Totaj i reagon Daçiqit: Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale

Totaj i reagon Daçiqit: Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale

Written by

in

Totaj i reagon Daçiqit: Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq i cili tha se ‘një ditë flamuri serb do të valojë në Prizren’.

Përmes Facebook, Totaj tha se shefi i diplomacisë serbe ka ‘ngatërruar hartën e realitetit me playlistën e tij të preferuar të këngëve nostalgjike të dasmave’.

Ai tha që flamuri i tij të valojë në Prizren, Daçiqi duhet të bindë fillimisht trupat e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe strukturat e shtetit të Kosovës.

“Në fund të fundit, Prizreni mbetet kryeqyteti kulturor dhe historik ku valëviten flamujt e jetës reale, progresit dhe aleancave perëndimore”, ka shkruar ai.