagon Daçiqit: Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale

    Totaj i reagon Daçiqit: Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale

    Totaj i reagon Daçiqit: Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq i cili tha se ‘një ditë flamuri serb do të valojë në Prizren’.

    Përmes Facebook, Totaj tha se shefi i diplomacisë serbe ka ‘ngatërruar hartën e realitetit me playlistën e tij të preferuar të këngëve nostalgjike të dasmave’.

    Ai tha që flamuri i tij të valojë në Prizren, Daçiqi duhet të bindë fillimisht trupat e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe strukturat e shtetit të Kosovës.

    “Në fund të fundit, Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale, progresit dhe aleancave perëndimore”, ka shkruar ai.

  • Rasti i rëndë në Gjilan, nesër u jepet lamtumira e fundit motër e vëlla

    Rasti i rëndë në Gjilan, nesër u jepet lamtumira e fundit motër e vëlla

    Rasti i rëndë në Gjilan, nesër u jepet lamtumira e fundit motër e vëlla

    Motër e vëlla, që u vranë dje në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen nesër në vendlindjen e tyre, në fshatin Pozheran.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen është vetëdorëzuar, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.

    Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe axha i tyre, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Klankosova.tv

  • Eksplodon një veturë në Gjirokastër, dyshohet për atentat

    Eksplodon një veturë në Gjirokastër, dyshohet për atentat

    Eksplodon një veturë në Gjirokastër, dyshohet për atentat

    Një automjet ka shpërthyer në ecje në bulevardin e lagjes 18 shtatori në Gjirokastër. Mjeti ka shpërthyer përpara gjykatës dhe ka ndaluar përpara drejtorisë së policisë.

    Sipas A2CNN, dy persona janë lënduar dhe po marrin tretman mjekësor.

    A2 CNN raporton se mendohet që shpërthimi i automjetit mund të jetë atentat dhe jo shpërthim aksidental.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Eksplodon një veturë në Gjirokastër, dyshohet për atentat appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pas marrëveshjes Trump-Putin, Kallas: Evropa nuk do ta lehtësojë presionin ndaj Rusisë

    Pas marrëveshjes Trump-Putin, Kallas: Evropa nuk do ta lehtësojë presionin ndaj Rusisë

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi se lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës dizel ruse do t’i siguronte Moskës të ardhura shtesë për të financuar luftën.

    Ajo theksoi se ky nuk është momenti që Bashkimi Evropian të zbusë presionin ndaj Rusisë, duke paralajmëruar masa të reja kundër individëve dhe subjekteve që mbështesin luftën e Moskës.

    “Pezullimi i sanksioneve ndaj naftës dizel ruse i siguron Moskës më shumë të ardhura për të zhvilluar luftën. Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, deklaroi Kallas.
    Ajo bëri të ditur se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së synojnë të miratojnë të hënën një paketë të re sanksionesh, të cilën e cilësoi si më të madhën e këtij lloji që nga fillimi i luftës.

    Masat e reja pritet të synojnë individë dhe subjekte që, sipas BE-së, kontribuojnë në funksionimin e makinerisë ruse të luftës.

    Deklaratat e Kallas vijnë në kohën kur vendet evropiane po diskutojnë mënyrat për të kufizuar të ardhurat e Rusisë dhe për të shtuar presionin ekonomik ndaj Moskës, për shkak të luftës në Ukrainë.

    Burimi: Dukagjini

  • Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta

    Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta

    Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta

    Të dielën parashikohet të depërtojë një front i ftohtë, i cili do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe herë pas reshje shiu në të gjithë vendin. Lokalisht reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Era do të fryjë nga veriu, e cila në momente të caktuara pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi prej 15-55 km/h, njofton MeteoKosova.

    Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20 °C.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti për ditën e nesërme: Reshje shiu, rrebeshe me bubullima dhe erëra të forta appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla që u vranë dje në Livoç të Gjilanit, do të përcillen nesër për në banesën e fundit.

    Lajmi është bërë i ditur nga fshati i tyre, Pozherani, ku është njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, në orën 15:40.

    Sipas informacioneve të raportuara, dy viktimat dyshohet se u vranë nga bashkëshorti i Nafijes.

    Rasti ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nesër varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali